Si të shpëtoni nga vesi i kumarit
Sun 15 Sep 2013 - 19:48
Pavarësisht nëse vini baste në sport, blini karta gërvishtëse, luani ruletë, poker ose ‘slots machine’ në kazino apo përdorni kumarin online, kjo varësi mund t’ju shkatërrojë marrëdhëniet, të ndikojë për keq në punë dhe t’ju çojë drejt katastrofës financiare.Mund të bëni edhe gjëra që nuk do t’i bënit kurrë në gjendje normale, si të vidhni para për të luajtur ose të zhyteni në borxhe.
Ndonëse mund t’ju duket si një ves që nuk mund ta ndaloni dot, me ndihmën e duhur, ju mund ta kaloni problemin e kumarit dhe të çliroheni nga varësia që ka zaptuar jetën tuaj. Hapi i parë është të njihni dhe të pranoni problemin.
Varësia dhe problemi
Varësia ndaj kumarit është një lloj çrregullimi i kontrollit të impulseve. Këta njerëz nuk mund ta kontrollojnë impulsin kur vjen puna për të luajtur kumar, edhe nëse ai po i dëmton ata dhe të dashurit e tyre.
Njerëzit e varur nga kumari mendojnë vetëm për të dhe dëshirojnë vetëm të luajnë, pavarësisht pasojave. Ata vazhdojnë të luajnë kumar në çdo situatë dhe në çdo gjendje shpirtërore.
Edhe kur ata e dinë se shansi është kundër tyre, ata s’mund ta pranojnë humbjen dhe nuk mund t’u rrinë larg kazinove ose qendrave të basteve.
Megjithatë ekziston edhe një shkallë më e ulët e atyre që luajnë kumar. Këta janë njerëz që kanë një problem me bastet dhe lojërat e fatit, por nuk kanë dalë tërësisht jashtë kontrollit.
Problemet e kumarit janë çdo lloj sjelljeje që lidhet me kumarin dhe që shkaktojnë dëme në jetën e atyre që luajnë. Nëse ju jeni të dhënë pas kumarit, shpenzoni gjithnjë e më shumë kohë dhe para pas tij dhe nuk hiqni dorë pavarësisht pasojave, atëherë keni problemin e të luajturit kumar.
Mitet dhe faktet rreth varësisë dhe problemit të kumarit
Miti: duhet të luash çdo ditë kumar që të të kthehet në një problem.
Fakti: një njeri që luan shpesh ose rrallë kumar, është dikush me probleme në kumar. Ky i fundit është një problem, nëse ju shkakton probleme.
Miti: Kumari nuk është problem nëse mund ta përballoni financiarisht.
Fakti: problemet që vijnë nga kumari nuk janë vetëm monetare. Shpenzimi i shumtë i kohës duke luajtur kumar mund t’ju çojë në shkatërrim të miqësisë ose familjes.
Miti: partnerët e kumarxhinjve shpesh i shtyjnë ata drejt kumarit.
Fakti: personat që kanë varësi nga kumari, shpesh e justifikojnë sjelljen e tyre. Ata fajësojnë të tjerët për të hequr peshën e fajit nga vetja.
Miti: duhet t’i ndihmoni kumarxhinjtë me borxhet
Fakti: zgjidhja e shpejtë e situatës mund të duket si gjëja më e mirë për të bërë. Megjithatë, të paguash borxhet e dikujt që ka probleme me kumarin, nënkupton ta kurajosh atë të vazhdojë.
Çlirimi nga ndjenjat negative pa luajtur
Ndjenjat e papëlqyeshme si stresi, depresioni, vetmia, frika dhe ankthi mund të nxisin vesin e kumarit ose mund ta përkeqësojnë atë.
Pas një dite stresuese në punë, pas një grindjeje me partneren ose kolegët, ose për të shmangur vetminë, kalimi i mbrëmjes në kazino mund të duket si mënyra më e mirë për t’u shoqëruar dhe për të larguar mendjen.
Por ka mënyra të tjera akoma më të shëndetshme dhe më pak të shpenzueshme për të larguar ndjenjat e pakëndshme. Këto mënyra mund të përfshijnë ushtrimet, meditimin, kalimin e kohës me miqtë, aktivitetet e bukura ose mënyra të tjera qetësimi.
Për shumë njerëz, një aspekt i rëndësishëm i heqjes dorë nga kumari është gjetja e rrugëve alternative që do t’u mundësojnë përballimin e çasteve të vështira pa luajtur kumar.
Edhe kur kumari nuk është më pjesë e jetës suaj, ndjenjat e dhimbjes dhe pakënaqësisë që mund t’ju kenë shtyrë drejt basteve do të mbeten.
Pra, ia vlen të kaloni ca kohë duke menduar për rrugët më të mira për t’u përballur me situatat stresuese dhe irritimet e përditshme në mënyrë që të mos ktheheni përsëri te kumari.
Shenjat dhe simptomat e problemit të kumarit
Varësisë ndaj kumarit, i referohen si një ‘sëmundje e padukshme’, për shkak se nuk ekzistojnë shenja të dukshme fizike apo simptoma si te përdorimi i drogës dhe alkoolit.
Kumarxhinjtë zakonisht e mohojnë ose e zvogëlojnë problemin. Ata madje shkojnë shumë larg për të fshehur zakonin e keq të kumarit. Për shembull, kumarxhinjtë shpesh largohen nga njerëzit e dashur, hyjnë pa u ndjerë në shtëpi dhe gënjejnë për vendet ku kanë qenë.
A kam probleme me kumarin?
Ju mund të keni probleme me kumarin nëse:
1. Nëse ndieni nevojën ta mbani kumarin të fshehtë. Nëse ju e fshihni faktin kur luani kumar ose gënjeni rreth frekuencës kur luani, me mendimin se të tjerët nuk do t’ju kuptojnë ose nëse doni t’i habisni ata me një fitim të madh.
2. Keni probleme me kontrollin e kumarit. Kur fillon të luash kumar, a mund të largohesh? Apo jeni të vendosur që të luani edhe qindarkën e fundit, duke shtuar bastin që të fitoni çfarë keni humbur?
3. Luani edhe kur s’keni para. Një shenjë e keqe është kur bëheni gjithnjë e më të dëshpëruar për të rikuperuar humbjet tuaja. Do të luani derisa të shpenzoni gjithçka keni me vete, paratë, çeqet, kartat e kreditit, makinën madje edhe gjëra që s’janë tuajat.
Mund të ndiheni në presion për të marrë borxh, shitur apo vjedhur gjëra që të bëni para për kumar. Është një rreth vicioz. Ju mund ta besoni me të vërtetë se do të fitoni çfarë keni humbur, por jeni duke shkuar drejt një vrime të zezë.
4. Familjarët dhe miqtë janë të shqetësuar për ju. Mohimi e bën problemin e kumarit të vazhdojë. Nëse familja dhe miqtë janë të shqetësuar dëgjojini me kujdes. Mendojeni mirë sesi kumari po ndikon në jetën tuaj. Nuk është dobësi të kërkoni ndihmë.
Trajtimi për problemin e kumarit
Çdo kumarxhi është unik dhe kërkon një program përmirësimi të veçantë për të. Çfarë funksionon për njërin, nuk është e thënë të funksionojë për të gjithë.
Hapi më i mirë për trajtimin është të kuptosh se ke një problem me kumarin. Kjo kërkon fuqi të madhe dhe tepër kurajë, sidomos nëse keni humbur shumë para dhe ju është shkatërruar jeta.
Shumë të tjerë kanë qenë në gjendjen tuaj dhe ia kanë hedhur. Të kalosh varësinë ndaj kumarit nuk është kurrë e lehtë, por shërimi është i mundshëm nëse i përmbaheni trajtimit dhe kërkoni ndihmë.
Terapia për kumarin
Terapia e sjelljes konjitive (njohëse) për problemet me kumarin fokusohet në ndryshimin e sjelljeve dhe mendimeve të pashëndetshme si arsyetimi dhe besimet e pavërteta.
Kjo mund t’u mësojë kumarxhinjve problematikë si të luftojnë dëshirën për të luajtur, si të përballen me emocione të pakëndshme në vend që të vrapojnë drejt basteve dhe si të zgjedhin problemet financiare, të punojnë dhe të rregullojnë marrëdhëniet e prishura prej varësisë.
Qëllimi i terapisë është të rilidhin neuronet e trurit të varur duke menduar për kumarin në një mënyrë të re. Një variacion i terapisë konjitive të sjelljes quhet “Programi me katër hapa” dhe është shumë i suksesshëm në rezultate.
Synimi i kësaj terapie është të ndryshojë mendimet dhe besimet tuaja rreth kumarit në katër hapa: riemërim, rishikim i tipareve, ripërqendrim dhe rivlerësim.
Kërkesa për një terapist nuk do të thotë se jeni të dobët apo që nuk mund të përballeni me problemet tuaja. Terapia është për njerëz që janë mjaftueshëm të zgjuar për të kuptuar se u duhet ndihmë. Mund t’ju japë mjetet dhe ndihmën për të rikuperuar jetën tuaj.
Ruajtja e përparimit
Për të hequr dorë nga problemi me kumarin është relativisht e lehtë, por të ruash rezultatet e mira duke e bërë përmirësimin të zgjasë pse jo edhe për të gjithë jetën, është një sfidë e vërtetë.
Ruajtja e përparimit ndaj problemeve dhe varësisë me kumarin është e mundur nëse e rrethoni veten me njerëz ndaj të cilëve keni përgjegjësi. Përpiquni të shmangni mjediset provokuese dhe hiqni dorë nga kontrolli i financave tuaja, gjithashtu kërkoni aktivitete që do t’jua largojnë kumarin nga mendja.
Ndryshimi i stilit të jetës dhe zgjedhjet
Një rrugë për t’u larguar nga problemet me kumarin, është të analizoni se çfarë zgjedhjesh të shëndetshme ju duhen në jetën tuaj.
Katër elementët që i japin jetë problemit të kumarit janë:
1. Vendimi: përpara së të luani kumar, ju merrni një vendim. Nëse ju lind ideja të luani, ndalojeni atë që po bëni, telefononi dikë, mendoni për pasojat, qortojeni veten dhe gjeni diçka tjetër me të cilën të merreni.
2. Paratë: zakoni i keq i kumarit nuk vazhdon pa para. Largojini nga vetja paratë dhe kartat e kreditit, lini dikë tjetër të menaxhojë para tuaja dhe aktivizoni pagesat automatike nga banka.
3. Koha: ata që luajnë, kanë kohë të lirë të mjaftueshme. Krijojini vetes një axhendë të ngjeshur e cila do t’ju japë edhe mundësi për të punuar edhe gjëra me të cilat do të argëtoheni. Mos harroni t’i kushtoni rëndësi familjes suaj.
4. Një lojë: pa një lojë apo aktivitet ku mund të vini baste, nuk mund të tundoheni. Ndaj qëndroni larg këtyre mjediseve, që të mos ju ngacmohet dëshira për të luajtur.
Zgjidhje për arsyet
Nëse luani kumar për të marrë ndjenjën e ekzaltimit dhe për të shtuar adrenalinën në trup, në vend të kësaj mund të merreni me sport ose ndonjë hobi tjetër të ngjashëm.
Nëse dëshironi të jeni më shoqëror dhe kjo ju shtyn të luani në lojërat e fatit, në vend të kësaj bashkohuni me grupe sociale, miq, familjarë dhe aktivitete të tjera.
Nëse jeni të dhënë pas kumarit, sepse dëshironi të harroni problemet, atëherë ndiqni terapi të ndryshme nga specialistë.
Nëse jeni vetëm dhe të bezdisur, atëherë është më mirë të gjeni një pasioni si për shembull art, muzikë, sport, libra sesa t’u drejtoheni kazinove.
Nëse po kërkoni qetësi pas një dite stresuese, në vend që t’i krijoni vetes probleme me kumarin mund të bëni ushtrime trupore për t’u çliruar nga ndjenja e stresit.
Nëse jeni të dhënë pas idesë se kumari mund t’ju bëjë të pasur, është më mirë të hiqni dorë nga kjo ide. Gjeni mënyra të tjera më të sigurta për të zgjidhur problemet financiare.
Kumari dhe vetëvrasja
Kur ata që luajnë shumë lojëra fati ndihen të pashpresë, rreziku që të kryejnë vetëvrasje është i lartë. Është shumë e rëndësishme t`i merrni seriozisht bisedat ose mendimet për vetëvrasje tek personat e varur nga kumari. Për t`i dhënë zgjidhje këtij problemi kërkoni ndihmën e specialistëve ose metoda të tjera bashkëkohore në internet.infoshqip.

- neonV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 110
Postime : 417
Hobi : Te ze peshk me fill spanje
Anetaresuar : 21/08/2013
Re: Si të shpëtoni nga vesi i kumarit
Sun 15 Sep 2013 - 19:55
Me e mira e te mirave eshte ti qendrosh larg..se po te zuri nje Zot na ruajt.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi