Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Shkencëtarja që s’di të ndalet Empty Shkencëtarja që s’di të ndalet

Fri 20 Sep 2013 - 10:37
Shkencëtarja që s’di të ndalet Thumbnail.php?file=lejla_453198375

Lejla Demiri është një nga studiueset më premtuese në arenën ndërkombëtare, për sa i përket fushës së dialogut ndërfetar, studimeve krahasimtare të fesë dhe të polemikave mesjetare islamo-kristiane.

Shkruan: Anila LIMANI, Shkup

Ka studiuar islamin dhe krishterimin në Stamboll dhe në Romë, ka doktoruar në universitetin e Kembrixhit, ka kryer studimet e post doktoraturës në Gjermani (Free University of Berlin), tani jep mësim në Universitetin Tübingen në Gjermani, ku dhe është profesori i parë dhe i vetëm femër në këtë universitet. Ajo është 37-vjeçarja Lejla Demiri nga Gostivari.

Edhe pse ka arritur në majat e shkencës, Dr. Demiri është tepër modeste, ndërsa për arritjet e saj thotë se ua ka borxh prindërve të saj. E pyetur nga revista “Shenja” se ku qëndron çelësi i këtij suksesi ajo përgjigjet me plot modesti. “Suksesi është relativ. Ajo që konsiderohet si 'sukses' nga disa, mund të shihet si 'dështim' nga disa të tjerë. Nëse mendoni për udhëtimin tim të gjatë si një student i fesë, unë duhet të them se gjithçka ua kam borxh prindërve të mi që më kanë mbështetur. Ata janë lindur në vitet 1940-të në një klimë të varfër dhe për këtë arsye donin t’u japin fëmijëve të tyre gjithçka që ata humbën nga fëmijëria e tyre. Ata më kanë ofruar gjithmonë kujdes të plotë dhe mbështetje për arsimin tim”, thotë Demiri për revistën “Shenja”. Babai i saj i ndjerë ka qenë një burim frymëzimi për të. “Ai më inkurajoi mua që të mos studioj për hir të një diplome ose për të gjetur një punë të mirë, por me qëllim që të bëhem një qenie njerëzore e mirë duke punuar në shërbim të njerëzimit”, thotë ajo.

Luftërat në Ballkan, shkak për të kërkuar dialogun mes feve

Luftërat e viteve ‘90-të të shekullit të kaluar kanë qenë shkaku kryesor që e kanë shtyrë këtë vajzë të re të studiojë religjionet dhe të kërkojë dialogun mes feve.

Ajo sqaron se si e re është interesuar të zbuloj së pari identitetin e saj religjioz. “Si myslimane e re në moshë duke jetuar në Jugosllavinë multi-etnike dhe multi-religjioze i kërkoja përgjigjet e pyetjes: Ç’është religjioni dhe roli i tij në jetën tonë? Kështu nisa të interesohem për teologjinë”, thotë ajo. Ky udhëtim i gjatë i Lejla Demirit ka filluar në Medresenë “Gazi Husrevbeg” në Sarajevë, ku ka studiuar për një vit dhe më pas është transferuar në Stamboll. “Pas përfundimit të studimeve universitare, e sidomos pas përfundimit të gradës master në teologjinë islame, vendosa ta studioj krishterimin. Duke u kthyer vite pas shoh se përzgjedhja ime ishte e inspiruar prej asaj se çka ndodhte me regjionin në kuptimin më të gjerë. Konfliktet e viteve të ’90-ta më motivuan të mësoj për të dyja fetë më të mëdha në token tonë: islamin dhe krishterimin. Doja ta studioja krishterimin prej burimeve të tij dhe prej instituteve të veta. Dhe, mendova se Roma do të ishte vendi më i mirë për ta bërë. Pasi përfundova studimet mbi fenë islame në Stamboll dhe studimet e krishterimit në Romë, kisha mundësinë që këto dy eksperienca me vlerë t’i bashkoj gjatë hulumtimit tim PhD në Kembrixh”, sqaron ajo.

Paragjykimi dhe injoranca e pengojnë dialogun

Sipas saj, paragjykimi dhe mosdija janë shkaktarë kryesorë të pengesës së dialogut në përgjithësi dhe dialogut fetar në veçanti. “Qëllimi i dialogut nuk është që t’i bëjë të gjitha fetë identike ose të krijojë një lëvizje sinkretike. Qëllimi i dialogut ndërfetar është që të jetë në gjendje të bisedoni me njëri-tjetrin duke pranuar dallimet dhe duke treguar respekt për njëri-tjetrin. Këto dallime na bëjnë ata që jemi. Ne duhet të mësojnë se si të konsiderojmë diversitetin si një bazë për ndërveprim pozitiv njerëzor e jo si një burim të konfliktit”, thotë ajo.

Prof. Dr. Lejla Demirit thotë se jo vetëm për dialogun ndërfetar, por edhe për çdo lloj të kontaktit të njeriut, pengesa më e rëndësishme është paragjykimi, i cili shpesh shkaktohet nga frika dhe mungesa e njohurive rreth “tjetrës”. “Unë besoj se nëpërmjet komunikimit dhe me zemër të hapur, problemi mund të zgjidhet. Në mënyrë që të fitojmë vetëbesimin, para së gjithash ne duhet të dimë besimin tonë. Nëse një herë ju arrini të hiqni qafe e frikën dhe pasigurinë tuaj, takimin me anëtarët e feve të tjera do ta konsideroni si një vlerë pozitive, pasurimin e vetë jetës suaj fetare. Dialogu është e gjitha rreth sinqeritetit. Kur kjo arrihet, nuk mbetet nevojë për frikë”, thotë ajo.

Myslimanët e Ballkanit kanë shumë për të kontribuuar

Dr. Lejla Demiri është profesori i parë femër për teologji islame në Gjermani dhe profesoresha e vetme e teologjisë islamike në Universitetin e Tübingen-it. Çfarë do të thotë kjo për të? “Për mua kjo tregon se ne, myslimanët e Ballkanit, kemi shumë për të kontribuar në vazhdim si dikur me islamin në Evropë. Trashëgimia jonë është e rrënjosur thellë në të dyja vlerat myslimane dhe evropiane. Vlerat na bëjnë kandidatë idealë për një detyrë të rëndësishme dhe të vlefshme. Prandaj, ne kemi nevojë të mësojmë më shumë për veten dhe ta vlerësojmë pasurinë që tradita jonë mund t’ia ofrojë botës moderne”, thotë ajo. Shumica e të afërmve të Lejla Demirit jetojnë në Maqedoni, në Gostivar dhe sa herë që ajo ka pushime vjen dhe takohet me ata. “Unë përpiqem për të ardhur sa më shpesh që mundem për pushime”, thotë ajo.

Në janar të këtij viti, një nga shtëpitë botuese më prestigjioze në botë (Brill Accademic Publisher) e botoi librin e shkruar nga Lejla Demiri me titull “Ekzegjeza myslimane e Biblës në Kajron mesjetare” (Muslim Exegesis of the Bible in Medieval Cairo). Ky libër është botim i tezës së doktoratës, që Lejla Demiri e ka mbrojtur në vitin 2010 në Universitetin e Kembrixhit. Ai merr në shqyrtim një përkthim nga gjuha arabe të një traktati të dijetarit mysliman Nexhmudin el-Tufi (vd. 716/1316) me titull “Koment kritik i katër ungjijve, Torahut dhe librave të tjerë të profetëve”.

Dr. Lejla Demiri e ka bërë të disponueshme këtë vepër në formë akademike dhe për herë të parë në arenën ndërkombëtare e ka publikuar në formën e një edicioni kritik, të pajisur me shënime kritike dhe me një parathënie të gjatë, në të cilën ajo e vendos autorin dhe veprën në kontekstin historik të kohës.
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Shkencëtarja që s’di të ndalet Empty Re: Shkencëtarja që s’di të ndalet

Fri 20 Sep 2013 - 17:18
zoti e bekoft ket vajz lelja demiri kjo vajz ka doktoruar po shifet sa esht modeste esht e mbuluar zoti inshalla esht i knaqur me ket vajz kjo shkenstare ligjeron ne londer ne gjermani ne itali ne amerik po fal zotit ka mri mjaft ne shkenc ama esht ne rrugen e zotit esht e mbuluar sa shumka dallim me vajzat shiptare si jeton ne perendim ato gjveshen pin alkohol dhe jetojn me haram dhe i urrejn vajzat te mbulura sepse ato nuk kan aspak dinitet sepse skan moral zoti i drejtoft.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi