Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E ritakon nënën pas 18 vitesh, e padit për Dua pension ushqimor Empty E ritakon nënën pas 18 vitesh, e padit për Dua pension ushqimor

Sat 28 Sep 2013 - 15:27
“Unë nuk kam dashur që ti të lindje, por të mbajta se të donte yt atë”! Këto janë fjalët që E.Xh. ka dëgjuar nga nëna e saj, në takimin e parë pas 18 vitesh.
Vajza u braktis kur ishte vetëm tremuajshe. U rrit dhe edukua nga babai i saj, që siç thotë studentja, i dhuroi dashuri të pafundme.
Si çdo fëmijë edhe ajo jetonte me shpresën se një ditë do të njihej me gruan që i dha jetë. Takimi i parë erdhi pas 18 vitesh. Fill pas kësaj përballjeje, E.Xh. ka vendosur ta padisë në gjykatë nënën e saj, duke kërkuar detyrimin ushqimor, si një detyrim ligjor që “zonja”, siç e cilëson ajo, ka ndaj saj për rritje dhe edukim, pasi në tërë këto vite, L.A. nuk ka kontribuar qoftë edhe një qindarkë.
Në një intervistë për Gazeta Shqiptare studentja rrëfen sesi e ëma e braktisi kur ishte tre muajshe, takimin me të, para dy muajsh dhe përse vendosi t’i drejtohej gjykatës…
“Zonja u bë e gjallë, pas 18 vitesh ne fakt. Me saktë para afro 2 muajsh, për herë të parë”, thotë ajo për Gazeta Shqiptare. “Me ishin përzier shumë ndjenja. Nga njëra anë isha shumë kurioze ta shikoja, ta dëgjoja se ç’kishte për të më thënë. Prisja minimalisht një shpjegim a justifikim të pranueshëm se pse më braktisi dhe nuk u bë e gjallë për 18 vite të gjata. Prisja të më prekte flokët dhe të më thoshte sesa jam rritur. Prisja minimalisht të shikoja të rrokulliseshin nja dy lot pendese në faqet e saj. Prisja që në atë pasdite që e takova, të më dhuronte pakëz ngrohtësi prej nëne, siç vetëm një nënë di ta bëjë. Prisja… ‘Unë nuk kam dashur që ti të lindje, por të mbajta se të donte yt atë’! Kjo ishte fjalia, e cila më bëri të mendoj që 18 vitet që kam kaluar në mungesë të saj ishin vitet më të bukura të jetës sime. Falënderoj Zotin që më dha forcë mjaftueshëm ta superoja atë moment. Di që njeriu kalon shumë sprova në jetë, por kjo imja ishte më e rëndë se ç’duhej për mua… Me mirë që e njoha, po edhe më mirë të mos e kisha njohur”.http://infoshqip.al/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi