Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tipat e humorit dhe ndikimi i tyre në lidhjen romantike Empty Tipat e humorit dhe ndikimi i tyre në lidhjen romantike

Sun 29 Sep 2013 - 14:57
Një sens humori është gjithnjë i mirë për çdo person, por nganjëherë mund të bëjë më shumë keq se mirë, e sidomos kur e tejkaloni linjën.
Tipat e humorit dhe ndikimi i tyre në lidhjen romantike F.0420093253816_m
Ka dy lloje humori: humori i mirë dhe ai i keq. Nëse përdorni tipat e mirë të humorit, ju do ta bëni partnerin tuaj t’ju dashurojë edhe më shumë, kurse përdorimi i humorit të keq mund të ndikojë negativisht në lidhjen tuaj.
Tipat e humorit të mirë:
Shakatë vetëkritike
Këto janë shakatë më të mira, për shkak se nëpërmjet tyre ju e vini veten poshtë, duke pranuar një gabim nëpërmjet humorit. Në këtë mënyrë ju e pranoni gabimin dhe i tregoni partnerit se nuk jeni e zemëruar.
Shakatë praktike
Këto shaka janë shumë të lezetshme. Mund ta lagni me ujë partnerin dhe të fshiheni diku si një fëmijë, derisa t’ju gjejë dhe t’ju ‘dënojë’. Kjo funksionon më së miri për t’ju afruar edhe më shumë mes vete.
Shakatë momentale
Këto shaka ndodhin në momente kur jeni në mes të bisedës dhe varësisht nga ngjarja që tregohet ju e ktheni atë në një shaka. Kjo do ta bëjë edhe atë të ndihet me fat që ju ka, për shkak se mund ta bëni të qeshet në çdo moment.
Tipat e humorit të keq:
Sarkazma
Kjo është diçka që vjen natyrshëm, sidomos kur jeni duke u grindur, por ju mund të largoheni shumë me njëri-tjetrin nëse filloni ta përdorni atë.
Humori ofendues
Ndonjëherë ju mund të bëni shaka thjesht për ta ngacmuar partnerin tuaj, apo për ta nxjerrë zemërimin tuaj në të, por keni kujdes, sepse shakatë ofenduese, edhe pse thuhen në formë humori, mund të merren seriozisht nga ana e partnerit tuaj. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi