Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria më keq se Afrika e Jugut Empty Shqipëria më keq se Afrika e Jugut

Sat 5 Oct 2013 - 21:16
Shqipëria më keq se Afrika e Jugut PasaportaNënshtetasit britanikë janë më të priviligjuarit përsa i përket lëvizjes së lirë në të gjithë botën.

Përveç Finnlandës dhe Suedisë, nënshtetasit britanikë, mund të lëvizin pa viza në 173 shtete të botës.

Indeksi i Kufizimeve Vjetore të Vizave të vitit 2013, “Henley&Partners”, bën renditjen e shteteve, qytetarët e të cilëve kanë akses më të madh në lëvizjen nëpër botë.

Në rrethin e vendeve Evropiane Shqipëria renditet e treta nga fundi, ku shqiptarët mund të lëvizin pa viza në vetëm 88 shtete të botës.

Sipas kësaj renditjeje, Shqipëria është më poshtë sesa Afrika e Jugut, nënshtetasit e së cilës mund të lëvizin lirshëm në 94 shtete.

Rezultatet tregojnë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është çelësi kryesor i lëvizjes përtej kufijve të vendit tënd.

Këta janë 10 shtetet, përveç Britanisë së Madhe e cila kryeson listën, qytetarët e të cilëve mund të lëvizin pa viza në më shumë se 170 shtete nga 219 që janë gjithësej.

1-Danimarkë

2-Gjermani

3-Luksemburg

4-Belgjikë

5-Itali

6-Holandë

7-Kanada

8-Japoni

9-Norvegji

10- Zvicër

Në fund të listës mbetet Afganistani dhe Iraku, qytetarët e të cilëve mund të lëvizin pa viza në vetëm 31 shtete (Iraku) dhe 28 shtete (Afganistani).

Përsa u përket shteteve evropiane, katër të fundit në listë janë: Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Bjellorusia dhe Moldavia.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi