Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dibër, kunati vret kunatën dhe veten Empty Dibër, kunati vret kunatën dhe veten

Sat 19 Oct 2013 - 15:33
Dibër, kunati vret kunatën dhe veten Makina%20policie%20-%20foto%20APP%20-%20ine4k543s%2010Fundjavat në Shqipëri vazhdojnë të mbeten “ditë të zeza”. Një krim brenda familjes ka ndodhur sot në Dibër, ku një 28-vjeçar ka vrarë kunatën dhe më pas edhe veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Ndreu në fshatin Palama të komunës Silov. Lirim Ndreu ka qëlluar mbi bashkëshorten e vëllait të tij, Valbona Ndreu, 35 vjeç.

Skena makabër ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të 35-vjeçares dhe nënës së Lirimit. Nga njoftimet e para mësohet se, mes Lirimit dhe Valbonës ka pasur një konflikt.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, ku një dhuna në familje përfundon në vrasje të dyanshme. Vetëm pak ditë më parë, burri vrau bashkëshorten e tij dhe më pas dhe veten.shekulli.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dibër, kunati vret kunatën dhe veten Empty Re: Dibër, kunati vret kunatën dhe veten

Sun 20 Oct 2013 - 15:03
Vret nusen e vëllait në sytë e të birit të saj 4 vjeç, vetëvritet
Krimi i dyfishtë në Dibër. Lirim Ndreu 24 vjeç vret kunatën e tij, Valbonën 34 vjeçe. Policia: Ngjarja për motive banale. Autori njeri mjaft problematik dhe me precedent
Dibër, kunati vret kunatën dhe veten Lirim%20ndreu
Nikoleta Kovaçi

Një vrasje e dyfishtë trondit Dibrën dhe mbarë vendin. Kunati, vetëm 24 vjeç, i merr jetën gruas së vëllait në prani të djalit të saj. Ndërsa pak minuta më pas, me të njëjtën armë qëllon edhe mbi veten. Maskara zhvillohet në ambientet e një shtëpie dy katëshe në Sllovë, zonë e Dibrës, ndërsa në banesë ka qenë momentin e krimit edhe bashkëshortja e autorit-viktimë. Gruaja, 34 vjeçe është qëlluar në dhomën e gjumit, ndërsa gjithçka është zbuluar pasi vëllai i autorit- viktimë dhe bashkëshorti i gruas së vrarë ka dëshmuar në polici. Policia e Dibrës e ka lënë ngjarjen në motive të dobëta, ndërsa pasditen e djeshme familja e gruas ka tërhequr trupin e saj për ti kryer cermoninë mortore në vendlindjen e saj.

Vrasja

Vrasja e dyfishtë ndodhi mëngjesin e së shtunës në fshatin Palaman, të komunës Sllovë të Peshkopisë. Lirim Ndreu, 24 vjeç vrau Valbona Ndreun 34 vjeçe, e cila ishte nusja e vëllait të tij. Trupi i pajetë i Valbonës u gjet në dhomën e gjumit në krevat, ku ajo po flinte së bashku me djalin e saj të mitur, nga pjestarë të tjerë të familjes, ndërsa trupi i Lirimit në sallonin e shtëpisë dy katëshe. Të shokuar nga ajo çfarë kishte ndodhur, pjestarë të tjerë të familjes Ndreu kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Nga të dhënat e mbledhura në familjen ku ndodhi krimi i dyfishtë, ekspertë të kriminalistikës arritën në përfundim që Valbona është qëlluar me armë zjarri lloji çifte nga kunati i saj, ndërsa më pas ky i fundit i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me të njëjtën armë. Vrasja dhe vetëvrasja sipas policisë është kryer brenda një harku kohor prej 3 minutave, kjo e konfirmuar edhe nga pjestarë të tjerë të cilët kanë dëgjuar të shtënat. Trupat e pajetë të gjetur në banesën dy katëshe në të cilën jetonin, janë dërguar për në morgun e spitalit ku do t`i nënshtrohen ekspertizës mjeko- ligjore. Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje familjarë e të afërm të viktimave me qëllim zbardhjen e shkaqevetë vrasjes së dyfishtë.

Policia në vendngjarje

Në krye të grupit të hetimit janë vendosur ekspertët më të mirë të policisë së Dibrës. Sinjalizimi për ngjarjen e rëndë mësohet se ka mbërritur shumë shpejt nga bashkëfshatarë të zonës ndërsa familjarët e viktimave kanë qenë të shokuar në momentin që kanë parë të pajetë Lirimin. Ka qenë bashkëshortja e tij, që ka lënë fëmijën e tyre të mitur dhe ka zbritur për të parë dhe është përballur me trupin e mbuluar në gjak të të shoqit, ndërkohë që vrasja e gruas është zbuluar më vonë. Policia që ka mbërritur në vendin e krimit ka pyetur së pari familjarët e viktimave për të ndërtuar mekanizmin e ngjarjes, por askush nuk ka mundur të thotë të vërtetën se çfarë kishte ndodhur. Ekspertët e kriminalistikës, duke parë vendndodhjet e dy trupave të pajetë kanë përcaktuar vetëm mekanizmin e vrasjes, ndërsa djali 4 vjeçar i Valbona dhe J. Ndreu thuajse ka parë gjithçka me sytë e tij.

Referuar të dhënave që vijnë nga policia e Dibrës bëhet me dije se personat e shtëpisë së Lirim Ndreut nuk kanë qenë në dijeni të momentit që ka dalë nga ka banesa e tij për tek hyrja e vëllait, pasi ky i fundit nuk ishte në shtëpi dhe se kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia. Policia ka siguruar një mori dëshmish, jo vetëm të familjarëveqë kanë qenë në shtëpi në momentin evrasjes por edhe të bashkëshortit të Valbonës J. Ndreu i cili ka treguar gjithçka dinte në lidhje me këtë krim të rëndë dhe të paprecedent në familjen e tij.

Kush ishin viktimat

Policia e Dibrës, emrin e Lirim Ndreut e ka patur të njohur prej shumë vitesh. Paçka se vetëm 24 vjeç, autori-viktimë ka rezultuar të jetë person problematik prej shumë vitesh ndërsa ai bashkë me të atin edhe janë arrestuar për grabitje në bashkëpunim. Madje çështja e tyre ka mbërritur deri në Gjykatën e Apelit të Tiranës. 24 vjeçari, sipas policisë ka qëndruar edhe jashtë vendi për disa kohë, ndërsa edhe në zonë po edhe në skedarët e policisë ai ka rezultuar një person mjaft problematik. Nga të dhënat e policisë së Dibrës saktësohet se Lirim Ndreu njihej edhe si personi që është fejuar tri herë dhe se në të dy rastet e para ka patur probleme serioze për shkak të natyrës së tij tejet kriminale. Autori i masakrës është baba i një fëmije, i një vajze të mitur, po ashtu edhe Valbona kishte vetëm një fëmijë të vetëm. Burimet nga vendi i ngjarjes saktësojnë se J. Ndreu, vëllai i autorit dhe bashkëshorti i viktimës ishte njeri që punonte thuajse gjatë gjithë kohës në emigracion, ndërsa Valbona rezultonte një grua e respektuar në Sllovë dhe se jetonte vetëm me djalin e saj në të njëjtën shtëpi me pjestarëte tjerë të familjes.

Anxhela Tato

Lirim Ndreu, i dënuar nga gjykata me 4 muaj burg për grabitje

Apeli hodhi poshtë pretendimin e 24-vjeçarit për konvertim dënimi. Lirim dhe Ramazan Ndreu u arrestuan në 7 shtator të 2011anxhela

Lirim Ndreu, personazh i skeduar nga ana e drejtësisë, ndaj të cilit Gjykata e Dibrës kishte dhënë masën e dënimit me 6 muaj burgim për veprën penale të grabitjes. Në 7 dhjetor të vitit 2011 togat e zeza shpallën fajtor Lirim Ndreun 24 vjeç duke e dënuar në total me 6 muaj burg, por i pandehuri në atë kohë do të qëndronte vetëm 4 muaj në qeli, pasi përfitonte nga gjykimi i shkurtuara. Lirim Ndreu së bashku me babanë e tij Ramazanin ishin prangosur në 7 shtator të 2011 si autorët e një grabitjeje kryer në bashkëpunim.

Vetëm pak muaj më pas ndaj tyre jepet masa e dënimit, të cilën vendosën ta apelojnë. Por vetëm 6 muaj pas padisë në Gjykatën e Apelit, të dy vendosin të tërhiqen nga pretendimet e tyre, kërkesa kjoqë u pranua edhe nga relatori i gjyqit Metush Saraçi. “Kundër vendimit të shkallës së parë, me datë 16.12.2011 kanë paraqitur ankim të pandehurit Lirim Ndreu dhe Ramazan Ndreu, duke kërkuar ndryshimin e tij dhe caktimin e një mase dënimi më të butë, konkretisht dënimin me kohën e paraburgimit me arrest shtëpie. Por, me datë 06.06.2012 të dy të pandehurit Lirim Ndreu dhe Ramazan Ndreu paraqitën deklaratën me shkrim, me të cilën hoqën dorë nga ankimi kundër vendimit penal nr.205/882, dt.07.12.2011 të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër”, thuhet në vendimin e togave të zeza.

Dënimi

Në dhjetor të vitit 2011 togat e zeza të Gjykatës së Dibrës japin sentencën për autorët e një grabitjeje. Babë e birë shpallen fajtor duke u dënuar përkatësisht: Lirim Ndreu dënohet me 6 muaj burgim, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, i ulet 1/3 e dënimit nga 6 muaj burgim, duke u dënuar përfundimisht me 4 muaj burgim. E njëjta masë dënimi dhe procedurës për babanë e tij Ramazan Ndreun. Në vendimin e gjykatës thuhet se dy të pandehurit u arrestuan në 7 shtator dhe qëndruar nën masën e sigurisë arrest shtëpie për gati 3 muaj. Sipas gjykatës fillimi i vuajtjes së dënimit niste që nga dita e arrestimit, por duke përfshirë edhe periudhën nën masë sigurie. “Vuajtja e dënimit për të pandehurit Lirim Ndreu dhe Ramazan Ndreu të fillojë nga data e arrestimit të tyre në flagrancë 07.09.2011. Në dënimin e dhënë të llogariten ditët e vuajtura në gjendje arresti në flagrancë nga data 07.09.2011 deri me datën 10.09.2011 dhe ditët e vuajtura në arrest shtëpie nga data 10.09.2011 deri në datën e marrjes formë të prerë të këtij vendimi. Pjesa e mbetur e dënimit të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme”, vendimi i shkallës së parë.

Apeli

Vetëm pak ditë pas dënimit babë e birë i drejtohen Apelit duke e konsideruar si të padrejtë dhe të paligjshme ndëshkimin. Lirim dhe Ramazan Ndreu kërkonin që masa e dënimit të konvertohej në ditët e vuajtjes së masës së sigurisë, çka do t’i shpëtonte nga qëndrimi prej 4 muajsh në qeli. “Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim të pandehurit Lirim Ndreu dhe Ramazan Ndreu, të cilët parashtrojnë këto shkaqe: Vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe i pabazuar në ligj e prova”, thuhet në kërkesë. Por babë e birë vendosin të tërhiqen nga kërkesa e tyre, duke hequr dorë nga ankimi. “Në seancën e datës 06.06.2012, të dy të pandehurit Lirim Ndreu dhe Ramazan Ndreu parashtruan përpara gjykatës një deklaratë me shkrim, me anë të së cilës hoqën dorë nga ankimi penal i ushtruar kundër vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Dibër, nr.205/882, dt.07.12.2011”.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Dibër, kunati vret kunatën dhe veten Empty Re: Dibër, kunati vret kunatën dhe veten

Sun 20 Oct 2013 - 15:50
Cfare spo ndodh
Nga rrethanat ,duket se I ka thek burri I ardhur nga Italia
Sponsored content

Dibër, kunati vret kunatën dhe veten Empty Re: Dibër, kunati vret kunatën dhe veten

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi