Aksident fatal, humbin jetën Katër 18-vjeçarë
Tue 22 Oct 2013 - 22:31
Katër të rinj kanë humbur jetën ndërsa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në mesnatë në Kryebushat në Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01.15 të së martës ku një mjet tip “BMW” me targë SH 1818 E është përplasur me një kamion me targa PU 14 63A, i cili transportonte lëndë drusore. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje automjeti tip BMW ka qenë duke u kthyer nga Tirana për në Shkodër, por në Kryebushat është përplasur me kamionin me targa të Pukës, te vendi i quajtur kryqëzimi i Vaut të Dejës pasi aty është dhe rruga drejt Mjedës dhe Vaut të Dejës. Përplasja ka rezultuar fatale për të rinjtë Raelv Duli, Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlend Mreça , të gjithë 18-vjeçarë të cilët kanë humbur jetën menjëherë.
Ndërkohë plagë ka marrë edhe 18 -vjeçari tjetër Osman Meroja ( Broja), i cili ndodhej në makinë me katër viktimat. Kanë qenë rojet e objekteve në autostradën Shkodër- Lezhë në segmentin e Bushat-Shkodër ku dhe ndodhi aksidenti dhe shokët e viktimave që ndodheshin në një mjet tjetër makinë, por që nuk është përfshirë në aksident , ato që kanë lajmëruar policinë dhe janë përpjekur të ndihmojnë të dëmtuarit. Sipas tyre të rinjtë që ndodheshin në autoveturë kanë humbur jetën menjëherë pasi mjeti i tyre është futur nën pjesën e përparme të kamionit. Drejtuesi i kamionit Prend Ndreca 48 vjeç nga Fushë-Arrëzi nuk ka pësuar dëmtime ndërsa policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë. I plagosuri Osman Meroja (Broja) është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor dhe forcat e policisë rrugore të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën 4 të rinjve.
Sipas grupit hetimor dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara çka ka sjellë edhe përplasjen e autoveturës me kamionin që vinte nga Puka pikërisht në kryqëzimin e Kryebushatit. Dyshohet se të dyja mjetet kanë qenë duke lëvizur me shpejt se sa normat e lejuar, ndërsa në kryqëzim janë përplasur njëri-tjetrin. Mësohet se të rinjtë ishin duke u kthyer nga Tirana ku kishin qëndruar për disa orë duke festuar ditëlindjen e njërit prej tyre, dhe më pas kishin vendosur të ktheheshin në Shkodër. Policia nuk ka përjashtuar mundësinë që të rinjtë ndërsa nuk dyshohet mundësia se të rinjtë të kishin konsumuar edhe alkool dhe kjo mund të ketë ka ndikuar në përplasjen mes dy mjeteve. Drejtues i makinës ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Mësohet se është tentuar që ai të transportohet me helikopter drejt Tiranës, por kjo nuk është bërë e mundur për shkak të gjendjes së rëndë të 18-vjeçarit Broja. Të njohur të viktimave rrëfejnë se pesë të rinjtë, shokë mes tyre janë nisur pasditen e së hënës për të festuar në Tiranë ditëlindjen e njërit prej tyre. Ata nuk kanë qenë vetëm pasi ka qenë dhe një mjet tjetër, ku kanë qenë shokë të tjerë të tyre, pjesëmarrës në ceremoninë e ditëlindjes. Tre prej viktimave, Ledio Enver Pirani , Raelv Ramazan Duli dhe Orlend Ylvi Mreça ishin jetimë pasi të treve u kanë vdekur më pare baballarët. Raelv Duli ishte djalë i vetëm dhe ka vetëm një motër, ndërsa tre të tjerët kanë edhe nga një vëlla seicili. Të pestët ishin maturantë ku i plagosuri Osman Meroja (Broja) dhe viktima Xheni Anamali ishin nxënës të vitit të katërt të shkollës së mesme të përgjithshme “28 Nëntori”.
Viktima Ledio Pirani këtë shtator ishte larguar nga kjo shkollë dhe aktualisht ishte maturant tek shkolla tjetër e mesme e përgjithshme “Kolë Idromeno”, ndërsa dy viktimat e tjera Raelv Duli dhe Orlend Mreça ishin maturantë në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Shkodër. Tronditja nga tragjedia është shoqëruar dhe me pasoja të tjera të rënda ku nëna e njërit prej viktimave ,shtetësja Elvije Duli ka pësuar atak kardiak sapo ka marrë vesh që djali i saj i vetëm ka humbur jetën aksidentalisht.Ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, ndërsa pak vite më pare i kishte vdekur aksidentalisht nga kontakti me energjinë elektrike bashkëshorti me profesion elektricist. Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës dhe ka qenë në qendër të bisedave të qytetarëve. Nisur nga përmasat e mëdha të tragjedisë, bashkia e Shkodrës ka shpallur datën 22 tetor ditë zie, pasi të katër viktimat 18-vjeçare ishin banorë të qytetit, madje banesat e tyre janë jo shumë larg njëra-tjetrës. Në të gjitha institucionet vendore të qytetit, flamuri kombëtar është ulur në gjysmë shtize,janë pezulluar të gjitha veprimtaritë artistike, kulturore dhe sportive, të planifikuara për këtë ditë, në qytetin e Shkodrës duke u shtyrë në një date tjetër.
ANILA DUSHI

Re: Aksident fatal, humbin jetën Katër 18-vjeçarë
Tue 22 Oct 2013 - 23:32
Lajm vertet tragjik, disa minuta me par nderroi jete dhe shoferi, djali i Pest qe ndodhej ne makin
Zoti i lehtesosft dhimbjen familjarve
Zoti i lehtesosft dhimbjen familjarve
- MarinWebMaster
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 84
Postime : 23043
Vendndodhja : diku neper bote
Anetaresuar : 24/01/2010
Re: Aksident fatal, humbin jetën Katër 18-vjeçarë
Tue 22 Oct 2013 - 23:34
o zot sa tmerr ... gjuhah pacin hijen e vet
Re: Aksident fatal, humbin jetën Katër 18-vjeçarë
Tue 22 Oct 2013 - 23:36
Ka shkuar në pesë numri i të rinjve që humën jetën në aksidentin e mëngjesit të sotëm të ndodhur në Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01.15 të së martës ku një mjet tip “BMW” me targë SH 1818 E është përplasur me një kamion me targa PU 14 63A, i cili transportonte lëndë drusore. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje automjeti tip BMW ka qenë duke u kthyer nga Tirana për në Shkodër, por në Kryebushat është përplasur me kamionin me targa të Pukës, te vendi i quajtur kryqëzimi i Vaut të Dejës pasi aty është dhe rruga drejt Mjedës dhe Vaut të Dejës.
Përplasja ka rezultuar fatale për 5 adoleshentët që ndodheshin në makinë, Raelv Dyli, (17 vjeç) Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlen Meçe, të tre 18 vjeç, të cilët kanë humbur jetën menjëherë. Ndërkohë edhe drejtuesi i mjetit, "BMW", Osman Merja, 18 vjeç, ka ndërruar jetë në spital rreth orës 19:45 minuta, disa orë pas aksidentit tragjik.
Tre prej viktimave, Ledio Enver Pirani, Raelv Ramazan Duli dhe Orlend Ylvi Mreça ishin jetimë pasi të treve u kanë vdekur më pare baballarët. Raelv Duli, ishte djalë i vetëm dhe ka vetëm një motër, ndërsa tre të tjerët kanë edhe nga një vëlla secili.
Drejtuesi i kamionit, Preng Ndreca, 43 vjeç është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi akuzohet si shkaktar i këtij aksident tragjik.
Pas aksidentit tragjik të ndodhur në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të merren masa të menjëhershme për shmangien e aksidenteve. Në një shënim në profilin e tij në Facebook, kryeminstri Rama ka ngushëlluar familjet e katër viktimave të mëngjesit të sotëm.
“Janë rrokullisur drejt së përtejmes, shumë më shpejt se vrapi i makinave që i sosi frymën, jetët e katër djemve të rinj nga Shkodra, që zhytet në zi me vuatjen e katër familjeve, të cilat nuk ka fjalë t’i ngushëllosh. Por, unë dua të shpreh, në radhë të parë, si prind hidhërimin tim tejet të thellë për tragjedinë, që mori katër jetë të reja.
Si përfaqësues i shtetit shqiptar, dua të shpreh vendosmërinë për të marrë në vijimsi të gjithë masat e nevojshme, që do të parandalonin, deri aty ku është e mundur, tmerre të tilla dhe aksidentet rrugore, që vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh për jetët e qytetarëve tanë.
Durim e forcë paçi, dua t’u them si bashkëqytetar katër familjeve. Qoftë i ndritur vendi e kujtimi i djemve tuaj”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në Facebook.
Bashkia shpall ditën e sotme ditë zie dhe ndërpret të gjithë aktivitetet kulturore.
Albeu

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Aksident fatal, humbin jetën Katër 18-vjeçarë
Tue 22 Oct 2013 - 23:53
"Sipas grupit hetimor dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara çka ka sjellë edhe përplasjen e autoveturës me kamionin që vinte nga Puka pikërisht në kryqëzimin e Kryebushatit. Dyshohet se të dyja mjetet kanë qenë duke lëvizur me shpejt se sa normat e lejuar, ndërsa në kryqëzim janë përplasur njëri-tjetrin."
Keshtu eshte kur shpejtojne te vdesin dhe jo te jetojne!!!
S'kam c'te them me teje, cdo dite vdekje ndodhin, a kane trru!!!
Keshtu eshte kur shpejtojne te vdesin dhe jo te jetojne!!!
S'kam c'te them me teje, cdo dite vdekje ndodhin, a kane trru!!!
Re: Aksident fatal, humbin jetën Katër 18-vjeçarë
Tue 22 Oct 2013 - 23:54
Ngushellime familjareve!!!
U prehte ne paqe shpirti i te ndjereve!
U prehte ne paqe shpirti i te ndjereve!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi