Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vlorë, humbin jetën dy fëmijë  Empty Vlorë, humbin jetën dy fëmijë

Tue 4 Jan 2011 - 16:34
Dy fëmije të mitur, motër e vëlla, humbën jetën paraditen e sotme të asfiksuar nga tymi për shkak të një zjarri që ra në banesën e tyre. (UPDATE)Ngjarja ndodhi në lagjen 24 maji, kur dy fëmijet 3 dhe 4 vjec ndodheshin në banesën e tyre të vetëm. Prindërit, larg shtëpisë, kanë lënë ndezur kaloriferin, kablli i të cilit ka shkrirë duke i vënë flakën sendeve rrotull. Për shkak të tymit fëmijet e mitur kanë tentuar të hapin derën, por ajo ka qenë e mbyllur. Ata kanë humbur jetën të asfiksuar nga tymi, ndersa flakët kanë djegur këmbën e vajzës 3-vjece.

Dëshmitarët në vendngjarje janë përpjekur të shpëtojnë fëmijët, por ka qenë e pamundur. “Ata ishin shtrirë në shesh, njëri ishte me kokë nga dera, tjetri nga ana tjetër. Shqyem derën dhe i pamë, i morëm dhe i nxorrëm jashtë”, tregon një prej tyre.

Policia ka marrë në pyetje prindërit e dy të miturve. Për shkak të gjendjes së rënduar është kërkuar edhe ndihma e mjekëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi