- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Skllave në Lazarat
Wed 23 Oct 2013 - 0:01
Historia tronditëse e një vajze të shfrytëzuar në Lazarat, së bashku me indiferencën totale të shtetit mbërriti këtë të martë në serinë e “Fiks Fare”.
E dënuar me 14 vjet heqje lirie, një nënë, pasi shleu dënimin e saj kërkoi menjëherë pas daljes nga burgu të ribashkohej me vajzën, e cila kishte qenë tre vjeç në kohën e dënimit.
Me origjinë nga Lushnja, nëna mësoi se tashmë e bija shfrytëzohej në plantacionet e hashashit nga kunata dhe ndonëse është minorene, nga policia mori një përgjigje të qartë: “Nuk mund të hyjmë në Lazarat”.
Së bashku me kamerat e Fiksit, nëna dëshmoi rrugën që bën çdo ditë e bija për të shkuar në Lazarat ku punon në përpunimin e hashashit.
“Kam një javë që kërkoj vajzën, e shfrytëzon kanata për para në Lazarat. Di dhe shtëpinë, vajza është minorene dhe kërkoj ndihmën tuaj”, deklaroi nëna e dëshpëruar në polici, dokumentuar nga kamerat tona të fshehta.
Policia i patrullës, ndërsa i bëri të qartë që “17 vjeç vajza nuk konsiderohet më minorene”, shprehu dëshirën për të bërë diçka, por njëkohësisht theksoi: “Në Lazarat kemi 5 mijë punëtorë, është një mizë e lisit atje, si të kërkosh gjilpërën në kashtë”.
Përpara apelit të saj, një polic i dytë turni pranoi pa dijeninë se deklarata e tij po filmohej: “Dëgjo, policia nuk mund të hyjë pas orës 20:00 në Lazarat”.
“Më kanë thënë të ankohem sa të dua, por askush nuk më jep zgjidhje”, ndan dëshpërimin e saj nëna me publikun, duke kërkuar drejtësi nga instanca më të larta, mbi ato instanca të policisë së Gjirokastrës që e lanë në baltë. / Top Channel

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi