Nëna e pashpirt, shiste virgjërinë e vajzave
Sat 26 Oct 2013 - 20:21
Nëse për të qenë prind do të duhej një patentë, ashtu si për të ngarë një makinë, Margarita de Jesus Moreno Zapata do të duhej ti hiqej në mënyrë urgjente dhe të mos i kthehej më kurrë.
Kjo 45 vjeçare nga qyteti Bogotà në Kolumbi, nënë e 14 fëmijëve, është arrestuar për shitjen e virgjërisë së 12 vajzave të saj në moshë shumë të re. Sapo mbushnin moshën 12 vjeçare, ajo i nxirrte “në shitje” të bijat dhe jua jepte njerëzve nga më të ndryshmit, shpesh edhe pleqve, transmeton noa.al.
Për 150 euro, ajo shkatërronte fëmijërinë dhe pafajësinë e secilës prej të voglave të saj. Ky aktivitet i pështirë ka zgjatur për një kohë shumë të gjatë, dhe do të kishte vazhduar pa brerje ndërgjegje nga 45 vjeçarja, e cila pasi humbnin virgjërinë, i detyronte të prostituonin. Nga lekët e fituara paguante faturat, qeranë dhe gjithçka tjetër. Një nga vajzat, e femrës së pashpirt, kishte ngelur shtatzënë ndërkohë që ishte vetëm 16 vjeç. Ajo i është drejtuar policisë dhe ka denoncuar situatën në të cilën gjendej bashkë me motrat e saj.
Tani Margarita de Jesus Moreno Zapata, e cila mohon të gjitha akuzat ndodhet në burgun El Buen Pastro dhe rrezikon deri në 10 vite burg. .nekohe.

- Biznes me virgjërinë e vajzave, për 200 euro rikthen "moralin e humbur"
- Këngëtarja ofron virgjërinë për Boko Haram, në këmbim të 276 vajzave të rrëmbyera
- Shiste pajisje për vetëvrasje (Foto)
- Pedofilia, rasti në Korcë, nëna e vajzave: Bijat e mia gënjeshtare
- Ministri gjerman Schäuble: Ne nuk jemi të pashpirt
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi