Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofilia, rasti në Korcë, nëna e vajzave: Bijat e mia gënjeshtare Empty Pedofilia, rasti në Korcë, nëna e vajzave: Bijat e mia gënjeshtare

Thu 5 Jan 2012 - 19:56
Pedofilia, rasti në Korcë, nëna e vajzave: Bijat e mia gënjeshtare 49867KORCE - Pasditen e së mërkurë, Gjykata e Faktit në Korçë vendosi dënimin me 65 vjet burg gjithsej për 51-vjeçarin Pëllumb Mullain, "babain monstër" dhe katër pedofilët që shfrytëzuan seksualisht vajzat e tij të mitura për një periudhë më shumë se dyvjeçare.

E kontaktuar nga Gazeta Shqiptare pas seancës, Marjana Prishka, nëna e dy vajzave të përdhunuara, pretendon pafajësinë e bashkëshortit të saj.
“Është e pafalshme, që drejtësia të veprojë kështu pa pasur prova, por duke dëgjuar dy vajza që gënjejnë. Një zot e di pse?! Jam e revoltuar. Por ç'të bëj. Varfëria nuk të nderon. Është i pafajshëm burri im, jam e bindur. Por kujt i thua. Fjala e të varfërit nuk dëgjohet kurrë. Do marr borxh dhe do apeloj vendimin, të jeni të sigurt. Nuk do lejoj burrin të kalbet në burg, për dy gënjeshtare. Ata shkonin vetë me klientët për seks. Ku di unë se ku”.

Më tej gruaja shprehet se nuk do të donte ti shihte kurrë me sy vajzat e saj.
“Nuk dua ti shoh me sy. E vërteta do dali një ditë dhe unë do e kërkoj deri në fund. Nuk kam çfarë them tjetër. Drejtësia duhet të veprojë mbi fakte dhe jo mbi gënjeshtra”.
Seanca dje
Pasditen e së mërkurë, Gjykata e Faktit në Korçë vendosi dënimin me 65 vjet burg gjithsej për 51-vjeçarin Pëllumb Mullain, "babain monstër" dhe katër pedofilët që shfrytëzuan seksualisht vajzat e tij të mitura për një periudhë më shumë se dyvjeçare. Ndërkohë, ashtu si dhe në seancat e mëparshme, 51-vjeçari dhe bashkëshortja e tij (si dëshmitare), kanë pohuar shfrytëzimin e të miturave, por kanë këmbëngulur se kjo është bërë me dëshirën e tyre dhe jo me detyrim. "Në seancën e ditës së mërkurë, gjykata vendosi 15 vite burg për 51-vjeçarin Pëllumb Mullaj, nga 15 vite burg për 69-vjeçarin Andrea Nameti e 35-vjeçarin Skënder Korollari, si dhe nga 10 vite burg për klientët Nevruz Kollani, 82 vjeç dhe Ndoci Koçi, 86 vjeç. Dënimi i tyre u bë nën akuzën "Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, me të mitura" dhe "Kryerjes së marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitura", - konfirmojnë burimet zyrtare të Gjykatës së Korçës.

Psikologët: Vajzat janë të traumatizuara
Drejtues të klinikës `Kenedi`, ku prej 5 vitesh vazhdojnë të trajtohen dy vajzat e përdhunuara (sot 10 e 15 vjeçe), konfirmojnë se ato ende vazhdojnë të jenë të traumatizuara. "Vajzat, aktualish prej 5 vitesh trajtohen në qendrën tonë, dhe janë në gjendje të rënduar. Veçanërisht, 15 vjeçarja është edhe më e tramatizuar. Zgjohen natën, dhe qajnë ende. Është tepër e frikshmë, të shpjegoj atë që ato përjetojnë",- pophoi për `Gazeta Shqiptare` psikologia e kësaj qendre. Skandali i pedofolisë u zbulua në muajin prill të këtij viti, pas denoncimit të vajzave, për dhumnimin psikologjik e seksual nga babai i tyre dhe klientët që ai u siguronte.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi