Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Ushqimet e modifikuara të së ardhmes Empty Ushqimet e modifikuara të së ardhmes

Wed 5 Jan 2011 - 17:13
Revista amerikane “Planet Green” publikoi në numrin e saj të sotëm pesë ushqime të reja të modifikuara gjenetikisht, të cilat mund të shndërrohen në pjesë e konsumit tonë të zakonshëm në të ardhmen.
Për momentin, rreth 80 milion hektarë në të gjithë botën janë mbjellë me bimë OMGJ, nga të cilat mbizotëron soja, gruri dhe pambuku. Në të ardhmen, shumë kafshë apo deri edhe vezët mund të vihen në treyzat tona pas modifikimeve laboratorike.

1. Vezët kundër kancerit. Kërkuesit kanë gjetur një përbërës tek vezët, që nëse përdoret në masë të madhe, mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, diabetit dhe disa lloj virusesh. Nëse teoria do të vërtetohet, atëherë do të punohet për të krijuar një racë të re pule, që do të prodhojë vezë me përqindje shumë më të lartë të kësaj substance.

2. Molla që nuk kalbet. Nëse kafshojmë një mollë dhe e lëmë në kontakt me ajrin, ajo do të fillojë të marrë një ngjyrë si kafe dhe të kalbet. Mollë të reja që përmbajnë një enzimë të quajtur polifenol oksidazë, që pengon kalbëzimin mund të dyndin tregjet në një të ardhme të afërt.

3. Salmoni që rritet shpejt. Salmoni është shndërruar në specien e parë të modifikuar gjenetikisht që ka marrë lejen e autoriteteve botërore për përdorimin tek njeriu. Një hormon i rritjes bën të mundur që peshku të arrijë masën e duhur për t’u konsumuar brenda 16 muajsh dhe jo tre vitesh, siç ndodh normalisht në natyrë.

4. Perimet superprodhuese. Modifikimi gjenetik i disa llojeve të perimeve bën që të prodhohen, përshembull, shumë më tepër domate nga e njëjta rrënjë. Studimi është ende në fazë eksperimentale, por është në gjendje të revolucionarizojë botën e bujqësisë nëse do të rezultojë i suksesshëm.

5. Derrat ambientalistë. Kanadaja ka apruvuar rritjen e derrave të modifikuar, të pagëzuar me emrin derra mjedisorë, që përmbajnë 65% më pak fosfor në urinën dhe jashtëqitjen e tyre. Një derr prodhon tre herë më shumë jashtëqitje se një njeri, por përmbajtja e lartë e fosforit në rezervuaret apo liqenet ku shkarkohen, ka ndikuar në rritjen e pakontrolluar të algave, të cilat përthithin oksigjenin dhe mund të zhdukin jetën përreth.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi