Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq Empty Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq

Wed 30 Oct 2013 - 22:18
Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq Femme12_0Zvicër - Një rast ekstrem i fanatizmit të një shqiptari të Kosovës ka alarmuar spitalin e Winterthurit, në Zyrih. Ai ka kërcënuar se do të vërë bombë spitalit, vetëm pse mjeku ka parë gruan e tij të zhveshur gjatë kontrollit gjinekologjik.

Nga kjo ngjarje ka kaluar 1 vit e gjysmë, por personi në fjalë nuk ka ndryshuar mendim. “Përse gjatë kontrollit gjinekologjik aty duhej të ishte i pranishëm edhe një burrë? Unë kam sjellë një njeri dhe jo një kafshë në spital”, ka thënë 42-vjeçari, punëtor ndërtimi.

Në gusht të vitit 2012 ai kishte sjellë partneren e tij të atëhershme, bashkëshorten aktuale, po ashtu nga Kosova, për kontroll gjinekologjik në spital.

Gjatë këtij kontrolli që bënte një gjinekologe, ishte i pranishëm si përkthyes edhe bashkëshorti, pasi gruaja nuk dinte fare gjermanisht. Por përveç tij aty po merrte pjesë edhe një asistent, që po bënte praktikën.

Ai nuk kishte thënë asnjë fjalë gjatë kontrollit. Por dy ditë më vonë, i kishte telefonuar mjekes dhe e kishte kërcënuar. Madje jo vetëm kaq, por ishte shprehur se do të bombardonte spitalin. Pas kësaj, spitali ka alarmuar policinë e cila ka arrestuar personin në fjalë.

I ndodhur para gjyqtares, kosovari ka thënë se “mjekja i ka shkatërruar jetën, pasi i ka mundësuar një burri ta shohë gruan e tij pa rroba". Ajo madje ka shkatërruar edhe martesën e tij. Prej asaj dite ai ka probleme me martesën. Ka probleme psikike, merr antidepresivë dhe ndodhet në trajtim mjekësor.

Gjyqtarja ka provuar të kuptojë se si ka mundësi që një njeri që kishte jetuar 18 vjet në Zvicër dhe që kishte qenë i martuar deri në vitin 2010 me një zvicerane të përjetonte kaq rëndë një veprim fare normal siç është kontrolli gjinekologjik, në të cilin ai kishte marrë pjesë vetë.shekulli.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq Empty Re: Kërcënon me bombë spitalin: Gjinekologu më pa gruan lakuriq

Wed 30 Oct 2013 - 22:27
Mbi kete teme dhe mua me bene cudi pse te kete mashkull per gjinekologjine dhe jo femer!!!

"mjekja i ka shkatërruar jetën, pasi i ka mundësuar një burri ta shohë gruan e tij pa rroba"

Po si shpjegohet qe ne kohet e para femrat e kishin mundesine ta kryenin kete detyre?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi