Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarët në anën e ekstremistëve sirianë, antishqiptarë Empty Shqiptarët në anën e ekstremistëve sirianë, antishqiptarë

Sat 2 Nov 2013 - 23:11
Shqiptarët në anën e ekstremistëve sirianë, antishqiptarë 1161-300x166Përfshirja e shqiptarëve në forcat ekstreme islamike në Siri i bën një dëm të madh përkatësisë sonë perëndimore. Kështu shkruan ish ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, në një status të publikuar në Facebook.
Shehu i cili ndjek me vëmendje zhvillimet në Siri dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën e saj, shprehet se merr shkas nga disa njoftime të reja në media për shqiptarët që marrin pjesë në këtë luftë.
“Disa ditë më parë takova në Romë një nga drejtuesit e rezistencës demokratike siriane, një personalitet demokrat, profesor, me ide krejt perëndimore.Më konfirmoi qartësisht dy elemente: 1- Shqiptarët autoktonë në Siri, në pjesën dërmuese të tyre, mbështesin lëvizjen demokratike aty. 2- Ka shqiptarë të tjerë, të vajtur aty mbas fillimit të konfliktit, edhe nga Shqipëria këta, që operojnë aty brenda formacioneve të forcave ekstremiste islamike, duke i krijuar një dëm të madh çështjes së atij populli”, shkruan Shehu.
“Ai më kërkoi të sensibilizohet opinioni publik në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, për këtë fenomen shumë të rrezikshëm, jo vetëm për atë vend, por në radhë të pare për vendet tona. Ai kërkonte me forcë që të merren të gjitha masat nga organet tona shtetërore për të goditur me forcë këtë trafik tragjik qeniesh njerëzore, organizatat kriminale që e organizojnë apo favorizojnë atë”, citon Shehu pjesëtarin e kryengritjes siriane.
“Dhe ai, -vazhdon Shehu,- ka plotësisht të drejtë, ne nuk mund e nuk duhet ta kalojmë me mendjelehtësi një shfaqje të tillë marrëzie, fatmirësisht për momentin shumë e kufizuar kjo. Një gjë e tillë bie krejt ndesh me aspiratat tona kombëtare, me përkatësinë tonë perëndimore, me angazhimet tona, me filozofinë e mentalitetin tonë fetar e njerëzor, me imazhin tonë, me interesat tona madhore”, citohet Shehu nga mediat e Tiranës.infoshqip
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiptarët në anën e ekstremistëve sirianë, antishqiptarë Empty Re: Shqiptarët në anën e ekstremistëve sirianë, antishqiptarë

Mon 4 Nov 2013 - 13:15
Kështu është kur në Serbi shiten nuse shqiptare dhe në Siri shiten dhëndra shqiptarë!

Ndërsa në Shqipëri, mjafton shitja e drogës mo!

Ka falimentuar njerëzimi...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi