Ç’ndodh me botën nëse shkrihen akujt?
Wed 6 Nov 2013 - 22:43
Çdo të ndodhte nëse niveli i detit do të rritej 65 metra nga shkrirja e akujve të botës?
Kjo është pyetja që revista “National Geographic” ngre, duke dhënë një sërë hartash interaktive, të cilat tregojnë efektin që do të kishte shkrirja e akujve, në kontinente të ndryshme.
Sipas hartave, nëse akujt do të shkriheshin dhe niveli i detit do të rritej 65 metra, qytete të tëra, në të gjithë botën, do të zhdukeshin.
Po të shikojmë hartën e Evropës, vërehet se edhe Shqipëria preket nga kjo katastrofë natyrale, por ajo që preket më tepër është pjesa veriore e Evropës.
Janë më tepër se pesë milionë milje kubikë akuj në të gjithë botën dhe shkencëtarët mendojnë se do të duheshin pesë mijë vjet që temperaturat të rriteshin mjaftueshëm për të shkrirë akujt.
Shkencëtarët thonë se në qoftë se vazhdohet të shtohet karboni në atmosferë, ka shumë mundësi që të krijohet një planet pa akuj dhe temperaturat do të shkonin në 80 gradë Celsius, nga 58 që janë aktualisht.
/Shekulli Online/ E.B./
- Nëse ndodh Apokalipsi, ja si do të shndërrohen qytetet
- Tmerr! Ja çdo të ndodh nëse përdoren armët bërthamore!!!
- Ja c'ndodh nese apartin fotografik e lidhim me trapanin (Video)
- Kjo ndodh në Argjentinë, urojmë të mos ndodh në Tiranë
- Video e mrekullueshme e NASA-s: Ja çfarë fshihet nën akujt e Antarktidës!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi