Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera Empty Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera

Thu 7 Nov 2013 - 21:48
Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera Edison2Një tjetër tragjedi ka ndodhur në minierat e vendit tonë. Dy punëtorë në fshatin Gurrë të Librazhdit janë zënë poshtë nga një masiv mineral kromi. Bëhet fjalë për inxhinier Drini Bogdanin dhe një punëtor, të cilët kanë gjetur vdekjen. Ndërsa mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje. Ditën e djeshme 5 të rinj humbën jetën, pasi u asfiksuan në minierën në Pogradec.

Tragjedi në Pogradec, 5 të rinj vdesin të bllokuar në minierë

Pesë të rinj kanë humbur jetën, pasi kanë mbetur të bllokuar në minierën e fshatit Beragozhde të komunës Dardhas në Pogradec.

Viktimat janë vëllezërit Edison, Nertil dhe Ledion Hamolli, përkatësisht 23, 25 dhe 24 vjeç, si dhe dy vëllezërit e tjerë, Sazan dhe Arjan Hamolli 23 dhe 30 vjeç.

Deri tani është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të Edisonit dhe Nertil Hamollit, ndërkohë që grupi i kërkim-shpëtimit të cilët ndodhen në vendngjarje po bëjnë të mundur nxjerrjen e 3 trupave të pajetë nga miniera.
Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera Edison.jpg1
Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera Edison
Nxjerrja e trupave është bërë e vështirë jo për shkak të thellësisë së minierës, por për shkak të pranisë së madhe të gazit në gjatësinë e saj prej më shumës e 300 metrash.

Dyshohet se shkak i vdekjes së të rinjve është bërë një gjenerator, me anë të të cilit vihej në punë një pompë që shërbente për nxjerrjen e ujit jashtë minierës. Tymi i gjeneratorit dyshohet t’i ketë asfiksuar të rinjtë.

Po, në të njëjtën minierë një javë më parë mbeti i bllokuar një i ri tjetër, i cili kishte hyrë në minierë për të mbledhur skrap, por fatmirësisht ai u nxor i gjallë nga galeria nga grupi i kërkim-shpëtimit.

Në shenjë nderimi për vdekjen e 5 të rinjve, komuna Dardhas shpall dy ditë zie. Sot dhe nesër komuna do të mbajë zi për vdekjen e 5 djemve nga i njëjti fis që humbën jetën nga asfiksia në Beragozhd, brenda një miniere.
Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera Pogradec-viktima-e-minieres1
Ngjarja

Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave është informuar rreth orës 23:00 të së mërkurës se disa persona kanë mbetur të bllokuar në ish-minierën e qymyrit në Dardhas të Pogradecit.

Është konstatuar se në minierën e cila rezulton të jetë pa aktivitet dhe e mbyllur prej 20 vitesh, disa persona kanë hyrë në mënyrë ilegale për të marrë materiale ndërsa kanë marrë me vete edhe një gjenerator me benzinë. Gjatë punës së gjeneratorit është prodhuar sasi e konsiderueshme oksid karboni e cila është përhapur brenda galerive.

Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Ilir Bejtja, Prefekti i Qarkut, drejtuesit e RISHM-it dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa po punohet edhe për të sqaruar rrethanat e plota.

/Shekulli Online/ E.L./
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera Empty Re: Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera

Thu 7 Nov 2013 - 22:18
Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera Images?q=tbn:ANd9GcQ77MENLf27B1W-q0ZxhTvnHgYXbCv9Z952kYdoeG0bGyL2nL1PYQ
gjynah
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera Empty Re: Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera

Fri 8 Nov 2013 - 21:16
Tragjedia në Pogradec, kërkohet ndihmë për familjarët
Komuna Dardhas u bën apel qytetarëve dhe biznesmenëve të kontribuojnë për familjarët e pesë viktimave në minierën e fshatit Beragozhdë.

Të pesë viktimat i përkasin fisit me mbiemër Hamolli. Tre vëllezërit Edisoni, 22 vjeç, Ledionit 24 vjeç dhe Nertili, 27 vjeç ndërsa dy vëllezërit e tjerë janë Sazani 22 vjeç dhe Arjani 28.

Fillimisht, Ledioni bashkë me dy vëllezërit Sazani e Arjani, kanë shkuar në galerinë e minierës në Beragozhdë për të nxjerr prej andej metale me vlerë që do t’u siguronin disa të ardhura minimale.

Më pas, Edisoni dhe Nertili kanë shkuar për t’u ardhur në ndihmë vëllait dhe kushëririt të tyre. Por në fakt, nuk ia kanë dalë dot t’i shpëtojnë por janë kthyer edhe vetë në viktima duke e bërë ngjarjen akoma edhe më tragjike.shekulli.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera Empty Re: Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera

Sat 9 Nov 2013 - 14:04
Të tre djemtë i vdesin në minierë, nëna: Unë e di si i kam rritur jetim
Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera Nena-e-viktimave-pogradec
Heshtja mortore që shoqërohej me shpresën se së paku tre djemtë e mbetur në galeri do të mund të dilnin të gjallë, u shndërrua në kujë. Dje në orët e paradites, Zinet Hamolli nuk e kishte marrë ende lajmin e kobshëm.

Në dhomën ku infermierja e fshatit po i injektonte një qetësues si parapritë të këtij lajmi të kobshëm që i duhej dhënë me patjetër, mbizotëronte heshtje varri. Asnjëra nga gratë nuk mund të merrte kujën pa iu komunikuar më parë nënës humbja e tre djemve të saj.

Deri në orën 10:00 ajo mbahej me shpresën e “gënjeshtrave të zeza” të të afërmve të saj, se djemtë do të behnin te dera pasi të merrnin një serum në spitalin e Pogradecit. Vëllai i Zinetës futet në dhomë dhe teksa shtrëngon të motrën fort pas vetes, nuk mund t’i thoshte asgjë më shumë veçse: “Përmbahu. Tre djemtë nuk do t’i kemi më”… Kuja nisi sikur të ishte dirigjuar… nëna dhe të gjitha gratë njëherazi. Tashmë dera e djemve të Luan Hatollit ishte shuar njëherë e përgjithmonë. Zinet Hamollin foli për gazetën "Panorama" vetëm pak minuta para se asaj t’i njoftohej tragjedia e humbjes së tre bijve të saj, në kohën kur infermierja e fshatit po parapërgatiste me qetësues fizikun e brishtë të saj që të mund të përballonte lajmin e rëndë.

Znj. Zinet, ndiheni më mirë tani?

Ja, siç e pe edhe vetë, infermierja e fshatit sapo më mati tensionin dhe më bëri edhe një qetësues. Kam gjithë natën pa gjumë. Pres të më vijnë gjallë djemtë. Në të kundërt, bëhet gjëma, më shuhet dera. Ka momente që më bie tensioni, por infermierja prej dy ditësh thuajse ka qëndruar këtu duke më dhënë qetësues. Është plot shtëpia, kanë ardhur të gjithë të afërmit sapo kanë mësuar se djemtë e mi mbetën në galeri. Shumë prej tyre e kanë gdhirë natën lart në mal, te galeria, me shpresën se do t’i nxjerrin tani e do t’i nxjerrin më vonë.

Kur dolën tre djemtë për t’u futur në galeri?

Të mërkurën që në mëngjes. I pari doli Ledioni bashkë me dy kushërinjtë e tij, Arjanin dhe Sazanin. Prita deri pasdite rreth orës 4 apo 5, por u merakosa nga vonesa e tij. Dy djemtë e tjerë, Nertili dhe Edisoni, u shtrinë në drekë të pushonin pak dhe ishin në gjumë kur i zgjova. Iu thashë se Ledioni kishte dalë që në mëngjes që të futej në galeri dhe nuk ishte kthyer. Djali i madh behu në këmbë dhe u nis menjëherë. Pas tij edhe tjetri, por nuk m’u kthyen më. U bënë tri ditë dhe unë nuk di asgjë, i pres të më vijnë në shtëpi. Më thanë se i nxorën nga galeria dhe se i kanë çuar në spital. Nuk di ende se si është gjendja e tyre. Nertili dhe Edisoni u nisën për të shpëtuar vëllanë dhe dy kushërinjtë e tyre, por mbetën edhe vetë brenda pa mundur të dalin për shumë orë.

Djali u nis për të mbledhur hekurishte? Ishte futur më parë?

Nga varfëria u nis. Ne jemi të varfër dhe nuk kemi asgjë.

I kam rritur jetimë. Bashkëshorti më vdiq kur djali i madh ishte 11 vjeç. Që atëherë ne nuk e morëm dot më veten. Djemtë endeshin për punë ku të mundeshin, pasi nuk kishim asnjë të ardhur tjetër.

Po me se jetoni? Çfarë të ardhure keni nga shteti?

Unë nuk kam as punë, as pension. Marr vetëm një ndihmë ekonomike nga komuna 20 mijë lekë të vjetra. Aq të ardhura kemi. Ç’mund të bësh me aq para? Kjo varfëri m’i detyroi djemtë të futeshin atje ku nuk dihet del gjallë a vdekur. Dilnin për bukën e gojës, jo për të vjedhur.

/Shekulli Online/
Sponsored content

Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera Empty Re: Tragjedi në Pogradec dhe Librazhd, 7 persona vdesin të bllokuar në miniera

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi