Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

Moda mashkullore Empty Moda mashkullore

Wed 5 Jan 2011 - 17:55
Nen vijezime ose me motive floreale kemishat tashme jane bere pjese e 30-vjecareve ne karriere por ndoshta me pak me teper pigment te ngjyrave te guximshme behen dhe me te pranueshem per syte kerkues te vajzave. T-shirt-et jane teper te pranishme kete sezon sepse dhe vete komoditeti i kerkon, por kujdes se ato tashme jane te shumllojshme dhe variojne nga gryka tip pollo deri tek dolce vita e zakonshme qe sivjet ose eshte nen dizenjo fumetesh te njohur ose serviret ne ngjyra teper te guximshme.
Moda Mashkullore

Dëgjojmë dhe lexojmë shpesh që imazhi i “mashkullit të fortë” tashmë ka rënë… A është e vërtetë? Ndoshta, por një gjë është e sigurt, në zgjedhjen e garderobës duke hedhur një vështrim në atë çka qenë tendencë vetëm një vit më parë, pak gjëra kanë ndryshuar në imazhin ideal të mashkullit tonë.

Pra i fortë ose i ëmbël janë gjëra që i përkasin të shkuarës, mashkulli tashmë preferon të vërë në pah dhe muskujt me anë të T-shirt-teve tepër të ngushta por dhe nuk heziton në experimentimin e ngjyrave të ëmbla duke nisur me të kaltrën e detit. Nën vijëzime ose me motive floreale këmishat tashmë janë bërë pjesë e 30-vjeçarëve në karrierë por ndoshta me pak më tepër pigment të ngjyrave të guximshme bëhen dhe më të pranueshëm për sytë kërkues të vajzave.

T-shirt-et janë tepër të pranishme këtë sezon sepse dhe vetë komoditeti i kërkon, por kujdes se ato tashmë janë të shumllojshme dhe variojnë nga gryka “tip pollo” deri tek “dolce vita” e zakonshme që sivjet ose është nën dizenjo fumetesh të njohur ose serviret në ngjyra tepër të guximshme.

Pra këtë sezon jo vetëm diferenca e mashkullit të fortë dhe atij të ëmbël po zvenitet por dhe hendekët në hapësirat e moshave po kalojnë pa u vënë shumë re, dhe kjo si rrjedhojë e shumllojshmërisë.

Rendesia kerkon seriozitet

Jemi ne vere dhe perseri perpara jush ju prezantohen kostume te tilla serioze. Mund tju lindi me te drejte pyetje perse?

Pranvera Mashkullore
Jo më kot zgjodhëm këtë herë faqet tona të modës për ju, t’ja kushtojmë stinës së ngrohtë e cila tashmë ka hyrë dhe ne me vështirsi rrëmojmë në garderobat tona, pra miq shikoni propozimet e fundit që vijnë nga pasarelat dhe bëjini ato konkrete në jetën tuaj të përditshme por kujdes me egzagjerimet.

Këmisha prej mëndafshi me ngjyra të theksuara mashkullore fisnikëron koleksionin e Valentino-s të zhveshur nga tendecat ekstravagante.

Kostumi i bardhë nën një xhaketë “trekuart” me jaka të mëdha dhe dopjokopsë është thyer nga e zeza e T-shirt të përdorur ndoshta si ornament poshtë tij.

Stili marinar nuk i largohet tendencës “çdo gjë e bardhë”, nga xhaketa deri tek pantallonat. Kujdes tek bluza, gryka e saj në dukje femërore bën mashkullin sexy duke i vënë në pah shpatullat.

Xhaketa ngjyrë pembe e pazakontë për seksin e fortë, vjen natyrshëm kombinuar me të kaltrën e këmishës së Moschinos.

Ka luajtur me ngjyra stilisti imadh i cili propozon veshjen si një të tërë por njërën nga detajet e saj e ofron në maksimumin e ekstravagancës.

I kthehet normalitetit Moschino me këtë prezantim dhe pse në dukje tepër i afruar me vitet 80-të, por vetëm në dukje se ngjyrat nuk janë të atyre kohëve.

Nën minixhaketë lëkure Cavalli guxon të sjell alternativën më inovative të mashkullit të shekullit të ri, shikoni pantallonat e propozuara.

Vazhdon me xhaketat e shkurtra por këtë rradhë i pushtuar nga e bardha nën ornamente të dukshëm, propozimi mashkullor i stilistit nga Firenze.

Nën lëkurë të portokalltë dhe plot “lojra” linjash pantallonat e Cavalli-t Vazhdojnë të jenë në plan të parë dhe tepër të pëlqyera nga mosha e hershme.

Tepër i hershëm, kombinimi i vjollcës me blunë. Të renë në këtë veshje e përcjell ndërthurja e ngjyrës kaki në bluzën e poshtme.

E bardha ka pushhtuar pasarelat dhe kjo do të ndodhë dhe me rrugët tona, mjafton të shikoni këtë veshje në dukje normale por me mbërthimin trendy.E kaltër , e zezë si dhe me linja tepër të zakonshme, por e çuditshmja qëndron tek kravata e vendosur shkujdesshëm me qwllim ornamentimin e veshjes.

—-******—-

Tashmë ka ardhur një brez i ri mashkullor i cili nuk dëshiron më që të ecë në gjurmët e paraardhësve. Jo lëkundës në maskilitetin e tyre por jo sundues me burrërinë e tyre. Po aq meshkuj sa dhe brezat paraardhës por më koshientë për vlerat e fizikut dhe tërheqjes së tyre të jashtëme. Këta janë burrat e rinj që në hapat e parë të burrësisë së tyre sjellin dhe përkrahin të tjera zakone të përditëshme jo vetëm të ndryshme nga brezat e kaluar mashkullor por madje dhe nga burrat e stinës së kaluar. Përdorin hidratues çdo mëngjes. Refuzojnë lifting dhe adhurojnë parfumet e rinj.

Janë pasues të një gjeneratë që kanë mësuar që të kujdesen për trupin e tyre. Muskuj barku të hekurt? Jashtë mode. Partizanë të depilimit? Zgjedhje e një pjese të vogël. Trampiantim flokësh? Shumë vesves. Një ndryshim i madh po përshkon universin mashkullor: braktisen zgjedhjet narciziste të stinës së shkuar, avancon një kategori e re, më e matur dhe më e evoluar. Këtë e ka bërë të ditur një kërkim i bërë nga Demoskopea për Gillete. Burrat më së fundi kanë arritur që të gjejnë një identitet të tyrin estetik: tashmë nuk kanë më nevojë që të rrëmojnë në sirtaret e grave apo të dashurave sepse kanë në dispozicion linja të tëra kosmetike të specializuara për lëkurën e tyre e cila shpesh është më rezistente se sa leëkura femërore.

Jo vetëm kremëra dhe pastrues por dhe xhel të ngjyrosur dhe korrektorë për të kamufluar parregullsitë e ngjyrës dhe për të mbuluar gjurmët që le në fytyrë një ditë e lodhëshme. Linja të tëra të vendosura në dispozicion të meshkujve të cilat i dhurojnë fytyrës së tyre pamjen e një lëkurë të shëndetëshme që ka qëndruar tërë ditën në një ambjet të hapur dhe me ajër të pastër. Jo rastësisht modelet e fundit të referimit janë futbollistët: Një fizik i mirë dhe pamje e një djali të mirë në të gjitha drejtimet.

Mjekërr dhe përkëdhelje
Gjesti i përditëshëm i mëngjesit të meshkujve duket se është bërë një nga të preferuarit e tyre, një gjest që është kthyer në kënaqësi. Këtë e dëshmon një seri e gjatë pajisjesh që përdoren si para ashtu dhe pas heqjes së mjekrrës dhe gjithashtu “rilindja” përsëri e berberëve të vjetër të cilët përdorin livando të forta dhe figaro lehtësisht të dallueshme.

Fiton grija
Ngjyrosjet e mjekrës nuk futen tek kompetencat e berberëve, për këtë meshkujt e rinj u drejtohen parukierëve të specializuar. Tendencat e burrave të rinj? Tashmë janë arkivuar ngjyrat e çmendura si bluja, karrota, e verdha dhe e zeza, tani pëlqehet tipi George Clooney. Mes më të rinjëve janë sukses ngjyrime dhe kontraste që i japin një pamje natyrale nofullës duke i dhënë ndriçim fytyrës dhe duke fshehur parregullsitë.

Barku? I padukshëm
Formimi i atyre rradhëve në pjesën e barkut është një nga dënimet më të mëdha të meshkujve. Në fillim të formimit të tyre nuk është vetëm një grumbullim i yndyrnave të prodhuara nga hormonet mashkullore por dhe një shtresëzim dhe mosaktivuizim i fizikut. Por specialistët thonë se në ndryshim me femrat, meshujt kanë dy përparësi më shumë për ta luftuar “barkun” e tyre: Një metabolizëm më të rregullt dhe zakonin e vjetër për të bërë sport. Sot mund të mbështeten dhe tek aleatët më të rinj që janë kosmetikët antiyndyrë dhe trajtmet profesionale të dobësimit dhe uljes së barkut.





Vjeshtë e hershme
Sportive, tendencioze, plot sharm do të ishin fjalët e përshtashme për të kornizuar stinën në afrim.Cdo gjë e kishim marrë parasysh, por kurrësesi, që ekstreavagancën e pakufishme që zotëroi stinën 37 gradëshe që lamë pas, do ta zëvendësonte një sportivitet i tejskajshëm vjeshtor ku tek tuk ka luhatje klasike, por dhe në raste të tilla stilistët kan gjetur zgjidhjen për ta bërë më sportive dhe komode veshjen vjeshtore.

Ndoshta kështu ka ndodhur cdo vit, por stinët ikin dhe së bashku me to vitet me tendencat, mënyrat dhe kënaqësitë që të dhuron një veshje e bukur, por një gjë është e sigurt që vera e sivjetme na ofroi meshkuj me flokë nën efekte dritë-hijesh dhe të pakrehur, nën veshje tej mase ekstravagante, trasparente dhe në ngjyra të pa eksperimentuara më parë nga seksi i fortë që vera me harbimin e saj arriti të zbuste sadopak egon e formuar gjatë dekadave të tyre.

Po vjeshta… ajo vjen ndryshe, më e qetë, edhe pse këtu duhet të ndalemi pak sepse “tendencat” nuk mungojnë por kryesisht do të qëndrojmë në ngjyrat e dheut si bezha, mjalti, gështenja, e kuqërremta dhe pse jo ndoshta ulliri…Prerjet janë thujase të drejta ku ndonjëherë përdoren dhe lëvizjet horizontale në linja prerje.Ja pra miq vizitor të faqeve tona, kjo është me pak fjalë vjeshta e parë që ne do t’ju këshillojmë të na ndiqni në numrat në vazhdim se ne do t’ju ofrojmë gjithcka i përket vjeshtës në tre muajt që e shoqërojnë.

Stilistët, për meshkujt që duan të vecantën
Costume National – Mëndja krijuese e firmës e la të lirë inspirimin për të arritur aspak cuditshëm deri tek “Kazanova”. Ngjyrat e përdorura për këtë koleksion janë: e bardha, e zeza, ngjyra e vajit shampanjë dhe deri tek e kaltra. Kazanova e Costume National është si një hedhje vështrimi mbi të kaluarën, por në të njëjtën kohë dhe shfaq tendencat e një të riu modern.

Rocco Barocco – Një stilist me ide të vjetëruara, një koleksion tradicional i inspiruar prej viteve 50-të dhe idhullit të tyre James Dean në ngjyra bazë dhe një shije tropikale e vakët.

Victoria Grantham – Kjo stiliste angleze prezanton koleksionin e saj “I humbur në hapësirë”. Në këtë koleksion predominonin meshkuj që vijnë nga kozmosi duke e paraqitur këtë koleksion nën detaje novatoreske, materiale reflektuese, najlon dhe stofra të tipit techno.

Pringle of Scotland – Kur flitet për këtë markë të rëndësishme të industrisë, mëndja të shkon menjëherë tek veshjet tepër klasike, por këtë rradhë fundet skoceze me pala ja kishin lënë vëndin veshjeve më të freskëta dhe të lehta në materiale. Scotland kombinon mirë ngjyrat e ndezura (neon, e gjelbër verbuese, të kuqen etj ) me materiale të buta por të rastësishme.

Valentino - Ky emër i madh u inspirua nga linjat për të rinj (sic ndodh rrallë tek ai), ngjyrat (rozë, e kuqe, e gjelbër si dhe deri tek turkeze) dhe fantazia e shfrenuar e stilistit alternohet në pasarelë në një kaleidoskop shijesh. Koleksioni ndërthur bukur stile dhe influenca të ndryshme , kubane, texane si dhe guxon të arrijë të përziejë një stil mesdhetar nën një tendencë të plotë të ardhur prej Maiami.

Roberto Cavalli – Në fjalë të pakta koleksioni i sivjetëm i 50-vjecarit nga Firenze i drejtohet Elitës dhe inspirimin e ka marrë prej saj.Një lluks që në këto kohra pak mund t’ja lejojnë vetes. Sigurisht është një stil Cavalli 100%, pantallona lëkure të punuara në gurë të cmuar me shumë simbole të caktuara të cilat thërrasin syun, për të qenë në qëndër të vëmëndjes.Një koleksion i mbushur me detaje që për ta kuptuar më mirë duhet ta shikosh disa herë.

Issey Miyake – Prezanton atë cka ne e quajmë imazhin e një “Udhëtari Modern” , një mashkull i përgatitur për cdo eventualitet, i veshur nën këpucë të buta dhe tepër të sheshta plot ngjyra dhe lidhsa të bardha, një udhëtar që ka zëvëndësuar valixhen e tij me një cantë të zakonshme shpine. Dashuron të zezën , të bardhën, dhe përdor pantallona të silit “cargo” me shumë xhepa anash tepër të gjëra në fortesa tek gjunjët. Pra me fjalë të varfra një mashkull që njeh natyrën dhe është pjesë e saj.

Trasparenca, tendencë?

Pse jo edhe mashkullore …
Vihet re dukshëm dëshira e stilistëve si dhe luhatja e tyre drejt përqasjes femërore deri në detaje. Një ndër detajet të cilin syri ynë “kritik” ka pikasur për ju këtë herë është trasparenca. Deri pak kohë më parë “Tabuja Trasparencë” ishte e paprekshme dhe për vetë femrat ,“hiret’ e të cilave dhe vetë zoti i ka vënë më në pah , kurse për meshkujt … Por sot gjithçka ka ndryshuar dhe jo vetëm në pasarelat ndërkombëtare, por dhe tek artistët meshkuj shqiptarë, natyrisht tek më të rinjtë. Pra në skena e sfilata, trasparenca mashkullore është qartë e dukshme, dhe me pak fjalë dhe më tepër ilustrime fotografike prej sfilatave të fundit stinore ju ftojmë të ndërroni mëndje (nëse s’e keni bërë ende) sepse sipas parashikimeve tona, rrugë të eksploruara më parë nga gratë e presin lookun tuaj mashkullor.

Tendenca e mëngëve te gjata!
Po vapës si t’ja bëjmë?

Temperaturat me 3-sh përpara e pushtuan dhe Tiranën por, përveç diellit ajo çka na shqetëson më tepër është garderoba, a mund të përdorim diçka që kemi veshur dhe vjet apo do të dukemi qesharakë me to? Ne meqë kemi marrë rolin e këshilluesit estetik në këtë stinë do t’ju ofrojmë idetë tona duke parë nga afër të rejat europiane, por shpresojme shumë që t’i mbeteni besnik stilit tuaj dhe të mos ndikoheni shumë nga tendencat trasgresive të stinës së zjarrtë. E pra megjithëse verë, mëngët e gjata na shoqërojnë kudo. Ngjyrat në të cilat do ta kalojmë këtë sezon janë disa, por kryesisht intense, nga e bardha (që është baza ) e deri tek e verdha , e kuqja dhe e gjelbëra.

Po vapa dhe mëngët e gjata, ky binom kontrastues si mund të ketë një zgjidhje? Zgjidhja e vetme mbesin materialet e përdorura që do të pështjellin trupin tuaj. Lino, pambuk, mëndafsh dhe pse jo deri tek të sintetikat, por kujdes të kenë përbërës dhe fibrën e re “lykra” që shërben për të patur një freski gjë të cilën materialet 100% sintetike nuk ta ofrojnë….. Por jo vetëm kaq , ky imazh i ri i mashkullit të vitit do të prezantojë në publik një mashkull të mësuar me lirinë dhe me hapësirat e mëdha, që kurrsesi nuk kërkon të mbetet skllav i modës por megjithatë në vetvete shpalos një modë gjithë “stil e kulturë” gjë që e bën të ndjehet i lirë dhe mbi të gjitha vetvetja.

“Tendencë e Vijëzuar”
Drejtëza të theksuara që presin ose respektojnë distancat, ngjyrat, kontraste dhe marramendje optike, është ajo çka ne vumë re në sfilatat Milaneze, por që me ardhjen e pranverës nuk vonoi dhe “pasarela gjigande” e bulevardit Tiranas të jetë pjesë e lojës vijëzuese.

Ndoshta dhe në sezonet e kaluara kishim vënë re aty këtu luhatje gjatësore të vijëzimit “stil Pikasso” , dhe ja shpërthimi ndodhi …, sepse dhe vetë bota është e vijëzuar çuditshëm nga paralelet dhe meridianët.

Po stilisët? – ata vallë ç’mendojnë?

Burberry, Ralph Lauren, Moschino, Armani e Ferre janë ata që me krijimet e tyre po ndikojnë në ndryshimin e garderobës tonë, prej këmishave, pantallonave, xhaketave e deri tek aksesorët si çanta e shalle. Vetëm se çelsi i suksesit qëndron tjetër kund. Mundohuni që në veshjen e përditshme të keni vetëm njërin komponent të saj të vijëzuar sepse në të kundërt do të jeni tepër të lodhshëm vizionalisht. Pak vëmëndje ju lutem me 2 anët e medaljes: Në qoftëse qëllimi vetjak është eleganca, vijëzimet duhet të jenë vertikale ndërsa gjërësi mund të përfitojmë vetëm me vijëzimet horizontale. E pra miq e gjithë kjo lojë fjalësh dhe vijash ka vetëm një qëllim, elegancën, sharmin dhe suksesin.

Kostumi i Banjës, dëshirë për të qenë “Macho Man”
I nxehti trokiti e bashkë me të dhe zhveshja tashmë është e pashmangëshme sidomos kur weekendet planifikohen të jenë plot diell pranë detit ose pishinave. Disa nga propozimet që do t’ju bëjnë të ndiheni më rehat në zgjedhjen e “lëkurës tuaj të dytë” edhe për këtë sezon.

Format
Të shumëllojshme që nga pantallonat, bokserat, slip e deri tek thuajse inekzistentet, por më të preferuarat dhe për këtë stinë mbeten bokserat, sepse rrinë mirë si për të shëndoshët dhe për të hollët të mos flasim pastaj për komoditetin që ofrojnë.

Ngjyrat
Tepër të forta pa u ndarë nga e zeza

Design
Që nga motivet floreale tek ato gjometrike pa harruar vijëzimet dhe pse jo ideal do të ishte dhe sfondi unik.

Materialet
Pa diskutim më higjeniket Poliamide, elastan, 100% pambuk, kujdes me najlonin.

Firmat
Ata që na propozojnë më të mirën për këtë sezon janë, D&G, Cavalli, Armani etj.

Kështu nga sa pamë më lart çdo gjë është në modë dhe jashtë saj dhe në këtë rast rrisku për të gabuar është më i madh, por ju lutemi bëni kujdes me ngjyrat dhe materialet, sepse janë ato që do t’ju falin relaksin viziv.




Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi