Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Protestuesit festojnë pas “JO”-së  Empty Protestuesit festojnë pas “JO”-së

Sat 16 Nov 2013 - 9:02


Deklarata 30-minutëshe e kryeminsitrit Edi Rama, se Shqipëria e ka të pamundur të demontojë armët kimike, është pritur me brohoritje nga protestuesit, të cilët prej 48-orësh kishin qendruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pikërisht këtë përgjigje.

“Në momentin e fundit ishim në ankth, por gjithçka shkoi mirë dhe ajo ishte një lule në shkretëtirë që lindi”, deklaroi një protestues.

“U finalizua me një sukses të jashtëzakonshëm. Rama u tha qytetarëve se ‘karrigia është e tija, por pushteti është i popullit’”, komentoi një qytetar tjetër.

“Ai është kryeministri ynë. E kemi zgjedhur vet dhe e falenderojmë shumë. Jemi të kënaqur që e kemi zgjedhur”, u shpreh një tjetër.

Kjo protestë qytetare, e cila kishte organizatorë thjesht ndërgjegjen individuale të secilit protestues, për të mos lejuar demontimin e armëve kimike në Shqipëri, ndryshe nga herë të tjera nuk ka kërkuar as masa të rrepta sigurie përpara selisë së Kryeministrisë.

Pas përgjigjes së kryeministrit, protestuesit janë larguar të entuziazmuar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. / Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi