Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ku është më e lehtë të gjendet partneri? Empty Ku është më e lehtë të gjendet partneri?

Sun 17 Nov 2013 - 15:45
80 për qind e të anketuarve, të cilët kanë marrë pjesë në hulumtimin më të ri, kanë deklaruar se partnerin e vërtetë më me dëshirë do ta gjenin në punë.Sipas mendimit të 2.000 meshkujve dhe femrave, partnerin e ri më lehtë është ta gjesh në vendin e punës, sepse mund të shmangen shumë situata të pakëndshme, të cilat ndodhin në fillim të lidhjes.Mirëpo, nëse keni menduar se të anketuarit fjalën e kanë pasur te kolegët e punës, atëherë jeni mashtruar. Në të vërtetë, madje 73 për qind të femrave të anketuara kanë deklaruar se më me dëshirë do të takoheshin me kolegët të cilët kanë pozita udhëheqëse. Ato thonë se ndikimi i kolegëve në pozita udhëheqëse është shumë joshës.
Mirëpo, kur është fjala te meshkujt, situata është krejtësisht ndryshe. Ata më me dëshirë nuk do të takoheshin me koleget të cilat janë në pozita udhëheqëse. Krahas kësaj, 80 për qind e meshkujve kanë deklaruar se i admirojnë koleget kur në punë vijnë të veshura me rroba seksi. Problemi është se afër kolegeve të tilla vështirë mund të koncentrohen në punë.
Edhe pse edhe meshkuj, edhe femrat (kolegë-kolege) në punë janë tërheqës ndaj njëri-tjetrit, megjithatë kanë thënë se lidhjen e tillë do ta mbanin të fshehtë – pa marrë parasysh se a është fjala për aferë apo për lidhje serioze.infoshqip.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi