Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gogësima është ngjitëse, po a tregon ajo sa shumë ju do partneri? Empty Gogësima është ngjitëse, po a tregon ajo sa shumë ju do partneri?

Thu 27 Mar 2014 - 23:05
Shkencëtarët kanë zbuluar një sekret të pazakontë, që mund t’ju thotë sesa shumë kujdeset partnerti juaj për ju. Ata thonë se natyra ngjitëse e gogësimave mund të tregojë shumë për shëndetin e marrëdhënieve. Nëse partneri nuk e hap gojën pasi ju gogësini, ky mund të përbëjë një problem, pretendojnë ata.Shkrimtari Sam Kean beson se gogësima mund të tregojë dashurinë e vërtetë, pasi njerëzve nuk “u ngjitet” gogësima deri në moshën 4-5 vjec. Ai thotë se kjo tregon se “ne kemi nevojë të zhvillojmë pjesë të caktuara të trurit, para se të bëhemi të aftë për aftësitë sociale dhe empainë”.

Shumë kafshë gogësijnë, si gjarpërinjtë, qentë, zogjtë, breshkat, majmunët. Ai është një refleks shumë i vjetër, por tek njerëzit mund të jetë ngjitës. Ne mund t’i kapim dhe t’i dërgojmë gogësimat. Kjo është e rrallë. Vetëm njerëzit, babunët, shimpanzetë dhe qentë arrijnë ta bëjnë këtë.

Në një studim në vitin 2011, kërkuesit italianë vëzhguan më tepër se 100 burra dhe gra nga 4 kontinente, kur ata shkonin në punë, hanin në restaurant dhe qëndronin në dhomat e pritjes. Kur njëri nga vullnetarët e studimit gogësinte, kërkuesit shihnin nëse ndonjëri prej tyre e “kapte” gogësimën dhe gogësinte vetë brenda tre minutave.

Rezultatet e tyre treguan se raca dhe gjinia nuk kishin efekt tek “kthimi” i gogësimës, por fakti nëse ata e njihnin njëri-tjetrin, po. Shkencëtarët vunë re se gogësima kalonte shpejt nga dërguesi te marrësi kur marrëdhënia midis tyre ishte e afërt. Vonesa midis dërgimit dhe përgjigjes ishte më e shkurtër për të njohurit, sesa për të panjohurit.

Si ta bëni një majmun të gogësijë?

Shkencëtarët kanë provuar për herë të parë se shimpanzetë mund të kapin gogësimat e njerëzve. Shkencëtarët suedezë besojnë se aftësia e shimpanzeve për të bërë gogësima zhvillohet me rritjen e tyre në moshë, tamam si te njerëzit. Shimpanzetë e moshës 5-7 vjeç kapin gogësimat njerëzore, kurse primatët e vegjël duket se kanë imunitet ndaj tyre, që sugjeron se njerëzit dhe kafshët e tjera ndajnë të njëjtin model zhvillimi. Kërkuesit që e bënë studimin në Sierra Leone gjetën se gogësima ishte ngjitëse.



/Shekulli Online/L.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi