Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default De Biasi: Për Januzajn shkoj ku të dojë babai i tij

prej Fri 22 Nov 2013 - 14:45
Trajneri i Shqipërisë, Ganni de Biasi, është i gatshëm që të shkojë ku të dëshirojë babai i Januzajt për t’u takuar me të dhe për të folur rreth të ardhmes së talentit të Manchester Unitedit.

Në një intervistë për “Supersport” italiani 57-vjeçar ka analizuar sipas reparteve ekipin përfaqësues dhe ka pohuar se në të ardhmen do të tentojë të afrojë portierë dhe sulmues të tjerë në ekip.

Sipas De Biasit, Januzaj do të ishte një reklamë e shkëlqyer për Shqipërinë dhe se do të bënte gjithçka që ai të mund të integrohej sa më shpejt me grupin.

Italiani ka pohuar se Januzaj ka mundësi të zgjedhë edhe Kombëtare të tjera që mund t’i ofrojnë më shumë sesa Shqipëria.

“Kam dëgjuar babanë e lojtarit që pati thënë se dëshironte që të kishte kontakte zyrtare me trajnerin dhe unë po i drejtohem publikisht se jam gati ta takoj atë kur të dëshirojë dhe ku të dëshiroj. Nuk është nevoja që ai të lëvizë fare, sepse shkoj unë atje ku dëshiron ai”, ka deklaruar De Biasi.

“Gjithsesi, mendoj se më e logjikshme do të ishte të takohemi edhe t’i shpjegoj projektin dhe idetë e mia për mënyrën se si mund ta ndihmoj Adnanin të integrohet menjëherë në ekipin tonë. Jam i ndërgjegjshëm se Adnani ka edhe mundësi të zgjedhë kombëtare tjetër që do t’i ofrojë më shumë, qoftë edhe në planin financiar, por nëse ai është shqiptar dhe e ndien në zemër se është shqiptar, atëherë duhet që të luajë për Shqipërinë. Nëse vjen, do të bëhet emblema e një kombi të tërë dhe anasjelltas: do të ishte edhe reklama më e mirë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, sepse është një yll që luan te Manchester United”, tha De Biasi.

Januzaj akoma nuk ka vendosur se për cilën kombëtare do të luajë. Shqipëria, Belgjika, Anglia, Turqia e Kroacia e duan Januzajn, i cili ka shkëlqyer në debutimin e tij në Premier Ligë.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi