“Dëshiroj të shkoj në shkollë si gjithë bashkëmoshatarët e mi”
Wed 25 Dec 2013 - 6:59
Shkodër- Migert Dyli është një djalosh 12-vjeçar, që prej dy muajsh po përballet me një sëmundje të rëndë që i ka prekur të dyja veshkat.
Për këtë arsye, ai e ka lënë shkollën sepse për të është e pamundur që të ndjek procesin mësimor i qetë, duke qenë se gjendja e tij shëndetësore është duke u përkeqësuar dita-ditës.
Babi i 12-vjeçarit është i gatshëm që t’ia dhuroj njërën veshkë të birit, por kostot për operacionin janë të papërballueshme për familjen e djalit.
Familjarët u kanë bërë thirrje për ndihmë shoqërisë civile, por edhe Ministrisë së Shëndetësisë, që sipas tyre duhet të vënë dorën në zemër për ta ndihmuar financiarisht djalin, që ky i fundit të ketë mundësi të kryej transplantin e veshkave.
“Të lutem më ndihmoni. Do dëshiroja të shkoja në shkollë si të gjithë shokët e mi”,- është shprehur Migerti.
Ndërsa familjarët e vogëlushit janë shprehur se për të vizituar djalin e tyre, duhet të udhëtojnë tre herë në javë për në Tiranë, që djali i tyre të arrijë të marrë mjekimin e nevojshëm.
"E shtruam për 20 ditë në spital, pastaj doli. Tani shkojmë 3 herë në javë në Tiranë. Shteti duhet të na ndihmojë, sepse nuk e përballojmë dot koston e operacionit”, - është shprehur nëna e 12-vjeçarit.
/Shekulli Online/S.H./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi