Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

20 vjet nga zhdukja e pilotit Sinan Vitia Empty 20 vjet nga zhdukja e pilotit Sinan Vitia

Sun 24 Nov 2013 - 14:01
Gjurmëve të zhdukjes së pilotit shqiptar Sinan Vitija, në aeroportin “Petrovec” (sot Aleksandri i Madh) në Shkup, më 28 nëntor 1993.

Zhdukja enigmatike e pilotit dhe instruktorit të pilotimit të aeroplanëve luftarak, Sinan Abedin Vitija ( 1.05.1961) nga Konjuhi i Lipjanit, me banim në Zarë, dhe me shtetësi kroate, që nga dita e zhdukjes e deri më tani kur po mbushen plot 20 vjet, mban në ankth jo vetëm familjen, por dhe më gjërë.

Kapiteni i kl.të parë të aviacionit luftarak në ish Jugosllavi, më 1986, në aferën e mirënjohur të KOS-it famoz, (Shërbimit ushtarak të kundërzbulimit), Sinan Vitija, ka qënë një ndër ata oficer shqiptar të keqtrajtuar dhe persekutuar në ish APJ, bashkë me shumë të tjerë-si Rrahim Ademi, Skender Hasimi, Ahmet Krasniqi-i ndjerë, etj.

Në momentin e shpërthimit të konflikteve të ish Jugosllavi, Sinan Vitija ka bërë kërkesë zyrtare për demobilizim nga ish APJ, mirëpo ligjet rigjide të asaj ushtrie vrastare, nuk i kanë lejuar mundësuar demobilizim nga APJ, kur vendi ishte në gjendje lufte.

Sinani, duke përdorur shkathtësinë dhe zhdërvjelltësinë e vet, ka gjetur mënyrë për të braktisur ushtrinë vrastare dhe i është bashkangjitur forcave çlirimtare kroate. Për mbrojtjen e Zarës, Sinan Vitija ka formuar një njësitë ushtarak shqiptar, të cilin e kanë emëruar “Skenderbeu”, duke u emëruar komandat i atij njësiti. Ky njësitë, i është bashkangjitur Gardës kroate për mbrojtjen e Zarës. Për këtë dëshmon edhe “Deklarata solemne” që është dhënë pranë Shtabit të Krizës, në fshatin Përkos, më datë 11.02.1992. Ka marë pjesë aktive në çlirimin e urës së Maslenicës, që lidhte Dalmacinë me pjesën tjetër të brëndisë së Kroacisë, (që është një ngjarje e veçantë për Sinanin dhe njësitin e tij shqiptar). Pas përfundimit të Luftës në pjesën e Zarës-Dalmaci, Sinan Vitija, për një kohë demobilizohet, për t’iu përkushtuar familjes, bashkëshortes Sevdije dhe fëmijve; djalit Fisnikut (4 dhjetor 1988) dhe vajzës Fatbardhës (1 gusht 1991). Mirëpo, për shkak të gjendjes shëndetësore, shkon për kurim në Gjermani.



Zhdukja në Aeroportin e Shkupit

Ditën kritike, me 28 nëntor 1993, ai zbret në aeroportin “Petrovec” të Shkupit. Ai vjen me linjën e rregullt të fluturimit nga Gjermania dhe zbret në aeroportin “Petrovec” të Shkupit. Zbritjen e tijë në aeroport e ka konfirmuar vëllai Hashim Vitija.

Po të njëjtin pohim e ka bërë më 1996, ministri i MPB-së Tomisllav Çokrevski, në pyetjen e deputetit të atëhershëm Nazmi Maliqi. Nuk ka asnjë dilemë se Sinan Vitija ka qënë në duar të policisë maqedonase. Nga pohimi i ministrit Çokrevski, poashtu nuk ka dilemë se ai është dorëzuar organeve policore serbo-jugosllave pa asnjë procedurë dhe asnjë vendim valid, të mbështetur në dispozitat ligjore në fuqi në Maqedoni, ose duke iu referuar marrëveshjeve ose konventave ndërkombëtare. “Arsyetimi” i përgjigjes me shkrim që lëshon MPB-ja, e nënshkruar nga ministri Tomosllav Çokrevski ( i cili në ndërkohë e zëvëndësoi Lubomir Frçkovskin në këtë post), ka qënë se “është konstatuar se pasaporta e Sinan Vitisë ka qënë e falsifikuar, dhe pasi ai ka qënë shtetas i Serbisë, i është dorëzuar prganeve policore serbe”, pa asnjë protocol të nënshkruar apo depozituar.



Dorëzimi tek serbët

Ekspertë të kësaj lëmie thonë së ky dorëzim(?) i pilotit Vitia në duart e policisë serbe konsiderohet i kundërligjshëm, duke lënë hapësira për tu diskutuar nëse pas këtij ekstradimi apo deportimi fshihet diçka tjetër. Megjithatë rasti bëhet i qartë pasiqë autoritetet kroate konfirmojnë se pasaporta me të cilën ka udhëtuar Sinan Vitia ka qënë e rregullt dhe ai ka qënë shtetas kroat, duke mos patur asnjë shtetësi tjetër.

Është fakt se Sinan Abedin Vitija, ka qënë në listën e arrestit të oficerëve shqiptar, në kërkim nga organet policore dhe ushtarake serbe, me status të dezertorit të luftës. Poashtu, është thënë, se, Sinan Vitija është mbajtur 4 ditë në paraburgim ushtarak në Prishtinë. Prej aty është “përcjellur” në Nish. Prej Nishi humbet çdo gjurmë e tijë! Ka thashë e thëna se është dërguar në “CZ” (burgu qëndror”) në Beograd, por këtë askush nuk e konfirmon.

Dilemat e shumta kanë qënë dhe janë: Mbi bazë të cilëve kritere, konvente apo dhe dispozita ligjore, shtetasi kroat i dorëzohet organeve serbe, kur dihet se ai nuk është shtetas i Serbisë? Pse kanë vepruar organet policore në këtë rast kësisoji, cili është motivi? Mbase, kooperimi dhe marëdhëniet “aq të mira” të ministrit të athershëm të MPB-së Lubomir Fërçkovski (ministër i brëndshëm 1992-1996), me organet policore serbe, duke ditur se çka përjetojnë të gjithë ata që kanë reputacionin e luftëtarit kroat kur bien në duart e organeve policore serbe. Shqiptari, Sinan Abedin Vitija, pilot dhe shtetas i Kroacisë, i dorëzohet Serbisë, pa procedurë zyrtare konform normave ndërkombëtare, dhe nuk ka asnjë sqarim zyrtar se kujt i është dorëzuar, dhe cili është fati i tijë?



Heshtja në Shkup dhe Zagreb

Habitë edhe indiferenca shumëvjeçare e vetë shtetit kroat dhe shoqatave të luftëtarëve, të dala nga lufta. Habitë sjellja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Kroaci. Habitë sjellja e Shoqatës së viktimologëve botëror, (kryetar i së cilës një kohë të gjatë ishte akademiku Zvonimir Sheparoviq nga Kroacia). Habitë fakti i sjelljes indolente e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Kryetari i të gjitha shoqatave të luftëtarëve në Kroaci, koloneli Ivan Grujic, që merret me këtë problematikë, sidomos për të zhdukurit gjatë luftës në Kroaci, pas kontakteve të shumta është prononcuar se nuk ka asnjë njoftim për Sinan Vitinë. Po nga kjo Zyrë (shoqatave për personat e zhdukur në Zagreb), Zdenko Ognjençiq, gjatë kontaktit të fundit u shpreh: “Ka kaluar kohë e gjatë nga zhdukja, preferoj, dhe është e mirëseardhur që familjarët e Sinan Vitisë, vëllezërit, bashkëshortja dhe fëmijtë, të ndihmojnë në identifikimin e kufomave nga varrezat e shumta në Kollubarë, Padinska Skelë, Mitrovicë, Batajnicë, Ovçar etj, duke dhënë materiale për ADN (DNK) analizën”. E gjithë kjo, nuk jepte shpresë për familjen e Sinan Abedin Vitisë, por shtonte ankthin. Për këtë askush nuk e ngrenë zërin e arsyes.

Megjithate, ndër ata që janë përpjekur për të ndihmuar në rastin e Sinan Vitisë, duhet përmendur ish shefin e Akademisë së aviacionit në Zarë, gjeneralin tashmë të ndjerë, i cili ndërroi jetë në shkurt të këtij viti, Imra Agotiq, (sepse Sinan Vitija ishte specializant i tijë). Përpjekjet e tijë të parreshtura, megjithate nuk e sollën Sinanin, e as njoftime fatlume.



Fërckovski ka pjesën e përgjegjësisë dhe Cokrevski

Lubomir Fërçkovski, pas dorëzimit të detyrës së ministrit të brëndshëm-më 1996, avancohet në ministër të jashtëm! Lubomir Fërçkovski dhe Tomisllav Çokrevski, që të dy, doktor të shkencave juridike, profesor universitar (Çokrevski ka qënë bile edhe Rektor në Universitetin e Shkupit), kanë ushtruar detyrën e ministrit të brëndshëm, e para kësaj, që të dy, kanë qënë Kryetar të Komitetit të Helsinkit, për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut! Kjo mbase është dëshmia më e mirë pse është dorëzuar Sinan Vitija në duart gjakatare të organeve policore serbe.

Bashkëshortja e tij, Sevdije Vitija (Sadriu), që edhe sot e kësaj dite jeton në Zarë, gjatë tërë këtyre viteve është ballafaquar me sfida të shumta që sjell ironia e jetës. Jeton me ndihmë minimale sociale pa iu njohur e drejta e pensionit të luftëtarit të lirisë së luftës në Kroaci.

Ka një arkiv, një grumbull shkresash, nga letërkëmbimi me organet zyrtare dhe organizatat joqeveritare, brënda dhe jashtë Kroacisë, në pamundësi për të hulumtuar rastin duke lëvizur-kuptohet në mungesë të mjeteve materiale, që në masë të madhe ia vështërson edhe gjendjen jo të lakmueshme shëndetësore.



Pistat e dyshimeve

Kanë qarkulluar informacione se Sinan Vitia mund të ndodhet në ndonjë nga “kampet, burgjet ose spitalet neuropsikiatrike” në teritorin e Serbisë. Duke iu referuar këtyre supozimeve, e natyrisht për të gjetur gjurmë të Sinan Vitisë, pavarësisht nga rreziku permanent, në dhjetor të vitit 2000, pas Kroacisë, kam vizituar disa kampe, azile dhe spitale neuropsikiatrike në Vrshac, Sremska Mitrovicë, Pozharevc, Padinska Skelë, për të hulumtuar mos vallë, gjindej aty, ky djalë shqiptari, por, fatkeqësisht u këtheva bosh. Gjurmët, mbase i kishte mbuluar bora dhe harresa.

Tani, edhe pas 19 viteve të arrestimit të Sinan Vitisë, në aeroportin e Shkupit, deportimit ose jo, të tijë, dorëzimit ose jo, në duart e policisë famëkeqe serbe, mbetet i paqartë rasti, mbetet dhimbja dhe errësira.

Para dy viteve diçka kishte levizur nga vendi, por për hirë te zbardhjes së plotë të rastit, hollësi nga ato lëvizje nuk i bëmë publike, por tani edhe këto lëvizje janë heshtur dhe nuk ka asnje njoftim, asnjë informacion në drejtim të zbardhjes së rastit të pilotit Sinan Vitia.

Pas publikimit të informacionit në muajin maj të vitit 2011, se në shpellën e rezervatit ushtarak “Jasen”, janë gjetur eshtrat e tre personave, të moshës mesatare, lindi dyshimi mos vallë aty ka përfunduar edhe piloti shqiptar Sinan Vitija, i arrestuar në aeroportin “Petrovec” në Shkup, më 28 nëntor 1993

Pas publikimit të shkrimit me titull “ Jasen fshehë mëkatet e APJ-së”, botuar në të përditshmen “Vreme”, ku thuhet se janë gjetur tre skelete të njeriut, të moshës së mesme, të vjetër sipas vlerësimeve preliminare të mjekoligjorëve-forenzikëve, më së paku 19 vjet (!?), na bëri të dyshojmë dhe të vemë në sprovë edhe eskpertët forenzik dhe patologët, që tashmë duhet të krijojnë apo sajojnë edhe fotorobotët e viktimave, se mos vallë mund të jetë ndër viktimat edhe piloti shqiptar, Sinan Abedin Vitija (1961), i arrestuar në aeroportin e Shkupit, më 28 nëntor të vitit 1993 dhe që atëhere i zhduken gjurmët. Është së paku humane nga e të gjithëve, që të ndihmojmë në zbardhjen e rastit të pilotit Sinan Vitia. (Mehmet Latifi/INA)

Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

20 vjet nga zhdukja e pilotit Sinan Vitia Empty Re: 20 vjet nga zhdukja e pilotit Sinan Vitia

Mon 25 Nov 2013 - 17:37
VERTETE NGJARJE DHIMBSHME,TRAGJIKE DHE SHUME E PA DREJT!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi