Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

E moshuara që jeton në shtëpinë e ndërtuar me shishe plastike Empty E moshuara që jeton në shtëpinë e ndërtuar me shishe plastike

Mon 25 Nov 2013 - 14:21
AMERIKE-Mariá Ponce 78-vjeçarje, ndërton shtëpinë me shishe plastike dhe me pjesë të tjera të riciklueshme. Struktura e kësaj shtëpie është shumë origjinale dhe është kthyer në një oaz paqeje, shprese dhe bukurie në një rajon të El Salvador, një Shtet në Amerikën qendrore, në kufi me Guatemalën dhe që laget nga Oqeani Paqësor.
E moshuara që jeton në shtëpinë e ndërtuar me shishe plastike 1zmz5at
Çdo mëngjes, dyert e krijuara me tavolina druri, të lyera me ngjyrë blu, hapen dhe mbyllen për vizitorë të shumtë, ku i mirëpret gruaja, e cila ka krijuar këtë shtëpi të magjishme. Ajo ndodhet në rrugën El Litoral, dhe që është një rrugë automobilistike, kështu shtëpia e saj nuk mbetet pa u vënë re. Mariá Ponce, i fton të gjithë për të parë shtëpinë e saj të veçantë dhe modeste, e cila është vetëm 10 metra katror.


Kjo shtëpi, është e krijuar me shumë shishe plastike, ku edhe tavani është i krijuar me këtë material, për të ndaluar hyrjen e ujit në shtëpi. Ajo e ka menduar mjaft mirë, që shishet mos lëvizin, duke i vendosur atyre shkopinj prej bambuje të cilët janë ngulur në tokë.

Ndërsa shishet e vendosura në muret e shtëpisë, zonja 78-vjeçare i ka lyer vetë një nga një, duke krijuar kështu edhe një ambient të këndshëm rreth saj.

Ajo është shprehur se i është dashur pak kohë për të gjetur materialin: "Për të gjetur materialin, për të krijuar këtë shtëpi, më është dashur një muaj e gjysmë, pastaj më është dashur të mbledh edhe shishet plastike. Ndërtimi i kësaj shtëpie zgjati rreth tre muaj dhe për të kam punuar çdo ditë nga mëngjesi në mbrëmje, kam punuar e vetme dhe jam shumë krenare për këtë gjë, pasi deri dje nuk kisha një shtëpi timen, ndërsa tani, e admirojnë të gjithë".

Ajo është shprehur se shtëpia e saj e parë, e krijuar me baltë, u shemb në vitin 2001, nga 2 tërmete që goditën vendin.

(a.n/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi