Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeni shpëton foshnjën, e kishin hedhur në park Empty Qeni shpëton foshnjën, e kishin hedhur në park

Wed 27 Nov 2013 - 0:04
Një qen me emrin Xhejd i shpëtoi jetën një foshnje, e cila ishte lënë në një shkurre në një park në Birmingem. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh, ku i zoti i qenit Roxher Vildej 68 vjeç, ndërsa po shëtiste nëpër park, qeni Xhejd është larguar nga ai dhe i është afruar një shkurreje.Vildej tregon se e kishte thirrur qenin që ta ndiqte, por ai s’e kishte dëgjuar. I befasuar edhe vetë i zoti nga reagimi i qenit, i është afruar shkrues dhe kishte vënë re një qese. Ai fillimisht kishte menduar se qesja ishte e mbushur me plehra, por pastaj kishte vënë re se diçka po lëvizte brenda saj.

“Pash se në të diçka lëvizte, kujtova mos kishte brenda kotele, por ndërkohë pash një dorë dhe kokën, e pastaj foshnja nisi të qajë”, tha Vildej.

Ai menjëherë kishte lajmëruar ambulancën, e cila arriti në vendngjarje. Pasi bebja u dorëzua në spital, mjekët konstatuan se bëhej fjalë për një foshnje disaditëshe e gjinisë femër.

Mamitë e kishin pagëzuar foshnjën me emrin Xhejd, sipas emrit të qenit që e kishte shpëtuar.

Policia po heton për gjetjen e nënës së foshnjës.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi