Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeni shpëton foshnjën e braktisur poshtë një ure Empty Qeni shpëton foshnjën e braktisur poshtë një ure

Sat 30 Jun 2012 - 14:49
Një fëmijë dy javësh u gjet nga një qen, pasi u braktis nga nëna e tij nën një urë. Fëmija dy javësh u gjet nën një urë në Winkongo pranë Bolgatanga, të shtetit afrikan Gana. Qeni e kishte kaluar gjithë natën duke u kujdesur për fëmijën për ta mbajtur atë ngrohtë.Zbulimi ndodhi në sajë të pronarit, i cili i shqetësuar në lidhje me mungesën e qenit, kishte organizuar një kërkim në fushat dhe pyjet përreth. Kur pronari në fund ka gjetur qenin nën një urë pranë fermës, vuri re dhe praninë e fëmijës në të cilën qeni ishte shtrirë për ta mbajtur atë të ngrohtë gjatë natës.

Drejtori i Shëndetit Publik, Rosemary Azure, ka deklaruar se fëmija i braktisur ishte rreth dy javësh dhe kordoni i tij ishte prerë keq duke u infektuar.

Foshnja u shpëtua dhe po trajtohet në spital duke iu bërë të gjitha vaksinimet e nevojshme. Policia po kërkon për nënën e tij: një hipotezë është se fëmija mund të jetë braktisur nga një nënë adoleshente: janë në fakt të shumta rastet e shtatëzanisë te vajzat në këtë zonë.

Qeni megjithatë ka fituar statusin e heroit për përkujdesjen e fëmijës: foshnja kishte shumë të ngjarë të vdiste nëse nuk do ishte mbajtur i sigurt gjatë gjithë natës nga ai.
b.info,kosova
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi