Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Të braktisur por të dashuruar Empty Të braktisur por të dashuruar

Fri 25 May 2012 - 21:54
Emanuela SakoËshtë e rrallë për vetë moshën dhe kushtet në të cilat ata jetojnë. Por ndoshta duhet ta pranojmë atë shprehjen “dashuria nuk njeh moshë”. Dëshmitarë të kësaj u bëmë ne të “Jetës” dje në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, ku AdilArapaj 73 vjeç dhe Dyshja 56-vjeçare na rrëfyen… historinë e dashurisë së tyre.Dashuria nuk njeh moshëDyshja është e para që hap portën e madhe në hyrjen kryesore dhe shprehet e gatshme të na shoqërojë. Adili e ngacmon me fjalë gjatë gjithë kohës. Dyshja është natyrë e vrazhdë, por pranon se Adilin e pëlqen dhe dëshiron që shumicën e kohës ta kalojë me të. Ata dalin për kafe pranë qendrës ku jetojnë, shëtisin vazhdimisht të dy dhe i bëjnë dhurata simbolike njëri-tjetrit.



E duan një ceremoni, por…

Këto ditë çifti po mendon që ndjenjën e tyre ta bëjnë më zyrtare dhe më të denjë për moshën e tyre. Adili shprehet se do të donte që të bënin një ceremoni të thjeshtë në Shtëpinë e të Moshuarve për ta kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre. Por…



Ç’do mendojnë të afërmit?

Deri më tani janë stepur për idenë e martesës. Mendojnë për paragjykimet që do të kenë të afërmit e tyre. Asnjëri nga të dy nuk ka fëmijë, por kanë motra dhe vëllezër.

Adili thotë: “Do të doja të bëja një ceremoni këtu. Edhe drejtori më ka thënë, që të mos merrem më me ngacmime apo të qendroj më vete me Dyshen, por të bjëmë diçka më zyrtare. Ai është shprehur i gatshëm të na ndihmojë, por deri tani nuk kemi vendosur gjë. Kam hallin e Dyshes, sepse ajo preket më shpejt nga opinioni dhe ndoshta do të ndihej keq më pas”.



Adili: Shkëmbejmë ushqimet e mira, Dyshja më qëndron pranë kur s’jam mirë

Adili ka humbur bashkëshorten pas 30 viteve martesë. Për Dyshen thotë se ajo e ndihmon të largojë vëmendjen nga gjërat e këqija që ka kaluar në jetë. “Me Dyshen kam 3 vjet që jam njohur, që ditën që ajo ka ardhur në Azil. Ndërsa unë kam ardhur më parë në Azil, pasi kam 8 vjet këtu…”





Adil, çfarë mendove momentin e parë që e pe Dyshen?

Mendova që t’i dilja për zot, ta ndihmoja me se të mundesha. Madje këtë ua shpreha edhe të tjerëve, që janë ketu. Edhe ajo e pranoi këtë gjë, sepse njeriu ka gjithmonë nevojë për mbështetje dhe sidomos kur është vetëm.



Po Dyshja?

Dyshja pranoi, që unë të isha një mik i saj dhe të përkujdesesha për të.

Fillova të qëndroj më tepër me të, sesa me gratë e tjera që janë këtu. Më pas filluam ta forcojmë miqësinë.



Kur ja ke shprehur pëlqimin që ke ndaj saj?

Ja kam shprehur pak kohë pasi erdhi. Edhe tani ja shpreh, por ajo shpeshherë tregohet e vrazhdë, sidomos kur flas në sy të të tjerëve, sepse e vret opinioni i të tjerëve. Me pak fjalë vihet në siklet.



Cilat fjalë e vënë në siklet?

Po ja, i them që “hajde të puth pak”, ose “sa e mirë që je moj Dyshkë”, apo “tani jemi vetëm të dy dhe do kujdesemi për njëri-tjetrin”, “Jemi prerë për njëri-tjetrin”, “Ti je shpirti im” etj. Ja them si përkëdheli..



Po pse e vënë në siklet këto fjalë?

Ashtu ka tipin. E ka të vështirë t’i pranojë hapur gjërat, sidomos kur kemi të tjerët pranë. Por Dyshja më qëndron pranë sa herë që unë nuk ndihem mirë me shëndet. Çfarë mund t’i ndodhet ndonjë gjë e veçantë për të ngrënë vjen e ndan me mua. Kontrollon sirtaret e saj, apo ble ndonjë gjë dhe më thërret për ta ndarë bashkë.



I ke blerë ndonjëherë dhuratë?

I blej gjithmonë gjëra që ajo pëlqen. Dal në treg dhe i blej lëngje frutash, qershi, mollë etj. Dhurata të tjera që kërkojnë shumë lekë, të them të drejtën nuk i kam blerë. Por, ajo kënaqet edhe me këto.



E mban mend ditëlindjen e saj?

Si nuk e mbaj mend muajin prill, kur kanë çelur edhe lulet. Përveçse e mbaj mend, i bleva dhe një pije me lëng portokalli, se Dyshja e pëlqen. Edhe drejtori na i kujton gjithmonë ditëlindjet, duke na mbledhur të gjithëve dhe na uron me gatime më të veçanta.





Dyshja: Flasim për të shkruarën dhe arsyen pse jemi këtu

Dyshja shprehet e gatshme për të folur me ne, por ajo nuk do kurrsesi të dalë fotografi. Megjithëse më e rezervuar se Adili, ajo na tregon ndjenjat e saj, në lidhje me njeriun që i qendron më afër.



Dyshe, Adili thotë se të pëlqen, ti ndan të njëjtën gjë?

Po zakonisht rrimë bashkë. Jo se nuk qëndrojmë edhe me të tjerët, por më shumë bëjmë muhabet të dy. Edhe unë e pëlqej, ka kohë. Mendoj se kjo ndodhi pasi kam ardhur këtu dhe ai më ndenji më afër.



Por thotë që sillesh ndonjëherë vrazhdë me të…

Po…ndonjëherë ai e tepron me shaka dhe më ngacmon gjithmonë me fjalë.



Dilni shëtisni të dy?

Në përgjithësi dalim të gjithë bashkë. Dalim për kafe, dalim deri tek tregu për të blerë ndonjë gjë. Dalim edhe vetëm të dy, por më pak.



Për çfarë flet me Adilin?

Për çdo gjë. Për gjërat që kemi kaluar, për arsyen se përse jemi këtu etj. Me pak fjalë qajmë hallet e njëri-tjetrit.



Na treguan që dëshironi një ceremoni të thjeshtë martese?

(Stepet). Do të doja, por… Nuk e di se çfarë të them.





Shqiptarja ringjall fshatin maqedonas: I pari fëmijë pas 37 vitesh

Pas 37 viteve, Angjela, shqiptarja nga veriu i Shqipërisë e martuar në fshatin Belovodicë të Prilepit në Maqedoni ka sjellur foshnjen e parë, duke rigjallëruar këtë fshat të heshtur dhe me të moshuar e burra të pamartuar.

Ditëve të fundit, në fshatin që gjendet 20 kilometra nga Shkupi, u lind foshnja e parë pas 37 viteve nga bashkëshortët Mitre, 53 vjeç dhe bashkëshortja e tij Angjela, të cilën e kishte gjetur përmes agjencive dhe rrjeteve të organizuara që realizojnë martesat e të vajzave dhe grave shqiptare në Maqedoni, informon agjencia e lajmeve INA.

Fshati është i gëzuar dhe se numëron rreth 20 banorë, por shumica e pjesës tjetër të fshatit është shpërngulur drejt qendrave urbane dhe emigracionit. Mediat maqedonase i kanë dhënë jehonë të madhe këtij lajmi, duke nënvizuar se po ndizet një vatër e re e ringjalljes së një fshati që po shkonte drejt shuarjes.

Një numër i madh i vajzave dhe grave shqiptare janë të martuara nëpër vendbanimet maqedonase, dhe shumica e këtyre martesave bëhet me para, pasi që burrat maqedonas janë kryesisht të moshuar që kanë ngelur pa martuar.





300-500

Të shumta janë gratë nga Mirdita, Shkodra, dhe nga vendet të tjera nga veriu i Shqipërisë që vazhdojnë martesat me beqarët e moshuar maqedonas në rajonet periferike dhe malore të Maqedonisë. Ka dhe nga Kruja dhe nga Shqipëria e mesme si dhe nga Jugu i Shqipërisë.

Nuk ka fshat në Pellagoni duke u nisur nga fshati më veriperëndimorë i Manastirit e deri në fshatrat malore të Velesit që të paktën mos ketë të martuar 2 nuse nga Shqipëria, kështu që numri i tyre sillet nga 300 deri në 500 vajza që janë martuar për “beqarë të vjetër” maqedonas të këtyre zonave, – raporton agjensia maqedone INA.



Një javë më parë një krim pasioni ka ndodhur në azilin e të moshuarve në Kavajë. Një 66 vjeçare është plagosur rëndë më thikë nga një i moshuar 69 vjeçar. Siç raportuan mediat, e plagosura është Sulltane Muharremi dhe agresori, Maliq Tafaruçi. Mësohet se historia e tyre e dashurisë kishte nisur që në monizëm kur të dy ishin të internuar dhe rifilloi në azilin ku jetonin të dy. Policia e ka arrestuar Maliqin, ndërkohë që Sulltania është ende në reanimacion.



*******

Asnjëherë nuk është vonë për t’u martuar

Nëse mendoni se është vonë për t’u martuar, e keni gabim. Një 101-vjeçar në Malajzi kishte deklaruar në një revistë se kërkonte të martohej. Dhe nga fjalët, kaloi në vepra.

101-vjeçarit Ahmad Isa i është përgjigjur një 82-vjeçare, nënë e nëntë fëmijëve, e cila ka mbetur e ve që prej 30 vjetësh. Sanah Ahmad është “goditur” nga 101-vjeçari, për shkak se i ngjan shumë ish-bashkëshortit të saj dhe është e gatshme që të martohet me të.

Tashmë dy familjet e të moshuarve janë duke diskutuar për detajet e martesës. Ahmad është shprehur se e trembte vetmia dhe për këtë arsye ka vendosur që të martohet. “Kam frikë të fle vetëm natën”, është shprehur ai. 101-vjeçari ka 5 fëmijë, 20 nipa dhe 40 stërnipa.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi