Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krimi në familje godet sërish  Empty Krimi në familje godet sërish

Fri 7 Jan 2011 - 0:51
Krimi në familje godet sërish  DY-VRASJET-06_tn_1Një krim i rëndë brenda familjes tronditi mëngjesin e së enjtes qytetin e Durrësit. Bukurie Hoxha, 44 vjec, nënë e tre fëmijëve u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj 54-vjecar. (UPDATE)
Agron Hoxha, në gjendje të dehur ka qëlluar mbi të shoqen pas një konflikti, duke e lënë të vdekur në vend.

I traumatizuar për krimin që kreu, 54-vjecari ka qëlluar më pas veten me automatik, duke mbetur i plagosur rëndë.

Në momentin e krimit 3 fëmijët kanë qenë duke fjetur dhe janë ngritur nga gjumi pasi kanë dëgjuar të shtënat.

Policia tha se pret përmirësimin e gjendjes së 54-vjecarit, i cili ndodhet në reanimacionin e Durrësit, për t’i komunikuar arrestin.

Ndërkohë që në Yrshek, një fshat në periferi të Tiranës, u vra nga fqinji i tij 75-vjeçari Feim Leka. Viktima dhe agresori, shtetasi Isuf Sinani, kishin marrë së bashku pak kohë më parë me qera një pjesë toke me qëllim kullotjen e bagëtive.

Gjatë kullotjes në mesditën e së enjtes, ata janë konfliktuar për ndarjen e tokës që kishin bërë, duke akuzuar njëri-tjetrin se kishin përdorur më shumë sipërfaqe nga sa u takonte.

Konflikti ka përfunduar me nxjerrjen e armëve të ftohta që mbanin me vete. 67-vjecari Sinani e ka qëlluar disa herë në trup fqinjin e tij.

Banorët e zonës e kanë përcjellë të moshuarin të plagosur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, por ai ka ndërruar jetë pasi kishte humbur sasi të konsiderueshme gjaku. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe arrestoi 57-vjecarin nën akuzën e “vrasjes me dashje”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi