Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Pse të mos jetë shqiptar ambasadori i Maqedonisë në Kosovë e Shqipëri? Empty Pse të mos jetë shqiptar ambasadori i Maqedonisë në Kosovë e Shqipëri?

Wed 27 Nov 2013 - 16:50
Partitë shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë BDI dhe PDSH kanë shkëmbyer akuza ndaj njëra tjetrës lidhur me emërimin e ambasadorëve në ambasadat në Tiranë dhe Prishtinë, ku vazhdimisht caktohen ambasadorë me përkatësi etnike maqedonas dhe asnjë shqiptarë. Këto akuza kanë shpërthyer në seancën e sotme të punimeve të komisionit të Parlamentit, gjatë prezantimit të platformës së ambasadorit të ri të sapoemëruar të Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski.

Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi ka pyetur se përmes partia shqiptare në pushtet BDI asnjëherë nuk emëron ambasador shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri.

“Ju si BDI gënjeni, ju po manipuloni me qytetarët. Pse të mos jetë shqiptar ambasadori i Maqedonisë në Kosovë e Shqipëri? Tash e 12 vite jeni në pushtet. Po jua them unë, sepse funksionarët e BDI-së janë të instaluar nga shërbimet inteligjente, janë të korruptuar dhe të hipotekuar. Këta persona vendosen funksionarë. Maqedonia nuk e sheh Kosovën dhe Shqipërinë si vend mik por si vend armik”, deklaroi deputeti Ibrahimi.

Ermira Mehmeti, deputetja e BDI ka reaguar duke thënë se deklaratat e Ibrahimit janë të rrezikshme.

“Mos flisni për patriotizëm pas asaj që keni bërë. Lideri Juaj i ka mallkuar të gjithë shqiptarët që kanë votuar BDI-në dhe atë e dini e keni në gazetën Dnevnik. Si mund te flisni për patriotizëm. Këtë asnjëherë nuk e ka bërë lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Si mund te flisni për patriotizëm kur ish-kryetari i Komunës së Tetovës, në zgjedhje u thoshte maqedonasve mos votojnë për BDI-në se ata do u ndërtojnë përmendore të UÇK-së. Ju flisni për spiunim përderisa ju vetë angazhuat njerëz tuaj për të gjetur një spiun në Beograd i cili ka falsifikuar biografi”, është përgjigjur Mehmeti.

Ambasadori i ri në Kosovë, Ilija Strashevski tha se do të angazhohet për ta prezantuar në mënyrë sa të denjë Maqedoninë në Kosovë si dhe do të mbrojë interesat e qytetarëve të saj dhe të shtetit nga ku vjen. /INA/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi