Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, sot në Kosovë Empty Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, sot në Kosovë

Tue 21 Feb 2012 - 15:25
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi do të qëndrojë për vizitë zyrtare njëditore në Kosovë. Vizita në Prishtinë, fillimisht e planifikuar për 13 shkurt, u anulua për shkak të kushteve të këqija motit.

Besimi, siç raporton MIA, do të takohet me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) Agim Çeku, me komandantin e FSK-së, gjeneral nënkolonelin Kadri Kastratin dhe me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Hajredin Kuçin.

Përmes kësaj vizite pritet që të konfirmohet angazhimi i dy ministrive që të vazhdojnë edhe më tej të bashkëpunojnë, si në nivel bilateral, ashtu edhe në suaza të iniciativave rajonale.

Në suaza të vizitës është paraparë nënshkrimi i Planit për bashkëpunim bilateral për vitin 2012, me të cilin janë paraparë mundësitë për shfrytëzim të kapaciteteve të disponueshme të Maqedonisë: Poligoni Krivollak, Qendra trajnuese rajonale për komunikime dhe Qendra ushtarake medicinale, si dhe shkollimi i kadetëve nga Kosova në Akademinë ushtarake në Shkup.

Me rëndësi prioritare në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë është arritja e dialogut plotësisht të hapur dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me Republikën e Kosovës, si dhe arritja e nivelit të lartë të bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë së të dy vendeve.

Ministri Besimi, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, do të theksojë se zhvillimi dhe mbajtja e kapaciteteve rajonale duhet të bazohet në konceptin e "smart defence" (mbrojtje e mençur), me qëllim bashkimin dhe ndarjen e mjeteve të mbrojtjes dhe të sigurisë. Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë do ta vizitojë edhe Qendrën për studime universitare së Forcave të sigurisë së Kosovës në Komandën e ushtrisë tokësore.

Komente (0)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi