Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krizë organizimi në Ministrinë e Mbrojtjes Empty Krizë organizimi në Ministrinë e Mbrojtjes

Tue 22 May 2012 - 3:16
Hajro Limaj

Ministria jonë e Mbrojtjes është kthyer në një ministri gjigante. Ajo ka tre zëvendësministra, një sekretar të përgjithshëm, gjashtë drejtorë të përgjithshëm, 16 drejtorë dhe 6 drejtorë të agjencive, qendrave dhe shërbimeve të strukturës vartëse. Ky quhet blloku civil. T’i shtojmë tani asaj bllokun ushtarak që ka në krye një shef Shtabi të Përgjithshëm, dy zëvendësshefa shtabi, një drejtor të Shtabit të Përgjithshëm dhe 9 drejtorë drejtorish.

Me këtë strukturë, ajo ka 400 veta, 250 persona në bllokun civil dhe 150 në Shtabin e Përgjithshëm. Aq shumë dhe aq e madhe sa nuk mund ta gjesh në asnjë ministri tjetër të NATO-s në raport me Forcat e Armatosura që ne kemi. Thuhet se së bashku me personelin që ka në varësi në të gjithë vendin, arrin në 9 mijë veta, nga të cilët 2000 janë civilë, 1750 oficerë, rreth 3500 nënoficerë dhe pjesa tjetër ushtarë. Po të shohësh sajtin e Shtabit të Përgjithshëm, rezulton se në vartësi të tij janë vetëm komanda e Forcave Tokësore, Komanda Logjistike dhe Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Po komanda e Forcave Detare dhe e Forcave Ajrore në varësi të kujt janë? Mos vallë e kanë shkatërruar strukturën që u ligjërua në vitin 2000 me ekspertizën e NATO-s? Mesa duket po. Ato janë kthyer në strukturën e periudhës së socializmit, kur vareshin direkt nga ministri. Atëherë shefi i Shtabit nuk është i përgjithshëm, por vetëm i forcave tokësore. Le të vijmë tek sasia e gjeneralëve që duhet të ketë ushtria shqiptare. Llogaritja e sasisë dhe vendeve që duhet të jenë gjeneralë bëhet në mënyrë shkencore dhe aritmetike. Këtë ka zbatuar dhe po zbaton NATO-ja.

Me forcat e armatosura që ne kemi aktualisht, duhet t’i bihet alarmit. Gjeneralë pa ushtri nuk mund të ketë. Një gjeneral brigade duhet të ketë në varësi 4 mijë trupa. Prandaj, në Shqipëri, gjeneral brigade mund të jetë vetëm komandanti i Forcave Tokësore, ndërsa komandantët e Forcave Detare dhe atyre Ajrore nuk mund të jenë më shumë se grada e kolonelit. Kolonel duhet të jenë edhe komandanti i Logjistikës dhe komandanti i Doktrinës dhe Stërvitjes.

Përcaktimi i këtyre gradave është i lidhur direkt me sasinë e efektivave që kanë në vartësi forcën e armatimeve dhe pajisjeve që kanë në përdorim. Ato janë maksimumi në rang regjimenti dhe jo brigade. Pse duhen dy zëvendësshefa të Shtabit, kur shtetet me ushtri 700 mijëshe kanë vetëm një? Në këtë mënyrë, edhe shefi i Shtabit të Shqipërisë duhet të jetë maksimumi gjeneral-major dhe jo brigade. Të gjitha këto argumente me shifra tregojnë se Ministria e Mbrojtjes është në krizë drejtimi dhe organizimi bashkëkohor sipas standardeve të NATO-s.

Kjo tregon se në këtë ministri punohet për të krijuar struktura gjigante e vende pune dhe jo një strukturë me personel bashkëkohor efektiv. Vazhdimi në detyrë i 15 kolonelëve dhe 80 nënkolonelëve që kanë kaluar afatin ligjor të qëndrimit në këto grada vërteton ato që trajtuam më lart. Edhe shkrirja e bazës detare të Bisht Pallës është tepër e dyshimtë dhe bishtin e ka mbrapa. Prandaj ka ardhur koha që Komandanti i Përgjithshëm, Kuvendi i Shqipërisë dhe qeveria të angazhohen menjëherë me këtë situatë alarmante që është krijuar në këtë ministri.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Krizë organizimi në Ministrinë e Mbrojtjes Empty Re: Krizë organizimi në Ministrinë e Mbrojtjes

Wed 23 May 2012 - 20:13
Ministria e Mbrojtjes "Ministri" dhe Ushtria Shqiptare "Zero"!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi