Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kosovë, shkarkime në Ministrinë e Brendshme Empty Kosovë, shkarkime në Ministrinë e Brendshme

Thu 22 Nov 2012 - 11:46
Kosovë, shkarkime në Ministrinë e Brendshme Pasaporta-kosovare

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për shkarkimin nga posti i këshilltarit politik të MPB-së, Sedat Gashin, si dhe pezullimin nga puna me pagesë të kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrimin Civil, Blerim Camaj dhe drejtorit të Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha.

Në një komunikatë për shtyp thuhet se pezullimi i këshilltarit Gashi është bërë për shkak të mospërmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive si këshilltar politik, ndërsa për zyrtarët Camaj dhe Berisha për shkak të keqmenaxhimit dhe marrëdhënieve të këqija ndërnjerëzore me stafin.

Këto shkarkime vijnë pas skandalit të pasaportave biometrike për të cilin EULEX ka arrestuar 3 persona, mes të cilëve një shtetase gjermane. Ata akuzohen se kanë vjedhur 1.4 milionë euro.

E arrestuara Natali Veliaj, punonjëse në firmën nënkontraktuese, akuzon zyrtarë të lart në MPB si të përfshirë në aferën korruptive. Ajo i ka kërkuar EULEX-it statusin e dëshmitares së mbrojtur për të nxjerrë emrat e zyrtarë të kësaj ministrie, të cilëve ajo pretendon se u ka kaluar shuma parash në llogari.
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

Kosovë, shkarkime në Ministrinë e Brendshme Empty Re: Kosovë, shkarkime në Ministrinë e Brendshme

Thu 22 Nov 2012 - 12:36
e nderuar shkodrane mire kishte me qene ai ne kry te saj te jap dorheqje . sepse ai nuk eshte duke kryer punen siq duhet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi