Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

24-vjeçari me një defekt kardiak të rrallë Empty 24-vjeçari me një defekt kardiak të rrallë

Thu 28 Nov 2013 - 19:37
24-vjeçari me një defekt kardiak të rrallë Article-2514934-19B1FC5700000578-790_634x69624-vjeçari me një defekt kardiak të rrallë Article-2514934-19B2C05F00000578-678_634x401
Një 24-vjeçar nga Kina i është nënshtruar një operacioni aspak të zakontë.

Ai ka jetuar gjithë këto vite me një zemër të pozicionuar poshtë barkut të tij, e cila edhe pse ndodhej në një vend fare të pa përshtatshëm funksionoi rregullisht për 24 vjet.

Sipas mjekëve, personat të cilët kanë një sindromë të tillë nuk kanë mundur të jetojnë dhe si pasojë 90% e pacientëve kanë vdekur gjatë lindjes apo disa vjet më pas.

Kur Zhiliang lindi, prindërit e tij ishin paralajmëruar nga mjekët se djali i tyre nuk do të jetonte gjatë, për sa kohë që zemra e tij ndodhej në një pozicion të tillë, aspak të zakontë.

Familja e djalit nuk mund të përballonte një operacion kaq të kushtueshëm, por ndihma mediatike i hyri në ndihmë duke i ofruar mundësinë t'i nënshtrohet operacionit kardiak.

Djali kishte jetuar në kushte të rralla për 24 vjet me radhë, deri në momentin që një mjek i bëri të ditur se gjendja shëndetësore e tij ishte përkeqësuar me shpejtësi dhe se ai e kishte të domosdoshme t’i nënshtrohej një kirurgjie urgjente.

Operacioni zgjati më shumë se 10 orë dhe rezultoi plotësisht i suksesshëm. Barku i tij tani është i sheshtë dhe defekti i zemrës tashmë është rregulluar.

"Unë tani jam njeri normal, falënderoj të gjithë ata që më mbështetën dhe më ndihmuan financiarisht”,-është shprehur Zhiliang.

/Shekulli Online/S.H/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi