Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në 2035-ën Hëna kthehet në një panel diellor Empty Në 2035-ën Hëna kthehet në një panel diellor

Fri 29 Nov 2013 - 21:12
Në 2035-ën Hëna kthehet në një panel diellor Article-2515478-19B6F2E100000578-94_634x286Një grup inxhinierësh japonezë po planifikojnë që ta kthejnë planetin e Hënës në një panel gjigand diellor.

Shimizu, një inxhinier i një firme ndërtimi në Japoni, ka menduar që të instalojë një “rrip diellor”, të quajtur “Luna Ring”, përreth ekuatorit të Hënës.

Ai thotë se do të instalojë një “rrip diellor” 6 800 milje të gjatë dhe 248 milje të gjerë përreth ekuatorit të Hënës.

Energjia diellore do të mblidhet dhe më pas do të konvertohet në rreze lazer dhe valë të vogla drite, të cilat do të rrezatojnë globin. Kjo dritë më pas do të shndërrohet në energji potenciale për të furnizuar rrjetin kombëtar.

“Luna Ring” mund të prodhojë një energji, e cila do të arrijë deri në 13 mijë terravat. Aktualisht, reaktori bërthamor “Sizewell B” në Suffolk prodhon 1,198 megavat (MW), që do të thotë se “Luna Ring” do të prodhojë shumë më shumë energji se sa reaktori bërthamor.

Kompani e ndërtimit së bashku me inxhinierin Shimizu thonë se do të kenë një demonstrim pilot në vitin 2020 dhe në vitin 2035 do të fillojë ndërtimi i këtij “rripi diellor”.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi