Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Empty Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës

Sun 8 Dec 2013 - 12:36
Familjarët: "Nuk janë trafikantë, policia greke i vrau"
Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Harta%20prespe%20e%20vogelVrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Pamje%20prespe%20e%20vogel
09:15-Dy shqiptarë dhe një polic grek kanë mbetur të vdekur, si pasojë e një shkëmbimi zjarri, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur 20 minuta pas mesnatës, në zonën e Follorinës, në liqenin e Prespës së Vogël.

Tre policë grekë, të cilët kontrollonin liqenin e Prespës së Vogël, janë përplasur me dy shqiptarë, që ishin në një kasolle pranë liqenit, duke peshkuar.

Policia ka dashur të ushtrojë kontroll në kasollen ku ndodheshin 2 personat, të cilët me sa duket ishin të armatosur me kallashnikovë dhe hapën zjarr mbi 3 policët, duke lënë njërin prej tyre të vdekur. Më pas efektivët e policisë greke kanë qëlluar me armë ndaj shqiptarëve, duke i lënë të dy të vdekur.

Sipas informacioneve të para, polici i vdekur, babai i tre fëmijëve,është identifikuar si shtetasi Elias Kosteni . Nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur edhe dy policët e tjerë. Identiteti i shqiptarëve të vdekur, ende nuk bëhet i ditur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet dhe zbardhjen e plotë të këtij konflikti, që çoi në vdekjen e tre personave.

Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, por sipas mediave greke, kasollja ku ka ndodhur ngjarja, dyshohet se përdorej nga trafikantët e lëndëve narkotike.
Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Polici%20i%20vrare%20grek
Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Shqiptaret%20r%20vrare
10:30-Identifikohen viktimat

Nga burimet paraprake, mësohet se viktimat janë shtetasit Klevis Çollaku 28 vjeç dhe Melsi Çollaku 34 vjeç. Këta të fundit rezultojnë të jenë vëllezër dhe me banim në Devoll. Policia ka arritur të identifikojë trupat vetë para pak minutash, pasi në momentin që janë gjetur, nuk kishin mjete identifikimi me vete.

Ndërsa polici grek është identifikuar si shtetasi, Elias Kosteni, 43 vjeç.

11:15-Reagojnë familjarët: Nuk janë trafikantë, policia greke i vrau

Pas ngjarjes së rëndë, ku në një përplasje me policinë greke, mbetën të vrarë dy vëllezërit Çollaku, flasin familjarët e tyre. Të afërmit deklarojnë se dy vëllezërit nuk janë trafikantë droge ashtu siç kishte dyshuar policia greke.

“Ata nuk janë trafikantë, kërkonin bukën e gojës. Jetonin mes varfërisë dhe skamjes në një kasolle me 12 veta. Kërkojmë drejtësi. Ata i vrau policia greke”, - deklarojnë familjarët.

Melsi dhe Elvis Çollaku, të cilët u vranë mbrëmjen e djeshme nga një shkëmbim zjarri me policinë greke, kanë të dy nga dy fëmijë.

/Shekulli Online/ E.B./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Empty Re: Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës

Mon 9 Dec 2013 - 19:35
Vellezerit e vrare ne Greqi, zbardhen detaje rreqethese
Ditën e sotme janë tërhequr trupat e dy vëllezërve shqiptarë, të vrarë një ditë më parë nga policia greke, të cilët kanë mbërritur në banesën e tyre në fshatin Shuec të Korçës.Trupat e pajetë të 2 vëllezërve Çollaku që u vranë gjatë një përleshje me policinë greke, janë tërhequr nga familjarët nga morgu i Kozanit.

Elvis dhe Melsi Collaku u vranë në kufirin shqiptaro-grek, në fshatin Vrontero pranë Follorinës, gjatë një përleshje me policinë greke, ku i vrarë nga plumbat mbeti dhe një polic grek.

Familja Çollaku ndodhet në gjendje shoku, ndërsa mësohet se bashkëshortja e Melsi Çollakut nga gjendja e rënduar psikologjike i ka vënë flakën vetes. Familjarët dhe të afërmit kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve. Pranë banesës së tyre është stacionuar edhe një ambulancë për çdo rast të papritur.

Në mesin e dhimbjes familjarët e dy viktimave zbardhin të tjera detaje rrëqethëse, duke pretenduar se trupat e pajetë të vëllezërve Çollaku janë nxjerrë totalisht të zhveshur dhe të papastruar nga morgu i Kozanit në Greqi. Ata thonë se viktimat janë veshur në spitalin e Bilishtit, çka e cilësojnë të papranueshme.

Ngjarja

Vëllezërit, Melsi dhe Elvis Çollaku dhe polici grek Elias Kostenis, mbetën të vdekur si pasojë e një përplasje me armë 2 kilometra brenda tokës greke në zonën e liqenit të Prespës së Vogël. Ngjarja e rëndë ndodhi 20 minuta pas mesnatës së të dielës, kur një patrullë e policisë greke prej tre efektivësh ishin duke bërë kontrolle.

Policët grekë ishin duke patrulluar në këmbë dhe makinën e kishin lënë 45 minuta larg vendit të ngjarjes. Sipas dëshmive, ata kanë thirrur në gjuhën shqipe “Ndal Policia”, por nga kasollja janë qëlluar me armë.

Por familjarët e dy vëllezërve të vrarë bëjnë apel që të zbardhet e vërteta e ngjarjes me të afërmit e tyre. Ata këmbëngulin se 2 familjarët e tyre janë vrarë padrejtësisht nga policia greke.

“Policia na tha se në territorin grek u vra vetëm njëri. Vëllai tjetër e mori në kurriz kaloi në territorin shqiptar. Por, policia greke i ka ndjekur duke vrarë edhe tjetrin. Ngjarja kriminale, të zbardhet e vërteta”.

Ndërkaq Policia greke thotë se në një luginë prapa kasolles së improvizuar ku u gjetën dy shqiptarët, u zbulua një varkë e fshehur në kallamishte, që pretendohet se është e autorëve të krimit, brenda së cilës u gjetën dy karikatorë me fishekë kallashnikovi dhe një radio portative.

Mediat greke

Sipas gazetës greke “To Vima”, dy shqiptarët dyshohet se prej disa kohësh vidhnin rrjetat e peshkatarëve. Ndërkohë që familjarët deklaron se dy vëllezërit nuk ishin hajdutë.

Ndërsa "Zougla.gr" shkruante se kasollja ku ka ndodhur ngjarja dyshohej se, përdorej nga trafikantët e lëndëve narkotike.

Familjarët i kanë hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se dy vëllezërit ishin peshkatarë e kishin peshkuar për të nxjerrë bukën e gojës.

Peshkonin për të ndërtuar një shtëpi

Jetonin 10 veta në një shtëpi të vjetër dhe dy vëllezërit përpiqeshin të gjenin mënyra përfitimi për të ngritur një ndërtesë të re. Banorë të fshatit Shuec thonë se vëllezërit Çollaku dilnin gjithmonë për peshkim në ujërat greke, pasi pjesa shqiptare e Prespës së Vogël është mbuluar nga bimësia. Me vete ata mbanin edhe çiften për gjueti shpendësh. Prej vitesh, Prespa e Vogël është shndërruar në një moçalishte, ndërsa përtej kufirit liqeni vijon të jetë i dukshëm dhe i pastruar, çka i bën banorët e fshatrave rrotull që të rrezikojnë dhe të kalojnë përtej kufirit ujor, me shpresën se nuk do të kapen nga policia. Në bregun e liqenit, rreth 1 km larg nga fshati, policia ka gjetur makinën me të cilën kanë ardhur deri afër kufirit mbrëmjen e së shtunës dy vëllezërit Çollaku. Në të nuk është gjetur asnjë shenjë e lëndëve narkotike, pretendim i ngritur nga policia e vendit fqinj.shqiperia.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Empty Re: Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës

Wed 11 Dec 2013 - 22:34
Vrasja ne Greqi, motra: I torturuan
Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës 1386766385-motrat_i_torturuan
Nuk ka qenë një ceremoni mortore normale ajo e dy vëllezërve Çollaku të vrarë nga policia greke. Pas tërheqjes së trupave, familjarët kanë hapur dyert e mortit në mënyrë që të gjithë t’i shihnin për herë të fundit dy djemtë, por teksa kanë hequr kapakët e arkivoleve, teksa kanë zbuluar trupat, janë përballur me një dhimbje të dytë. Sipas tyre, trupat e Melsit dhe Klevisit nuk janë trupat e dy djemve të vrarë, por dy trupa të masakruar nga dhuna e, më tej, të qëlluar me armë zjarri. Ata kanë refuzuar të varrosin dy djemtë, çka ka bërë që policia të urdhërojë kryerjen e një ekspertize të dytë, përveç asaj të kryer nga pala greke. Ekspertiza ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta, ndërkohë që ende nuk dihen rezultatet e saj. Pas saj u zhvillua ceremonia, ku dy vëllezërit u prehën pranë njëri-tjetrit, ashtu siç vdiqën. Tronditës ka qenë edhe rrëfimi i motrës së viktimave, Alma Çollaku, e cila pavarësisht dhimbjes ka gjetur forcën për të kërkuar të vërtetën.
Pse keni kërkuar një ekspertizë të dytë?

Sepse kemi parë me sytë tanë që vëllezërit e mi janë masakruar. Ata janë gjithë shenja të dukshme që nuk janë shkaktuar me armë zjarri. Ndaj tyre janë bërë tortura çnjerëzore. I kam parë me sytë e mi në çfarë gjendje ishin dhe jam e sigurt që këtu fshihet e vërteta e vrasjes së tyre.

Pse thoni se janë masakruar?

Sepse në gjithë trupin kanë shenja, gërvishtje, të nxira dhe fraktura. Njëri ka brinjët e thyera, tjetri njërin krah. Në pjesën e këmbëve janë goditur të dy. Policia greke, para se t’i vriste, i ka tërhequr zvarrë, i ka goditur. Nuk e di të them me çfarë janë shkaktuar gjithë ato shenja, por ata janë vrarë pasi janë rrahur me një kafshëri të tmerrshme.

Ju dyshoni se ekspertiza greke ka mbuluar të vërtetën?

Po, e them me bindje se realiteti nuk është kjo ekspertiza e saktë. Fillimisht vëllezërit e mi i bënë kriminelë, pastaj trafikantë, i konsideruan vrasës e çfarë nuk u thanë, por ata shkuan atje për bukën e gojës dhe morën 7 plumba pas shpine. Do të kishim preferuar që shteti ynë të kishte dërguar ekspertë në Greqi kur atyre u bënë autopsinë, sepse ne e pamë me sytë tanë që ata kanë dëmtime.

Sipas jush, çfarë ka ndodhur vërtet?

Unë di vetëm që më kanë vrarë vëllezërit, ndaj kërkoj të zbardhet urgjent e vërteta. Shteti të mos heshtë. Djemtë nuk ishin trafikantë, u vranë pabesisht nga policia greke. Njeri ka 5 plumba, tjetri ka 2 dhe trupat ishin të goditur e të masakruar. I sollën lakuriq me gjak e plagë të hapura. Vëllain e madh e kanë goditur me qytën e automatikut në gjoks, i kanë thyer brinjët, krahun e ka të thyer. Poshtë i kanë bërë pleh, pastaj i kanë qëlluar me plumba. Njërit i mungonte edhe unaza e floririt. Kjo është çnjerëzore, ne nuk mund ta përballojmë dot këtë dhimbje.
A keni një apel?

Drejtësia lejoi që të na i quanin vëllezërit kriminelë, drejtësia të nxjerrë të vërtetën se boll na shkaktuan dhimbje me vrasjen e tyre. Boll u vramë kur i pamë se në ç’gjendje ishin, të paktën fëmijët e tyre të dinë të vërtetën. Nëna, unë, nuset e tyre, fëmijët, të gjithë që mbetëm pas kur të shkojmë te vari që t’i qajmë, të dimë se ç’ndodhi realisht dhe, nëse ka një përgjegjës për atë që ndodhi, ta gjejë shteti. Njerëzit përpiqen të mbijetojnë, rrezikojnë për bukën e gojës dhe vriten si kafshë. .shqiperia.
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Empty Re: Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës

Wed 11 Dec 2013 - 23:58
Nuk kam fjale per te pershkruar rrenqethjen qe me trasmeton leximi i ketij lajmi .
Ngushellimet nuk jane te mjaftueshme per te ngushelluar nje dhimbje te dhjetfishte qe i kushton kesaj Familje, vec dhimbjes shpirterore , por dhe ajo ekonomike .
Eshte mese e qarte > skamja ku jetojne !
Dhe eshte e kot , te kerkosh Shtetin se e dime qe Shteti ne Shqiperi nuk ekziston.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Empty Re: Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës

Thu 12 Dec 2013 - 7:15
Ngushellime familjes
nuk duket fytyra kriminelesh keto dy vellezerit
ne fillim thane se dy SHqiptaret u gjeten me nje cifte
kurse polici ishte vrare me arme zjari ???????????
ka shume vend per dyshime
mbase larje hesapesh ndremjet policise Greke .
dhe sebepi me e mbyll jeten edhe keto dy vellezer ,,
gjithsesi i ngelete hetuesis me dhene verdiktin e fundit ?????????????
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Empty Re: Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës

Thu 12 Dec 2013 - 23:34
Vrasja e vëllezërve nga policia greke, zbardhet ekspertiza
Mjeket shkruajti:Ekspertiza mjeko ligjore tregon se vëllezërit Çollaku nuk janë dhunuar, por janë vrarë më armë zjarri, duke u qëlluar nga afër
Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Melsi-dhe-elvis-collaku
Ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se vëllezërit shqiptarë të vrarë nga policia greke, nuk janë dhunuar por janë qëlluar me armë nga afër.

Vëllezërit Melsi dhe Elvis Çollaku u vranë para disa ditësh nga policia greke, por familjarët kanë kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore, pasi pretendonin se djemtë ishin dhunuar më pas ishin vrarë.

Akti i ekspertimit mjeko-ligjo pritet t’i shkojë Prokurorisë.

Ndërkohë policia greke i akuzon 2 vëllezërit e vrarë në kufi si autorë të dyshuar të disa grabitjeve në fshatrat kufitare. Ky konstatim u bë ditën e djeshme gjatë seancës, kur Gjykata e Apelit në Janinë dënoi me 25 vjet burg një 30-vjeçar shqiptar që vrau çiftin e moshuar, në tentativë për t’ua grabitur shtëpinë.

Më konkretisht, nga hetimet e palës helene, ka rezultuar se mbi njërin nga vëllezërit Çollaku, përveç akuzës së vjedhjeve, rëndojnë edhe ato të kontrabandimit të emigrantëve në Athinë. Madje, pala greke pretendon se ose Melsi ose Klelvis (30 e 34 vjeç) ishte skeduar nga policia shqiptare, për trafik njerëzor.

Ndërkaq, grekët nuk ngurrojnë të thonë se 2 vëllezërit ishin përfshirë në incidentin e përgjakshëm në orët e para të së dielës në Vrondero të Follorinës, në Prespë, ku u vra edhe oficeri grek 43-vjeçar Elia Kosteni.

/Shekulli Online/ E.L./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Empty Re: Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës

Sat 14 Dec 2013 - 17:05
Ekspertiza e Korçës: Vëllezërit u vranë nga afër, nuk u dhunuan
  • Reagojnë familjarët: Do të sjellim ekspertë të huaj. Ekspertët tanë manipuluan të vërtetën e masakrimit të djemve

Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Djem
Nikoleta Kovaçi

-Ekspertët mjeko-ligjor të Korçës unifikohen me kolegët grekë në lidhje me autopsinë e dy vëllezërve që u vranë në kufirin me Greqinë nga policia greke. Përgjigja e dalë dje ka acaruar familjarët e dy djemve të vrarë, ndërsa xhaxhai i tyre ka bërë të ditur publikisht vendimin për të marrë ekspertë të huaj për të kryer autopsinë e trupave të dy nipave të tij. Ata janë shprehur të zhgënjyer dhe të indinjuar me ekspertizën e Korçës, ndërsa në të ishte përcaktuar se viktimat nuk kanë patur asnjë shenjë dhune dhe as thyerje. Të vetmet plagë, sipas ekspertëve korçarë që kanë patur kufomat kanë qenë plagë nga armë zjarri. . “Ekspertiza ështe e manipuluar dhe ne do të marrim ekspertë të huaj”, kanë deklaruar familjarët. Sipas tyre, policia shqiptare po mbron policinë greke duke fshehur të vërtetën. “Kërkojmë urgjent të zbardhet e vërteta. Shteti të mos heshtë. Djemtë nuk ishin trafikantë, u vranë pabesisht nga policia greke. Njeri ka 5 plumba, tjetri ka 3 dhe trupat ishin te goditur te masakruar. I sollen lakuriq me gjak e plage te hapura”.

Ekspertiza e Korçës

Dje prokuroria ka mundur të zbardhë vetëm disa detaje nga rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore të kryer nga katër të dërguar të Drejtorisë së Policisë së Korçës mbi kufomat e vëllezërve Melsi dhe Klevis Çollaku. Sipas të dhënave të hetimit, saktësohet se vëllezërit janë qëlluar me armë zjarri nga afër, ndryshe nga përshkrimi i policisë greke që deklaroi se mbi dy djemtë e armatosur ka qëlluar nga një distancë e largët një polic i tretë. Gjithsesi mjekët ekspertë të Korçës kanë dalë në të njëjtin konkluzion si homologët e tyre grekë. Ekspertiza saktëson se dy trupat nuk kanë patur dëmtime të tjera, veç atyre të plagëve të shkaktuara nga armët e zjarrit. Dëmtimet e tjera, si gjymtyrë të thyera, plagë në trup, u tha se u konstatuan nga familjarët dhe të afërmit e viktimave të cilët hapën arkivolet e tyre dhe i gjetën të zhveshur dhe të masakruar. Familjarët hodhën ideja se djemtë para se të vriteshin ishin dhunuar nga policia greke. Në këto kushte, familja duke mos qenë e bindur për rezultatin e ekspertizës, pritet të ftojë për ekspertizë ekspertë të huaj. Pra, do të bëhet zhvarrimi dhe ekspertiza e trupave të dy djemve korçarë. Polici grek, mik i fshatit Shyec Nga fshati kufitar me Greqinë, Shyec, aty ku banon familja e vëllezërve Çollaku, dalin fakte që e mbajnë gjallë hipotezën e një vrasjeje të organizuar nga policia greke. Banorë të fshatit deklarojnë se polici grek i vrarë në këtë ngjarje, Ilias Kosteni, njihej dhe ishte mik, jo vetëm me vëllezërit Çollaku, por edhe me gjithë fshatin e tyre, ku vinte shpesh për vizita. Edhe familjarët e viktimave pohojnë se, polici i vrarë ishte i njohur në të gjithë zonën dhe njihej prej të gjithëve, pra duket e pabesueshme që vëllezërit të shtinin mbi të me armë. Gjithashtu policia greke ende nuk ka një version të saktë se me çfarë arme është qëlluar efektivi i tyre, ndërsa ishin mediat e Athinës që nisën të hidhnin dritë mbi faktin se në vendin e krimit nuk u gjet asnjë armë dhe asgjë e paligjshme. Megjithatë, ekspertë të hetimit të krimeve kanë mbërritur dy ditë pas vrasjes për të rishikuar sërish vendin e vrasjes dhe për të mbledhur provat në vendngjarje. Autoritetet greke kanë lëshuar alarmin mbi gjendjen në të cilën punon policia greke në kufirin tonë, ndërsa ende nuk është folur mbi mekanizmin real se si ndodhi ajo masakër në mesnatën e së shtunës, ku përveç dy shqiptarëve që peshkonin në Liqenin e Prespës, humbi jetën edhe efektivi i policisë greke.shekulli
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Empty Re: Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës

Sun 15 Dec 2013 - 15:06
Familjarët e vëllezërve Çollaku: Ekspertizë mjeko-ligjore në Itali (VIDEO)

Nëse ngjarja nuk zbardhet, çështja në Gjykatën e Hagës

Familjarët e 2 vëllezërve Melsi dhe Elvis Çollaku, të cilët u vranë pak ditë më parë në kufirin shqiptaro-grek, kundërshtojnë konkluzionet e ekspertëve se në trupat e pajetë të dy djemve nuk janë konstatuar shenja dhune. Ata i janë drejtuar Italisë, për të gjetur ekspertë mjeko-ligjorë në mënyrë private, për të ribërë edhe njëherë ekspertizën e trupave të vëllezërve Çollaku.

“Do marrim ekspertë të huaj për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e Korçës e manipuloi dhe e fshehu të vërtetën e ngjarjes”, -kanë deklaruar familjarët e dy vëllezërve Çollaku, të cilët humbën jetën në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor 2013. Ata shprehen të bindur se Melsi dhe Elvis Çollaku janë torturuar nga policia greke, përpara se të qëlloheshin për vdekje.

Familjarët e viktimave deklarojnë se janë të gatshëm të bëjnë zhvarrosjen e trupave, me qëllim zbardhjen e së vërtetës. Gjithashtu, ata paralajmërojnë se nëse ngjarja nuk zbardhet, atëherë çështjen do ta çojnë deri në Gjykatën e Hagës.

EKSPERTIZA MJEKO-LIGJORE

Sipas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore për Melsi dhe Elvis Çollakun, në trupat e dy vëllezërve, nga fshati Shuec i Devollit, nuk janë konstatuar shenja dhune, por vetëm plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Ekspertët kanë bërë me dije se gjatë këqyrjes së trupave të pajetë të dy viktimave nuk kanë konstatuar thyerje gjymtyrësh, ashtu siç pretendojnë familjarët e tyre.

PD viziton familjarët e dy vëllezërve të ndjerë

Ditën e djeshme, deputetë dhe anëtarë të partisë demokratike ka bërë një vizitë në familjen Çollaku, në Shuac të Korçës.

Anëtarët demokratë të komisionit Parlamentar të Sigurisë, Flamur Noka e Keltis Kruja, të shoqëruar nga deputetët e Korçës, Ridvan Bode e Gjergji Papa, panë nga afër kushtet në të cilat jetonin familjarët e dy të ndejrëve Melci dhe Elvis Çollaku.

Ata dëgjuan pretendimet e të afërmve, të cilët thonë se të dy vëllezërit janë viktima të pafajshme dhe nuk kanë lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm. Informacionet e mbledhura dhe pretendimet e familjarëve të viktimave do të përcillen nga deputetët demokratë në seancën dëgjimore, në komisionin Parlamentar të Sigurisë, e parashikuar të mbahet në fillim të javës që po vjen.

Gjithashtu, deputetët e PD-së do t'i kërkojnë ministrit të Brendshëm që të bëjë transparencë lidhur me kontaktet që ka pasur me palën greke dhe rezultatet e këtyre shkëmbimeve, për sa i përket zbardhjes së kësaj ngjarjeje të rëndë.

/Shekulli Online/ E.B./


Sponsored content

Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës Empty Re: Vrasja e vëllezërve në kufi, familja: Kërkonin bukën e gojës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi