Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiponja shqiptare, simbol veshjesh në Brazil  Empty Shqiponja shqiptare, simbol veshjesh në Brazil

Mon 9 Dec 2013 - 21:56
Shqiponja shqiptare, simbol veshjesh në Brazil  ShqiponjaShqiponja shqiptare, simbol veshjesh në Brazil  Shqiponja1Shqiponja shqiptare, simbol veshjesh në Brazil  Shqiponja2Shqiponja shqiptare, simbol veshjesh në Brazil  Shqiponja3Shqiponja shqiptare, simbol veshjesh në Brazil  Shqiponja4Disa nga komentuesit kanë reaguar menjëherë për të treguar se bëhet fjalë për simbolin shqiptar. Madje ka pasur të tillë që kanë shkruar se “Pato dëshiron të bëhet shqiptar”.

E vërteta është se shqiponja dykrenore e flamurit tonë kombëtar është simbol firmës së njohur të veshjeve në Brazil – “Cavalera”

Nëse hapni faqen e internetit të kësaj kompanie do të shihni shqiponjën që është emblema bazë e tyre. Po ashtu, në të gjitha veshjet e kësaj firme dallohet simboli i shqiponjës, identike me atë të flamurit shqiptar. Veshjet e dizajnuara nga kjo firmë, janë veshje të përditshme dhe vishen kryesisht nga moshat e reja.

Në lidhje me shfrytëzimin e simbolit shqiptar dhe kritikave të bëra nga shqiptarët, kompani ka sqaruar:

“Edhe pse kjo logo është shumë e ngjashme me flamurin shqiptar, shqiponja dykrenore gjendet në shumë flamuj të tjerë, si flamuri i Malit të Zi, flamuri shtetëror i Serbisë, flamuri i Kishës Ortodokse Greke ose flamuri i shtetit autonom monastik Mount Athos. Origjina e kësaj shqiponje vjen nga Perandoria Bizantine dhe është e lidhur me religjionin, familjen perandorake, simbolet etj... Besojmë që kjo informatë do t’ju shërbejë të gjithëve, prandaj mos bëni shumë zhurmë rreth kësaj”, thuhet në sqarimin e stafit.

Padyshim që një sqarim i tillë është për të shmangur të vërtetën, pasi që shqiponja e tillë dykrenore është vetëm simbol i shqiptarëve, ndërsa shqiponjat që shfrytëzojnë shtetet e tjera janë ndryshe.



Kompania “Cavalera” është themeluar në vitet e nëntëdhjetë nga ish-bateristi i metal bendit “Sepultura”, Igor Graziano Cavalera. Telegrafi

/Shekulli Online/ E.L./
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Shqiponja shqiptare, simbol veshjesh në Brazil  Empty Re: Shqiponja shqiptare, simbol veshjesh në Brazil

Tue 10 Dec 2013 - 22:16
bishtin sikur e paska pak me te gjate se SHqiponja jone
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi