- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Shqiponja ne Mitologjine Shqiptare
Mon 17 Dec 2012 - 0:39
Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare
Një nga shpendët mitikë më të nderuar nga shqiptarët, e rrethuar prej gjithfarë besimesh e tabush.
Thuajse
të gjithë shqiptarët vrasjen e saj e konsideronin mëkat të madh. Por
edhe në rastet kur vrisnin ndonjë, trupin e saj e hapnin në pozë
fluturimi mbi ndonjë dru në kopësht a në arë, sepse besonin se kësisoj
pemët apo arat do të kishin prodhime të mbara .
Shqiponja është
simbol diellor; përfaqëson të gjithë zotat e qiellit; diellin në zenith;
parimin shpirtëror; ngjitjen; frymëzimin; clirimin nga skllavëria;
fitoren; krenarinë; soditjen; apoteozën; pushtetin mbretëror;
autoritetin; fuqinë; lartësinë; element i ajrit.
Mendimi se është
e aftë të fluturojë gjer te dielli, ta shikojë atë drejt dhe të
identifikohet me të, e bën shqiponjën simbol të parimit shpirtëror të
njeriut, i cili është në gjëndjë të ngjitet fluturimthi drejt qiellit.
Shqiponjat
dykrenare janë tipare të zotave të dyfishtë dhe përfaqësojnë gjithdijen
a një fuqi të dyfishtë. Përleshja midis shqiponjës dhe demit, apo midis
shqiponjës dhe luanit, përleshje nga e cila shqiponja del gjithmonë
fitimtare, përfaqëson triumfin e shpirtit apo të intelektit mbi mishin.
Përleshja
midis shqiponjës dhe gjarpërit apo shëmbëlltyra e një shqiponje me një
gjarpër ndër kthetra, përshkruan fitoren shpirtërore, ku shqiponja është
simbol i fuqive qiellore, kurse gjarpri i fuqive ktonike a nëntokësore;
shqiponja është gjithashtu dritë e pamanifestuar, kurse gjarpri terr i
pamanifestuar; bashkë ata bëjnë plotësinë, njësinë kozmike dhe bashkimin
e shprtit dhe materies. Shqiponja në krye të një shtyllë është emblemë e
zotit të diellit, si sol invictus ngadhnjyes mbi terrin.
Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi