Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. Empty SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE ME I LASHTI I BOTES

Fri 8 Apr 2011 - 20:41
PJESA E PARE


Kronologji e shkurtër e përdorimit të këtij simboli

1-)
Aparenca e parë historike: afërsisht në vitin 2300 para erës sonë në disa gdhendje që gjenden në Lagash të Babilonisë (Iraku i sotëm);
2-) E shfaqur në monumente të qytetërimit të Hititëve, 1250 para erës sonë;
3-) E përdorur si simbol kryesor i Perandorisë së Bizantit;
4-) E përdorur nga Sulxhuket (Turqi) në shekullin e 13 të erës sonë;
5-) Për herë të parë shfaqet e dokumentuar në Evrope rreth vitit 1800 të erës sonë (pikturat të cilat e dokumentojnë ketë, ndodhen në një manastir në St.Emmeram/Regensburg të Gjermanisë);
6-) E përdorur për herë të parë si simbol në armatura në Habsburg, 16 mars 1365;
7-) Që nga 1433 është pjesë simbolikes së ushtrisë gjermane;
8-) Që nga shekulli i 15 është e përdorur në Rusi, fillimisht nga Carët e tani nga shteti;
9-) Shqipëria e përdor në flamur dhe e ka simbol kombëtar. Është simboli ynë më i lashtë.


Ja se ç'simbolizon shqiponja me dy koka


Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shumë studiues si simboli më i lashtë i botës. Ka simbolizuar gjithmonë pushtetin. Nuk ka asnjë emblemë dhe asnjë kuptim heraldik që mund të përafrohet me të dhe të jetë i mbushur me një antikitet të tillë.
Po cila është rruga e këtij simboli nëpër shekuj, çfarë simbolizon ai në të vërtetë, ku e ka zanafillën, pse e përdorin shumë shtete dhe ku mund të ketë lindur?
Këto dhe pyetje të tjera kanë qenë objekt i shumë studimeve të cilët janë bërë në lidhje me të. Një nga këto është ai që shpjegimin në lidhje me simboliken e shqiponjës me dy koka e jep nëpërmjet okultizmit. Le të shohim se si ka ardhur deri në ditët tona simboli ynë kombëtar, por mbi të gjitha le të shohim nëse është vërtet simboli ynë dhe a jemi të sigurt nëse e dimë domethënien e tij?
Për të kuptuar se ç'simbolizon shqiponja me dy koka duhet të shikosh shumë larg në lashtësi. Janë rreth 4300 vjet që na ndajnë që nga gdhendja më e lashtë që tregon një shqiponjë me dy koka (e gjetur në Babiloni).
Në tempullin e vjetër summer, në qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i një shqiponjë me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zotëve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet në monumentet e perandorisë së parë Hittite dhe i atribuohej perëndisë Nergal. Gjithashtu, ai ishte një nga simbolet më të fuqishme të kulturës fenikase.
Pra, lashtësia e këtij simboli daton që në fillimet e qytetërimeve. Me e veçanta e tij qëndron në përdorjen e elementit të dy kokave. Është pikërisht ky detaj ai që është edhe çelësi i shpjegimit të kuptimit të kësaj embleme të lashtë.
Po si ka mundësi që ky simbol i fuqishëm i botës antike dhe i qytetërimeve më të njohura pagane të qëndronte në të njëjtin rang, të ishte përsëri më i fuqishmi i heraldikes mesjetare, të behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndërsa kisha ortodokse edhe sot e kësaj dite e ka simbol shqiponjën së florinjtë me dy koka) dhe të jetë edhe sot simbol i shumë shteteve, ushtrive e shoqërive?! Për të bëre një lloj krahasimi, ndahet në dy periudha përdorimi i këtij simboli, në erën tonë dhe para erës sonë.
Studiues të ndryshëm të cilët japin shpjegimin në lidhje me ketë simbol, janë dakord në të njëjtën pikë. Ky simbol, në fillimet e erës sonë pavarësisht se u përdor nga mbretër e perandori, qëndroi vetëm si kompozim figurativ pasi kuptimi që fshihte në vetvete, u kamuflua qëllimisht.
Prej kohësh është arritur në përfundimin se ky simbol nuk është shqiponjë me dy koka, ashtu si emërtohet nga e gjithë bota, por është një feniks, një shpend legjendash e mistik i cili në lashtësi ishte qenia më magjike. Për të kuptuar se përse, e nga kush, ky simbol u transformua dhe u emërtua shqiponjë me dy koka duhet të dimë se çfarë simbolizonin këto dy shpendë, shqiponja dhe feniksi në antikitet.

Simboli i shqiponjës gjatë shekujve

Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jetën, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi në skeptrin e tij mbante një shqiponjë. Ajo ishte simbol i perëndisë që drejtonte gjithë hierarkinë qiellore (sipas mitologjisë së grekëve të lashtë, të cilët e trashëguan ketë të fundit nga pellazgët.) Për paganët, shqiponja, ajo natyralja (me një koke), ishte një emblemë e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit, ligjit, rregullit dhe dënues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.
Në Enciklopedinë e Kelteve thuhet se: "Shqiponja është emblemë e Zotëve të Qiejve dhe e Diellit që mbyt errësirën. Shqiponja me dy krerë, është simbol i zotëve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithëdije të dyfishtë. Ky është një simbol me origjinë Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe në traditat e Eellsit dhe të Irlandës, por në traditën Kelte shfaqet më rralle". Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin të përdorura si simbole kryesore keltiko- druide.
Sipas indianeve të Amerikës, shqiponja është pika nëpër të cilën rrjedh energjia në Botë. Shqiponja gjithashtu kryen "udhërrëfimin eterik mes boteve", ku ajo shndërrohet në udhëheqëse dhe u sjell personave energjinë dhe informacionin për të kaluar në botë të tjera.
Në vitin 102 para erës sonë, konsulli romak Marius, dekretoi që shqiponja me një kokë të bëhej simbol i Perandorisë së Romes (më poshtë do të shohim se përse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjës me dy koka dhe kush e solli atë).
Besohet se flamuri i parë standard i Profetit Muhamed, në shekullin e 7-të të erës sonë, ishte një flamur pa asnjë lloj simbolike në të, kjo për të qenë në kundërshtim me flamurin kombëtar standard të fisit pagan Quraish tribe, Al -Uqaab, i cili kishte një shqiponjë te zeze të vendosur mbi një sfond të bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsideruar si e shenjtë dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka për në qiell.
Shamanët turq të Azisë Qendrore gjatë ritualeve të tyre ndërtonin një shkalle me 7-të ose 9-të stika druri dhe në maje vendosnin shqiponjën. Për ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqërues i shpirtrave në momentin e lënies së Tokës pas vdekjes.
Gdhendjet e gjetura në shkëmbinj në këto zona tregojnë se sa e rëndësishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe për shumë kohe pas pranimit të Islamit. Tougrul Beig (993 - 1063 era jonë), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emërtimin metaforik "Shqiponjë". Në heraldiken e mesjetës dhe në atë moderne, shqiponja është simbol i guximit dhe mbahet pikërisht për të treguar një gjë të tillë.

Shikim i shkurtër mbi shqiponjën me dy koka dhe heraldiken

Për të lashtët, shqiponja me dy koka ishte emblemë e ekuilibrit i cili konsistonte në një trup të përbashkët që udhëhiqej nga dy koka, njëra femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin në tërësi, i cili ishte i ndërtuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.
Kjo qenie është perfekte nga të gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni është i tipizuar në të dyja kokat, të cilat kanë të njëjtin dinjitet. Është emblemë e finalizimit të individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqinë absolute. Duke pasur një simbolike kaq të fuqishme, ajo u përdor gjerësisht nga shumë popuj.
Shqiponjat janë të përdorura në heraldikë si në formën e pikturave ashtu edhe në atë të gdhendjes. Jo vetëm shqiponja e plotë por edhe pjesë të saja si koka, flatrat apo kthetrat, janë përdorur si simbolika nga shumë vende.Ashtu si luani që konsiderohet mbreti i kafshëve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendëve. Duke qenë se ka një simbolikë kaq të fuqishme, shqiponja është përdorur gjerësisht në të gjithë anët e Globit. Ajo ka ekzistuar paralelisht si simbol me një ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjës (si me një dhe me dy koka) është përdorur më shumë në Evropën Kontinentale sesa në heraldiken angleze. Kur mbretëronte Henry III (1216 - 1272), shqiponja haset vetëm në tre raste. Shpesh shqiponjat (përjashto heraldiken italiane), janë të pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyra të ndryshme nga ajo e trupit. Një shqiponjë mund të jetë e paraqitur me një apo edhe me dy koka dhe të paktën në një rast (në Gjermani) ekziston edhe një variant ku shqiponja është me tre koka. Versioni i thjeshtë, ku dy kokat shohin në drejtime të kundërta dhe shqiponja ka vetëm një trup, është edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat që i janë bërë si p.sh. kryqe, armë, kurora, luanë etj. i përkasin kryesisht periudhës së shekullit të 11-të, periudhe e cila mbahet edhe si lulëzim i heraldikes.
Monedha islamike të periudhës së Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajnë në njërën anë shqiponjën me dy koka dhe në anën tjetër yllin e Davidit. Ndërsa shqiponja me dy koka e Bizantit është shfaqur fuqishëm, rreth shekullit të 13 në heraldiken perëndimore.
Një rast i veçantë është edhe përdorimi i emblemës së shqiponjës me dy koka nga heraldika e hebrenjve. Ky është një nga faktet më interesante - veçanërisht sepse bëhet fjale për periudhën e mesjetës. Dihet botërisht që hebrenjtë, nuk kanë preferenca për të tjerët e kësaj botë, pasi konsiderojnë vetën si popull i zgjedhur. Në një dorëshkrim Mahzor ( libër hebre ) të shek. 15-të, i cili ndodhet në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos, tregohet një koleksion armesh, ku një shqiponjë me dy koka shfaqet para të gjitha shenjave të tjera.

Rusia dhe ndikimi i fuqishëm i shqiponjës me dy koka të sllavet

Ky simbol, një ndikim të fuqishëm pati edhe në Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka është emblemë shteti në Rusi. Ajo është vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.
Ky simbol u shfaq për herë të parë në Rusi në vitin 1472 me dhënien e të drejtave të fronit për Sofiya Paleolog, për shkak të martesës së saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit të fundit të Bizantit, perandorisë e cila pati shqiponjën me dy koka si simbol kryesor.
Carët rus e konsideronin veten si perandorë të perandorisë së trete, ku e para ishte Roma (në Romë u përdor shqiponja si simbol) ndërsa e dyta ishte Kostandinopoja e më pas Bizanti (po ashtu me shqiponjën me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.
Në gjoksin e shqiponjës më 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi një kalë të bardhe duke vrare një dragua. Ky ishte simboli i triumfit të së mirës mbi të keqen. Këtë ndikim ata e përcollën edhe në vendet e tjera sllave, të cilat kishin qenë pjesë e perandorisë bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka përdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ngjyra e zeze e shqiponjës dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme të shqiponjës kishin të bënin me rangjet e ndryshme të cilat përfaqësoheshin me këtë shenjë. Sipas shpjegimeve të autoreve të ndryshëm, shqiponja e artë me dy koka, ishte simboli mbretëror.
Kështu me radhë do të vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjendta ishte për rangje me të ulëta, ato me ngjyra të ndryshme (unike apo të përziera) i përkisnin shtresave të tjera, apo edhe momenteve e vende të ndryshme sipas të cilave përdoreshin. Ndër këto klasifikime, vend të veçantë ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkëlqimin e artë të shqiponjës mbretërore, por me hijen që ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja që përdorej në luftë. Shqiponjat e zeza përdoreshin kur kryheshin luftëra dhe ngjyra e tyre nuk kishte të bënte me rangun pasi të gjithë mbanin shqiponjë të zeze në beteje.

Simboli i Feniksit, një prej qenieve me mistike


Tregojnë për të emrat e njohur të botës antike latine dhe greke.
Për të parë se ç'lidhje ka simboli i shqiponjës me dy koka me atë të feniksit legjendar, duhet të sqarojmë më parë se çfarë simbolizonte feniksi. Në lidhje me feniksin kanë shkruajtur edhe disa prej emrave më të njohur të antikitetit. Ja se ç'thonë dy prej tyre.

Sipas historianit latin, Ovid:


Ovidi e përshkruan kështu feniksin: "Shumica e qenieve të gjalla lindin nga qenie të tjera, por ekziston një specie e cila riprodhon vetveten. E quajnë feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bimë, por me rrëshire dhe me lëngje pemësh aromatike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, ndërton një fole në maje të një peme arre apo palme.
Në të ai akumulon kanelle dhe gjithfarë lloje bimësh të tjera aromatike nga të cilat nxirren esencat e parfumeve. Ndërton me to një fole në të cilën vendoset dhe ndërsa vdes, nxjerr jashtë frymën e tij të fundit e cila përzihet me erën e bimëve aromatike.
Nga trupi i feniksit që vdiq del një feniks i ri, i destinuar që të jetoje po aq gjatë sa edhe paraardhësi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhësit. Ai merr me vetë hirin e të parit dhe e çon në tempullin e diellit në Heliopolis, në Egjipt. Ai jeton në vetmi."

Herodoti do të shkruante për Feniksin:


"Një shpend tjetër i shenjtë është feniksi. Unë vetë nuk kam parë ndonjë feniks, përveç rasteve kur e kam parë të pikturuar, por është një shpend shumë i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, në intervale që zgjasin afërsisht 500 vjet. Ai është momenti në të cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhësi."
Këtu shihet qartë se feniksi ka të beje me kultin e lashtë egjiptian të diellit. Shpjegimin e këtij simboli dhe lidhjen që ka ky me atë të shqiponjës me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe të Masonerisë. Masoneria është bazuar pikërisht në religjionet e lashta misterioze të Egjiptit dhe të Babilonisë.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. Empty Re: Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka..

Fri 8 Apr 2011 - 20:46
ak e bukur tema te lumte por sikur hyn ne kategorine e historise shqiptare kjo apo?
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. Empty Re: Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka..

Fri 8 Apr 2011 - 20:48
Arjana mua mu duk si kuriozitet prandaj e vendosa ktu, po ska gje e cojm dhe atje, ta coj tani?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. Empty Re: Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka..

Fri 8 Apr 2011 - 20:50
po perderisa flet per dicka qe simbolizon flamurin tone kombetar mendoj se kategoria perkatese esht ajo,mundesh ta besh yllo pa dyshim Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. 322547
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. Empty Re: Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka..

Fri 8 Apr 2011 - 20:54
po pa problem, gjithcka ne rregull tani
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. Empty Re: Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka..

Sat 9 Apr 2011 - 18:47
PJESA E DYT


Çfarë është Masoneria, ç'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia materialiste e Egjiptit të vjetër vazhdoi së ekzistuari edhe pas zhdukjes së këtij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifute dhe e mbajtën të gjallë brenda në doktrinën kabaliste. Nga ana tjetër, një numër i mendimtarëve greke kishin adoptuar filozofinë e njëjtë dhe e riinterpretuan dhe e përjetësuan në formë të shkollës së mendimit të njohur si "Hermeticizem".
Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e shpjegon kështu origjinën e kësaj filozofie dhe vendin e saj në masonerinë moderne:
"Në Egjiptin e vjetër ekzistonte një shoqëri fetare që la si trashëgim një sistem të besimit dhe të menduarit në hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diçka të ngjashme. P.sh., ata që kishin arritur deri në një nivel të caktuar, përcillnin ceremonitë e shoqërisë, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirtërore dhe mandej i pasonin tek ata që ishin në nivele më të ulëta.
Pitagora ishte njëri nder hermeticistet që shkollohej në këto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike të shkollës së Aleksandrisë dhe Neoplatonizmit i kishin rrënjët e tyre në Egjiptin e vjetër dhe atje gjendeshin disa ngjashmëri mes tyre dhe ritualeve masonike." Isindag është shumë i qartë në lidhje me ndikimin e Egjiptit të vjetër në origjinën e Masonerisë kur deklaron: "Frankmasoneria është organizatë shoqërore dhe rituale që i ka fillet e saja në Egjiptin e vjetër."
Edhe shumë autoritete të tjera masonike thonë se origjina e Masonerisë është në shoqëritë sekrete të kulturave të lashta pagane, siç janë ato nga Egjipti i vjetër dhe Greqia antike. Një mason i vjetër, i deklaruar turk, Celil Layiketez, në revistën "Mimar Sinan", në artikullin me titull "Fshehtësia masonike: Çfarë është sekrete e çfarë jo?" shkruan:
"Në civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike që ndeshen në kontekst të një shkence të caktuar apo njohuri sekrete. Anëtarët e këtyre shkollave mistike ishin pranuar vetëm pas një periudhe të gjatë të studimeve dhe të riteve të pranimit.
Në mesin e këtyre shkollave, e para që mendohet të jetë hapur, ka qenë shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej në ngjarjet e lindjes së këtij Zoti, rinisë, luftës kundër errësirës, vdekjes dhe ringjalljes së tij. Këto çështje ishin dramatizuar ritualisht në ceremonitë e përformuara dhe në ketë mënyrë ritet dhe simbolet që prezantoheshin ishin më shumë efektive për shkak të pjesëmarrjes aktuale.
Vite më vonë, këto rite themelojnë qarkun e parë të rendit të vëllazërisë që aktualisht vazhdon me emrin e Masonerisë. Vëllazëritë e tilla çdo herë vendosin ideale të njëjta dhe kur janë në presion janë në gjendje që të jetojnë në mënyrë sekrete. Ata ishin në gjendje që të mbijetojnë deri më sot pasi ata vazhdimisht ndërronin emrat dhe format e tyre.
Por, ata i mbetën besnik simbolizmit të lashtë dhe karakterit të tyre të veçantë i cili kalon dore më dore si trashëgimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27?29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashëgimi i saj deri në ditët aktuale ka të bëjë edhe me përdorimin prej tyre të simbolit të shqiponjës me dy koka apo ndryshe simbolit të feniksit.

Pse simboli i feniksit u emërtua shqiponjë me dy koka dhe ç'simbolizon ai realisht?

Masoneria është e mbushur me simbole magjike. Po ç' është një simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, është një imazh i cili fsheh një kuptim të brendshëm ne vetvete, pra një imazh që ka dykuptimësi, por që kuptimi i vërtetë fshihet nga pamja, e cila shërben vetëm për kamuflim.
Po të ekzaminosh simbolet masonike dalin në pah kuptime të fshehta që tregojnë përshkallëzimin e pushtetit, hyjnores, të keqes e kështu më radhë. Shqiponja me dy koka është simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Për të është folur shumë sepse ajo ka një shpërndarje të gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6).
Që në momentin e parë, në atë të emërimit, njerëzit gabohen pasi në dukje ajo është një shqiponjë me dy koka, por simbolet magjike kanë pikërisht ketë qëllim, të kamuflojnë kuptimin. E vërteta është se ky imazh simbolizon një shpend tjetër, feniksin.
Në Egjiptin e lashtë ky simbol ishte simbol i shkollave të misterit. Shqiponja ishte një shpend të cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si shpjeguam më lart. Emërtimi i simbolit të feniksit në shqiponjë me dy koka ishte i thjeshtë sepse shqiponja ishte një shpend që qëndronte përkrah feniksit në hierarkinë e të mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmëri fizike mes tyre. Kështu që pati një ndërrim të emrave, por simboli ruajti të njëjtin pozicion dhe ngeli shenja më e pushtetshme.
Në shekujt e erës sonë emri i feniksit do të harrohej dhe simboli do të quhej shqiponjë me dy koka. Shpjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall në librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Një shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofinë):
"Mes të lashtëve ekzistonin historira për një zog përrallor të quajtur feniks. Ai është përshkruar nga shkrimtaret e hershem si një zog që i përngjan nga forma shqiponjës, por me disa dallime të vogla. Trupi i feniksit është i mbuluar me pupla të purpurta, ndërsa pendët e flatrave i ka me ngjyre blu dhe të kuqe. Kokën e ka të bardhe dhe në qafe ka një rreth me ngjyre të artë. Në fund të shpinës së feniksit gjendet një tufe puplash me ngjyre të ndezur.
Është besuar se ky shpend jeton për 500 vjet dhe gjatë vdekjes së tij trupi hapet dhe del prej andej një feniks i ri. Për shkak të këtij simbolizmi feniksi është parë gjithmonë si prezantues i pavdekësisë dhe i ringjalljes. Feniksi është një nga shenjat e shoqërive apo vëllazërive sekrete të cilat zanafillën e ekzistencës së tyre e kanë në lashtësi.
Këto shoqëri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo është edhe arsyeja pse feniksi ishte simbol i tyre, pasi ata besonin të ringjallja. (faqe 176-177)". Megjithatë ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk është simbol që lindi në qytetërimin egjiptian. Ai ka qenë fillimisht i përdorur nga sumeret e më pas nga qytetërimi hittit dhe persian.

A është shqiponja me dy koka simbol që i përket shqiptarëve?

Konfliktin, mes të krishterëve, që kishin filluar të shpërndanin doktrinën e tyre dhe qytetërimit pagan, i cili nuk pranonte të shndërrohej në të krishterë, e zgjidhi mendjemprehtësia e perandorëve më të mëdhenj të Romës.
Kostandini i Madh ka hyre në histori si perandori që themeloi Kostandinopojën qytetin që trumbetoi krishterimin anembanë botës. Kostandini i Madh ishte ligjëruesi i krishterimit në Perandorinë Romake, çka i dha përhapjen më të madhe të krishterimit. Kostandini ishte ilir nga Nishi, pjesë e Dardanisë së atëhershme.
Duhet pasur parasysh se Shën Pavli themeloi një nga kishat e para në botë në Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gjë që tregon se iliret kishin filluar që ta shikonin krishterimin më me besim se pjesa tjetër e Botës.
Pra, një perandor i Romës, i cili ishte ilir me origjinë, themelon një perandori ku simbol vendos shqiponjën me dy koka. Kostandinopoja, qyteti në të cilin ai ndërton qendrën e kësaj perandorie është e rrethuar nga qytete të tjerë që dardanet kishin ndërtuar (Troja u be më e famshmja por nuk ishte qyteti i vetëm i famshëm). Megjithatë ky nuk është i vetmi ilir i cili përdori shqiponjën e cila ishte pjesë e besimeve ilire.
Pirroja i Epirit sipas historianëve latinë kishte si totem shqiponjën dhe një nga emërtimet që u viheshin atij dhe luftëtareve të tij ka qenë "shqiponjë". Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka përdorur këtë simbol. Këtë gjë e vërtetojnë gjetje arkeologjike të cilat janë ndërtuar nën influencën e tij.
Që shqiptaret të jenë "pronaret e ligjshëm" të simbolit të shqiponjës me dy koka, duhet që të ketë një lidhje direkte mes tyre dhe qytetërimeve të cilët e kanë përdorur për herë të parë këtë simbol. Gdhendjet më të lashta të shqiponjës me dy koka janë gjetur në Babiloni.
Kanë qenë hititët ata që e kanë përdorur gjerësisht këtë simbol, por mendohet se ai është trashëguar nga sumeret. Studiuesja holandeze, Micha F. Lindemans, e cila është edhe themeluesja e një prej librarive më të mëdha të mitologjisë online, jep lidhjen mes hititëve dhe shqiptareve. Ajo është një prej studiuesve të ndryshëm të cilët kanë arritur në një përfundim të tillë. "Civilizimet kryesore organizonin jetën e tyre rreth qyteteve kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqërore e politike.
Latinët u quajtën romanë për shkak të Romës legjendare pasi etrusket të cilët e themeluan atë qytetërim kishin si kryeqendër qytetin Alba Longa; athiniotët quheshin të tillë për shkak të perëndisë Athina e cila i dha edhe emrin qytetit; Hititët quheshin të tillë për shkak të kryeqendrës së tyre që quhej Hattusas sipas emrit të mbretit të tyre Hattusili.
Shqiptaret (albanët) si një prej fiseve të panumërta ilire, quheshin të tillë për shkak të qytet - shtetit Albanopolis, ku në gjuhen e hititëve dhe në atë ilire fjala "ALP" do të thotë i bardhë.
Ashtu si dhe qytetërime të tjera antike, iliret në mitologjinë e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN nuk kishte ndonjë kuptim apo peshë shumë të veçantë përderisa nuk e identifikuan vetveten me këtë emër. Aktualisht, pasardhësit e ilireve (albanians), e quajnë veten pasardhës të shqiponjës me dy koka (shqiptar).
Në perandorinë romake, shqiponja ishte figure standard dhe paraqitej me një koke. Ndikimi i gjeneralëve ilire, të cilët arritën deri në fronin imperial, u pasqyrua edhe në përdorimin e simbolit të shqiponjës me dy koka. Ata përdornin emblemën e paraardhësve të tyre anadolliane (një nga kryeqendrat e qytetërimit hitit ishte Anadolli i sotëm). Një prove tjetër që iliret e kishin si simbol kryesor, është edhe tempulli i Sirkapit (Pakistan).
Në këtë faltore që e kanë ngritur njerëzit e udhëhequr nga Aleksandri i Madh qëndrojnë të gdhendura shqiponja me dy koka. Gjithashtu, sot e kësaj dite në Shqipëri ka një krahinë malore e cila quhet HOTI, i ngjashëm me emërtimin e kryeqytetit hitit, HATTI." Ky është fragment i një prej studimeve të ndryshme që janë bërë për hititët, qytetërim i cili ishte një qytetërim ilir.
Dardanet, me migrimet e tyre, ishin bërë pjesë e qytetërimit hitit. Profesor David Hawkins, i shkollës që merret me studimet orientale dhe afrikane në Londer ("School of Oriental and African Studies, London"), para disa vitesh deshifroi një shkrim në një statuje pranë Izmirit. Statuja ishte gdhendur mbi një shkëmb dhe emri i mbreti, të cilit i atribuohej, ishte MIRA. Ky zbulim ishte një hap më tej në gjetjen e të vërtetave historike mbi iliret dhe hititët. Studimet rreth hititëve kanë hedhur dritë mbi shumë lidhje që ata kishin me fise ilire ku kryesoret ishin dardanet.
Së bashku me këta të fundit, ata krijuan Trojën, e cila sipas studiuesve, e kishte pasur emrin fillestar YLLUSA (nga ku rrjedh ILIOS, emri i Iliadës së famshme te Homerit). Këto dhe shumë fakte të tjera që bazohen mbi shkrimet hitite, tregojnë qartë se hititët ishin pjesë e qytetërimit të madh ilir. Hititët ka shumë mundësi që ta kenë marre këtë simbol nga sumeret. Në kryeqendrën e persëve, të cilët kishin ndikime ilire, në Persepoli (në Iranin e sotëm), ka një statuje e cila tregon shqiponjën me dy koka.
Në mes të banoreve me ngjyre të Mesopotamisë, ALP-an, ishin ata njerëz të cilët dalloheshin për ngjyrën e tyre të bardhe. Për ta mbyllur po përmendim edhe një studim të rëndësishëm që është bërë në lidhje me mbretërinë Hitite.
Studiuesi Trevor Bryce, ka botuar një studim të plotë në lidhje me këta të fundit: "The Kingdom of the Hittitës (Mbretëria e hititëve), Oxford 1998. Në të ai thotë: "Duke ju referuar emrave të mbretërve hititë, shikohet se ata kanë prapashtese -ili, mënyrë e cila i identifikonte ata me yllin, me diellin, Zotin më të fuqishëm në antikitet. Përveç ilireve dhe hititëve, nuk ka asnjë popull tjetër në Azi apo Evrope, që të përdorë prapashtesën -ili pas emrit të një mbreti.
Mes gjuhëve semitike, prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin." Hititët dhe iliret kishin të njëjtën kulturë e qytetërim dhe të njëjtën gjuhe. Në studimin e mësipërm bëhet një analize e bazuar mbi elemente gjuhësore dhe gjetje arkeologjike.
Pra, qytetërimi i cili ka lënë të gdhendur mbi gurë figurën e simbolit më të fuqishëm e më të pushtetshëm të antikitetit, ka pasardhës ata që flasin akoma gjuhen e tij, ka pasardhës shqiptaret. Shqiptaret, pasardhësit e ilireve, janë "pronaret e ligjshëm" të një simboli të cilin e mbante një popull që themeloi qytetërimet më të mëdha të antikitetit.

Ja pse feniksi (nga në njihet si shqiponjë me dy koka) simbolizon Djallin

Ka një fazë kur bota pagane u shndërrua në të krishtere. Për të pasur sukses në ndjekjen e doktrinës së krishtere, perandoria e Romës, e cila u be nismëtarja kryesore e këtij procesi, mitet dhe festat pagane i shndërroi në të krishtera. Pjesë e këtij shndërrimi ishte edhe identifikimi i të keqes universale, me një qenie të vetme të mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo engjëlli rebel i dritës që u hodh nga qielli në flaket e ferrit.
Ai do të jetë, që nga viti 0 deri në ditët tona, kundërshtari i vetëm i qiellit. Me të drejtë lind pyetja, po në vitet para erës sonë kur njerëzit besonin në shumë perëndi kush ishte ai që u rebelua? Kush ishte e keqja? Te grekët e lashte, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u dha njerëzve dritën dhe dijen, është ai që njihet si simboli i rebelimit ndaj perëndive. Ky mit nuk është autentik, por është thjesht riprodhim i mitologjive më të lashta si hitite e fenikase, te cilat kanë përdorur një mit të tillë më përpara se të lindte figura e Prometeusit.
Në erën tonë djallin e kanë paraqitur si premtues dijesh në shkëmbim të shpirtit. Paralel me këtë figure mund të shihet Prometeusi, i cili solli zjarrin (simboli i dritës dhe dijes), por me vete solli edhe mërinë e perëndive dhe si pasoje vuajtjet për njerëzit. Në librin e saj mbi okultin "Now Is The Dawning" faqe 281, Barbara Walker, një feministe radikale, bën një lidhje të simbolit të feniksit me Luciferin.
"Egjiptianet besonin se feniksi ishte përfaqësues ose simbol i një perëndie e cila simbolizonte dritën në qiell dhe pas shkëlqimit (si Luciferi apo ndryshe Satana sipas kristianizmit është engjëlli i dritës) pati një dënim apo flijim në zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky është një detaj i cili, si shumë të tjerë, tregon se feniksi është simbol i asaj perëndie që në ditët e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana."
Ndërsa William Schnoebelen, një tjetër studiues i okultit, në librin "Satan's Door Revisited" faqe 4, shkruan: "Nga egjiptianet besohej se feniksi ishte një zog hyjnor. Feniksi digjet në momentin e fundit të jetës dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e studiueseve të okultizmit mendojnë se ky shpend simbolizon Luciferin i cili u dënua duke u hedhur në flake, por që një ditë do të rilindë përsëri dhe do të ketë të njëjtin pushtet si më parë." Pra, nëse kjo perëndi ekzistonte që para krishterimit, atëherë pse duhet besuar që simbolizon Luciferin? Pyetje të kësaj natyre janë të shumta por fenomeni më i çuditshëm është se feniksi është simbol i krishterimit në të njëjtën kohe.
Shqiponja me dy koka u be e njohur si simboli i perandorisë së Bizantit, por shpjegimi i përdorimit të një shqiponjë me dy koka, në vend të asaj me një, ishte se simbolizonte shpërndarjen nga Lindja në Perëndim të perandorisë. Natyrisht që ky ishte vetëm një shpjegim formal sepse e vërteta është krejt ndryshe. Ja se ç'thotë një prej emrave më të njohur të studimit të historisë dhe teologjisë.
Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, në veprën e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep një shpjegim të saktë mbi jetëgjatësinë e këtij shpendi. Kjo vepër unikale për llojin e saj, është botuar në vitin 1833, pas vdekjes së tij, në një tirazh të limituar dhe përmban përfundime që vijnë nga studimi i më shumë se 200 veprave.
Autori jep një shpjegim të detajuar edhe mbi jetëgjatësinë e feniksit dhe simboliken e tij. Higgins thotë: "Feniksi është simboli i një cikli të përsëritshëm e të pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjalës fenikase, e cila është edhe rrënjë e feniks, FE=cikël.
Feniksi u adoptua në fillimet e hershme nga kristianizmi dhe paraqitje të ndryshme të tij janë gjetur edhe nëpër varre. Legjenda e lashtë e këtij simboli dhe ajo që ai simbolizonte (përjetësia), padyshim që u be shtyse që feniksi të ishte simbol i vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit."
Nder të gjitha këto studime dhe përfundime, një gjë është e sigurt: feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjës me dy koka është emblema më e pushtetshme dhe më magjike që ka ekzistuar ndonjëherë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. Empty Re: Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka..

Thu 24 Nov 2011 - 15:48
Historia Shqiptare. Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. 671349
Istogali
Istogali
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1173
<b>Hobi</b> Hobi : Futbollii
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Istog
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/11/2011

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. Empty Re: Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka..

Fri 9 Dec 2011 - 22:50
ateher ta vejm ketu ku na shkruan shteti shqiponjen se eshte e bukur mos vejm flamuj tjer
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. Empty Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka..

Sat 24 Nov 2012 - 13:34
Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. 487007_534530289891730_1704846663_n
Shqiponja me dy koka, simboli ynë, me i lashti i botës

Kronologji e shkurter e perdorimit te ketij simboli

1) Aparenca e pare historike: afersisht ne vitin 2300 para eres sone ne disa gdhendje qe gjenden ne Lagash te Babilonise (Iraku i sotem)
2) E shfaqur ne monumente te qyteterimit te Hititeve, 1250 para eres sone
3) E perdorur si simbol kryesor i Perandorise se Bizantit
4) E perdorur nga Sulxhuket (Turqi) ne shekullin e 13 te eres sone
5) Per here te pare shfaqet e dokumentuar ne Evrope rreth vitit 1800 te eres sone (pikturat te cilat e dokumentojne kete, ndodhen ne nje manastir ne St.Emmeram/Regensburg te Gjermanise)
6) E perdorur per here te pare si simbol ne armatura ne Habsburg, 16 mars 1365
7) Qe nga 1433 eshte pjese simbolikes se ushtrise gjermane
Cool Qe nga shekulli i 15 eshte e perdorur ne Rusi, fillimisht nga Caret e tani nga shteti
9) Shqiperia e perdor ne flamur dhe e ka simbol kombetar. Eshte simboli yne me i lashte

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka

Shqiponja me dy koka konsiderohet nga shume studiues si simboli me i lashte i botes. Ka simbolizuar gjithmone pushtetin. Nuk ka asnje embleme dhe asnje kuptim heraldik qe mund te perafrohet me te dhe te jete i mbushur me nje antikitet te tille.

Po cila eshte rruga e ketij simboli neper shekuj, çfare simbolizon ai ne te vertete, ku e ka zanafillen, pse e perdorin shume shtete dhe ku mund te kete lindur?

Keto dhe pyetje te tjera kane qene objekt i shume studimeve te cilet jane bere ne lidhje me te. Nje nga keto eshte ai qe shpjegimin ne lidhje me simboliken e shqiponjes me dy koka e jep nepermjet okultizmit. Le te shohim se si ka ardhur deri ne ditet tona simboli yne kombetar, por mbi te gjitha le te shohim nese eshte vertet simboli yne dhe a jemi te sigurt nese e dime domethenien e tij?

Per te kuptuar se ç’simbolizon shqiponja me dy koka duhet te shikosh shume larg ne lashtesi. Jane rreth 4300 vjet qe na ndajne qe nga gdhendja me e lashte qe tregon nje shqiponje me dy koka (e gjetur ne Babiloni).

Ne tempullin e vjeter summer ne qytetin Eshnunna (Tell Asmar), shfaqet simboli i nje shqiponje me dy koka. Shqiponja me dy koka ishte simboli i zoterve dhe prezantonte pushtetin dhe absoluten. Ky simbol shfaqet ne monumentet e perandorise se pare Hitite dhe i atribuohej perendise Nergal. Gjithashtu, ai ishte nje nga simbolet me te fuqishme te kultures fenikase.

Pra lashtesia e ketij simboli daton qe ne fillimet e qyteterimeve. Me e veçanta e tij qendron ne perdorjen e elementit te dy kokave. Eshte pikerisht ky detaj ai qe eshte edhe çelesi i shpiegimit te kuptimit te kesaj embleme te lashte.

Po si ka mundesi qe ky simbol i fuqishem i botes antike dhe i qyteterimeve me te njohura pagane te qendronte ne te njejtin rang, te ishte perseri me i fuqishmi i heraldikes mesjetare, te behej paradoksalisht simbol i krishterimit (perandoria bizantine e kishte simbol kryesor ndersa kisha ortodokse edhe sot e kesaj dite e ka simbol shqiponjen e e florinjte me dy koka) dhe te jete edhe sot simbol i shume shtetve, ushtrive e shoqerive?! Per te bere nje lloj krahasimi, ndahet ne dy periudha perdorimi i ketij simboli, ne eren tone dhe para eres sone.

Studiues te ndryshem te cilet japin shpjegimin ne lidhje me kete simbol, jane dakort ne te njejten pike. Ky simbol, ne fillimet e eres sone pavarsisht se u perdor nga mbreter e perandori qendroi vetem si kompozim figurativ pasi kuptimi qe fshihte ne vetvete u kamuflua qellimisht.

Prej kohesh eshte arritur ne perfundimin se ky simbol nuk eshte shqiponje me dy koka, ashtu si emertohet nga e gjithe bota, por eshte nje feniks, nje shpend legjendash e mistik i cili ne lashtesi ishte qenia me magjike. Per te kuptuar se perse e nga kush ky simbol u transformua dhe u emertua shqiponje me dy koka duhet te dime se çfare simbolizonin keta dy shpende, shqiponja dhe feniksi ne antikitet.

Simboli i shqiponjes gjate shekujve
Ka simbolizuar diellin, zjarrin, ajrin, jeten, qiellin dhe Zotat e diellit. Zeusi ne skeptrin e tij mbante nje shqiponje. Ajo ishte simbol i perendise qe drejtonte gjithe hierarkine qiellore (sipas mitologjise se grekev te lashte, te cilet e trasheguan kete te fundit nga pellazget.) Per paganet, shqiponja, ajo natyralja (me nje koke), ishte nje embleme e Jupiterit, i cili ishte Zot i moralit ligjit, rregullit dhe denues i fajtoreve. Tek Druidet ajo ishte simbol i qenies hyjnore.

Ne Enciklopedine e Kelteve thuhet se: “Shqiponja eshte embleme e Zoterve te Qiejve dhe e Diellit qe mbyt erresiren. Shqiponja me dy krere, eshte simbol i zoterve binjake dhe simbolizon pushtet dhe gjithedije te dyfishte. Ky eshte nje simbol me origjine Lindore dhe shfaqet gjithashtu edhe ne traditatat e Eellsit dhe te Irlandes, por ne traditen Kelte shfaqet me rralle”. Shqiponja dhe luani i Innishoeen ishin te perdorura si simbole kryesore Keltiko-druide.

Sipas indianeve te Amerikes, shqiponja eshte pika neper te cilen rrjedh energjia ne Bote. Shqiponja gjithashtu kryen “udherrefimin eterik mes boteve”, ku ajo shnderrohet ne udheheqese dhe u sjell personave energjine dhe informacionin per te kaluar ne bote te tjera.

Ne vitin 102 para eres sone, konsulli romak Marius, dekretoi qe shqiponja me nje koke te behej simbol i Perandorise se Romes (me poshte do te shohim se perse Perandoria e Romes pati ndikimin e shqiponjes me dy koka dhe kush e solli ate).
Besohet se flamuri i pare standart i Profetit Muhamed, ne shekullin e 7?te eres sone, ishte nje flamur pa asnje lloj simbolike ne te, kjo per te qene ne kundershtim me flamurin kombetar standart te fisit pagan Quraish tribe, Al?Uqaab, i cili kishte nje shqiponje te zeze te vendosur mbi nje sfond te bardhe. Shqiponja e tyre ishte e konsidruar si e shenjte dhe besohej se merrte shpirtrat nga Toka per ne qiell.

Shamanet turq te Azise Qendrore gjate ritualeve te tyre ndertonin nje shkalle me 7 ose 9 stika druri dhe ne maje vendosnin shqiponjen. Per ta, shqiponja ishte simbol i hyjnores dhe ajo konsiderohej si roje dhe shoqerues i shpirtrave ne momentin e lenies se Tokes pas vdekjes.

Gdhendjet e gjetura ne shkembinj ne keto zona tregojne se sa e rendesishme ishte kjo simbolike. Religjioni shaman turk mbijetoi edhe per shume kohe pas pranimit te Islamit. Tougrul Beig (993?1063 era jone), themeluesi i shteti Selxhuk kishte emertimin metaforik “Shqiponje”. Ne heraldiken e mesjetes dhe ne ate moderne, shqiponja eshte simbol i guximit dhe mbahet pikerisht per te treguar nje gje te tille.
Shikim i shkurter mbi shqiponjen me dy koka dhe heraldiken.

Per te lashtet, shqiponja me dy koka ishte embleme e ekuilibrit i cili konsistonte ne nje trup te perbashket qe udhehiqej nga dy koka, njera femra tjetra mashkulli. Gjithashtu ajo simbolizonte universin ne teresi, i cili ishte i ndertuar nga dy forca, ato superiore dhe ato inferiore.

Kjo qenie eshte perfekte nga te gjitha pikat e shikimit dhe perfeksioni eshte i tipizuar ne te dyja kokat, te cilat kane te njejtin dinjitet. Eshte embleme e finalizimit te individit, ku shpirti arrin ciklin final dhe fuqine absolute. Duke pasur nje simbolike kaq te fuqishme, ajo u perdor gjeresisht nga shume popuj.

Shqiponjat jane te perdorura heraldike si ne formen e pikturave ashtu edhe ne ate te gdhendjes. Jo vetem shqiponja e plote por edhe pjese te saja si koka, flatrat apo kthetrat, jane perdorur si simbolika nga shume vende.

Ashtu si luani qe konsiderohet mbreti i kafsheve, ashtu dhe shqiponja konsiderohet mbreti i shpendeve. Duke qene se ka nje simbolike kaq te fuqishme, shqiponja eshte perdorur gjeresisht ne te gjith anet e Globit. Ajo ka egzistuar paralelisht si simbol me nje ashtu edhe me dy koka. Simboli i shqiponjes (si me nje dhe me dy koka) eshte perdorur me shume ne Evrpoen Kontinentale sesa ne heraldiken angleze. Kur mbreteronte Henry III (1216?1272), shqiponja haset vetem ne tre raste. Shpesh shqiponjat (perjashto heraldiken italiane), jane te pikturuara me sqepin, gjuhen dhe majat e flatrave me ngjyre te ndryshme nga ajo e trupit. Nje shqiponje mund te jete e paraqitur me nje apo edhe me dy koka dhe te pakten ne nje rast (ne Gjermani) egziston edhe nje variant ku shqiponja eshte me tre koka. Versioni i thjeshte, ku dy kokat shohin ne drejtime te kunderta dhe shqiponja ka vetem nje trup, eshte edhe simboli i cili trajtohet si ai origjinali. Ndryshimet e tjera dhe shtesat qe i jane bere si psh kryqe, arme, kurora, luane etj i perkasin kryesisht periudhes se shekullit te 11, periudhe e cila mbahet edhe si lulezim i heraldikes.

Monedha islamike te periudhes se Khalif Nasreddin Mahmoud bin Mohammad (vitet 1200) mbajne ne njeren ane shqiponjen me dy koka dhe ne anen tjeter yllin e Davidit. Ndersa shqiponja me dy koka e Bizantit eshte shfaqur fuqishem, rreth shekullit te 13 ne heraldiken perendimore.

Nje rast i veçante eshte edhe perdorimi i emblemes se shqiponjes me dy koka nga heraldika e hebrejve. Ky eshte nje nga faktet me interesante?veçanerisht sepse behet fjale per periudhen e mesjetes. Dihet boterisht qe hebrejte, nuk kane preferenca per te tjeret e kesaj bote, pasi konsiderojne veten si popull i zgjedhur. Ne nje doreshkrim Mahzor ( liber hebre ) te shek. 15?te, i cili ndodhet ne Bibloteken Ambrosiana te Milanos, tregohet nje koleksion armesh, ku nje shqiponje me dy koka shfaqet para se gjithe shenjave te tjera.

Rusia dhe ndikimi i fuqishem i shqiponjes me dy koka te sllavet.
Ky simbol, nje ndikim te fuqishem pati edhe ne Rusi. Aktualisht, shqiponja me dy koka eshte embleme shteti ne Rusi. Ajo eshte vendosur mbi monedha, flamuj, dokumente zyrtare, vula etj.

Ky simbol u shfaq per here te pare ne Rusi ne vitin 1472 me dhenien e te drejtave te fronit per Sofiya Paleolog, per shkak te marteses se saj me Ivan Vasilevich III. Sofiya Paleolog ishte mbesa e perandorit te fundit te Bizantit, perandorise e cila pati shqiponjen me dy koka si simbol kryesor.

Caret rus e konsideronin veten si perandore te perandorise se trete, ku e para ishte Roma (ne Rome u perdor shqiponja si simbol) ndersa e dyta ishte Kostandinopoja e me pas Bizanti ( po ashtu me shqiponjen me dy koka si simbol). Edhe vete emri i tyre, Car, ishte transformim i emrit Cezar.

Ne gjoksin e shqiponjes me 1730 u vendos shenjtori Georgy Pobedonosec i cili shfaqet hipur mbi nje kale te bardhe duke vrare nje dragua. Ky ishte simboli i triumfit te se mires mbi te keqen. Kete ndikim ata e percollen edhe ne vendet e tjera sllave, te cilat kishin qene pjese e perandorise bizantine. Aktualisht shqiponja me dy koka perdoret nga Serbia dhe nga Mali i Zi.

Ngjyra e zeze e shqiponjes dhe kuptimi i saj

Ngjyrat e ndryshme te shqiponjes kishin te benin me rangjet e ndryshme te cilat perfaqesoheshin me kete shenje. Sipas shpjegimeve te autoreve te ndryshem, shqiponja e arte me dy koka, ishte simboli mbreteror.

Keshtu me rradhe do te vinin edhe ngjyrat e tjera, ku e argjenta ishte per rangje me te uleta, ato me ngjyra te ndryshme (unike apo te perziera) i perkisnin shtresave te tjera, apo edhe momenteve e vende te ndryshme sipas te cilave perdoreshin. Nder keto klasifikime, vend te veçante ka shqiponja e zeze, e cila nuk kishte shkelqimin e arte te shqiponjes mbreterore, por me hijen qe ka impononte seriozitet dhe autoritet. Ajo ishte shqiponja qe perdorej ne lufte. Shqiponjat e zeza perdoreshin kur kryheshin luftera dhe ngjyra e tyre nuk kishte te bente me rangun pasi te gjithe mbanin shqiponje te zeze ne beteje.

Simboli i Feniksit, nje prej qenieve me mistike

Tregojne per te emrat e njohur te botes antike latine dhe greke
Per te pare se ç’lidhje ka simboli i shqiponjes me dy koka me ate te feniksit legjendar, duhet te sqarojme me pare se çfare simbolizonte feniksi. Ne lidhje me feniksin kane shkruajtur edhe disa prej emrave me te njohur te antikitetit. Ja se ç’thone dy prej tyre.

Sipas historianit latin, Ovid:
Ovidi e pershkruan keshtu feniksin: “Shumica e qenieve te gjalla lindin nga qenie te tjera, por egziston nje specie e cila riprodhon vetveten. E quajne feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bime, por me rreshire dhe me lengje pemesh aromtike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, nderton nje fole ne maje te nje peme arre apo palme.
Ne te ai akumulon kanelle dhe gjithfare lloje bimesh te tjera aromatike nga te cilat nxirren esencat e parfumeve. Nderton me to nje fole ne te cilen vendoset dhe ndersa vdes, nxjerr jashte frymen e tij te fundit e cila perzihet me eren e bimeve aromatike.
Nga trupi i feniksit qe vdiq del nje feniks i ri, i destinuar qe te jetoje po aq gjate sa edhe paraardhesi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhesit. Ai merr me vete hirin e te parit dhe e çon ne tempullin e diellit ne Heliopolis, ne Egjypt. Ai jeton ne vetmi.”

Herodoti do te shkruante per Feniksin:
“Nje shpend tjeter i shenjte eshte feniksi. Une vete nuk kam pare ndonje feniks, perveç rasteve kur e kam pare te pikturuar, por eshte nje shpend shume i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, ne intervale qe zgjasin afersisht 500 vjet. Ai eshte momenti ne te cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhesi.”

Ketu shihet qarte se feniksi ka te beje me kultin e lashte egjyptian te diellit. Shpjegimin e ketij simboli dhe lidhjen qe ka ky me ate te shqiponjes me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe te Masonerise. Masoneria eshte bazuar pikerisht ne religjionet e lashta misterioze te Egjiptit dhe te Babilonise.

Çfare eshte Masoneria, ç’simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia materialiste e Egjiptit te vjeter vazhdoi se ekzistuari edhe pas zhdukjes se ketij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa çifute dhe e mbajten te gjalle brenda ne doktrinen kabaliste. Nga ana tjeter, nje numer i mendimtareve greke kishin adoptuar filozofine e njejte dhe e ri?interpretuan dhe e perjetesuan ne forme te shkolles se mendimit te njohur si “Hermeticizem”.
Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e spjegon keshtu origjinen e kesaj filozofie dhe vendin e saj ne masonerine moderne:
“Ne Egjiptin e vjeter ekzistonte nje shoqeri fetare qe la si trashegim nje sistem te besimit dhe te menduarit ne hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diçka te ngjashme. P.sh., ata qe kishin arritur deri ne nje nivel te caktuar, percillnin ceremonite e shoqerise, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirterore dhe mandej i pasonin tek ata qe ishin ne nivele me te ulta.
Pitagora ishte njeri nder hermeticistet qe shkollohej ne keto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike te shkolles se Aleksandrise dhe Neoplatonizmit i kishin rrenjet e tyre ne Egjiptin e vjeter dhe atje gjendeshin disa ngjajshmeri mes tyre dhe ritualeve masonike.” Isindag eshte shume i qarte ne lidhje me ndikimin e Egjiptit te vjeter ne origjinen e Masonerise kur deklaron: “Frankmasoneria eshte organizate shoqerore dhe rituale qe i ka fillet e saja ne Egjiptin e vjeter.”

Edhe shume autoritete te tjera masonike thone se origjina e Masonerise eshte ne shoqerite sekrete te kulturave te lashta pagane, siç jane ato nga Egjipti i vjeter dhe Greqia antike. Nje mason i vjeter, i deklaruar, turk, Celil Layiketez, ne revisten “Mimar Sinan”, ne artikullin me titull “Fshehtesia masonike: Çfare eshte sekrete e çfare jo?” shkruan:
“Ne civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike qe ndeshen ne kontekst te nje shkence te caktuar apo njohuri sekrete. Antaret e ketyre shkollave mistike ishin pranuar vetem pas nje periudhe te gjate te studimeve dhe te riteve te pranimit.

Ne mesin e ketyre shkollave, e para qe mendohet te jete hapur, ka qene shkolla e “Ozirisit”. Ajo bazohej ne ngjarjet e lindjes se ketij Zoti, rinise, luftes kunder erresires, vdekjes dhe ringjalljes se tij. Keto çeshtje ishin dramatizuar ritualisht ne ceremonite e performuara dhe ne kete menyre ritet dhe simbolet qe prezentoheshin ishin me shume efektive per shkak te pjesemarrjes aktuale.

Vite me vone, keto rite themelojne qarkun e pare te rendit te vellazerise qe aktualisht vazhdon me emrin e Masonerise. Vellazerite e tilla çdo here vendosin ideale te njejta dhe kur jane ne presion jane ne gjendje qe te jetojne ne menyre sekrete. Ata ishin ne gjendje qe te mbijetojne deri me sot pasi ata vazhdimisht nderronin emrat dhe format e tyre.

Por, ata i mbeten besnik simbolizmit te lashte dhe karakterit te tyre te veçante i cili kalon dore me dore si trashegimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27-29).” Pra ruajtja e simbolikes dhe trashegimi i saj deri ne ditet aktuale ka te beje edhe me perdorimin prej tyre te simbolit te shqiponjes me dy koka apo ndryshe simbolit te feniksit.

Pse simboli i feniksit u emertua shqiponje me dy koka dhe ç’simbolizon ai realisht? Masoneria eshte e mbushur me simbole magjike. Po ç’ eshte nje simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, eshte nje imazh i cili fsheh nje kuptim te brendshem ne vetvete, pra nje imazh qe ka dykuptimesi, por qe kuptimi i vertete fshihet nga pamja, e cila sherben vetem per kamuflim.

Po te egzaminosh simbolet masonike dalin ne pah kuptime te fshehta qe tregojne pershkallezimin e pushtetit, hyjnores, te keqes e keshtu me rradhe. Shqiponja me dy koka eshte simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Per te eshte folur shume sepse ajo ka nje shperndarje te gjithanshme. (“Magic Symbols” nga Fredrick Goodman, fq.6)
Qe ne momentin e pare, ne ate te emerimit, njerezit gabohen pasi ne dukje ajo eshte nje shqiponje me dy koka, por simbolet magjike kane pikerisht kete qellim, te kamuflojne kuptimin. E verteta eshte se ky imazh simbolizon nje shpend tjeter, feniksin.

Ne Egjiptin e lashte ky simbol ishte simbol i shkollave te misterit. Shqiponja ishte nje shpend te cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si spieguam me lart. Emertimi i simbolit te feniksit ne shqiponje me dy koka ishte i thjeshte sepse shqiponja ishte nje shpend qe qendronte perkrah feniksit ne hierarkine e te mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmeri fizike mes tyre. Keshtu qe pati nje nderrim te emrave, por simboli ruajti te njejtin pozicion dhe ngeli shenja me e pushtetshme.

Ne shekujt e eres sone emri i feniksit do te harrohej dhe simboli do te quhej shqiponje me dy koka. Spjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall ne librin e tij “The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy” (Feniksi: Nje shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofine):

“Mes te lashteve egzistonin historira per nje zog perrallor te quajtur feniks. Ai eshte pershkruar nga shkrimtaret e hershem si nje zog qe i perngjan nga forma shqiponjes, por me disa dallime te vogla. Trupi i feniksit eshte i mbuluar me pupla te purpurta, ndersa pendet e flatrave i ka me ngjyre blu dhe te kuqe. Koken e ka te bardhe dhe ne qafe ka nje rreth me ngjyre te arte. Ne fund te shpines se feniksit gjendet nje tufe puplash me ngjyre te ndezur.

Eshte besuar se ky shpend jeton per 500 vjet dhe gjate vdekjes se tij trupi hapet dhe del prej andej nje feniks i ri. Per shkak te ketij simbolizmi fenksi eshte pare gjithmone si prezantues i pavdeksise dhe i ringjalljes. Feniksi eshte nje nga shenjat e shoqerive apo vllazerive sekrete te cilat zanafillen e egzistences se tyre e kane ne lashtesi.

Keto shoqeri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo eshte edhe arsyeja pse feniksi ishte simboli tyre pasi ata besonin te ringjallja. (faqe 176?177)”. Megjithate ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk eshte simbol qe lindi ne qyteterimin Egjiptian. Ai ka qene fillimisht i perdorur nga Sumeret e me pas nga qyteterimi Hittit dhe Persian.

A eshte shqiponja me dy koka simbol qe i perket shqiptareve?

Konfliktin mes te krishtereve qe kishin filluar te shperndanin doktrinen e tyre dhe qyteterimit pagan i cili nuk pranonte te shnderrohej ne te krishter e zgjidhi mendjemrehtesia perandoreve me te medhenj te Romes.

Kostantini i Madh ka hyre ne histori si perandori qe themeloi Kostandinopojen qytetin qe trumpetoi krishterimin anembane botes. Kostantini i Madh ishte ligjeruesi i krishterimit ne Perandorine Romake, çka i dha perhapjen me te madhe te krishterimit. Kostantini ishte Ilir nga Nish, pjese e Dardanise se atehershme.

Duhet pasur parasysh se Shen Pali themeloi nje nga kishat e para ne bote ne Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gje qe tregon se iliret kishin filluar qe ta shikonin krishterimin me me besim se pjesa tjeter e Botes.

Pra nje perandor i Romes, i cili ishte ilir me origjine, themelon nje perandori ku simbol vendos shqiponjen me dy koka. Kostandinopoja, qyteti ne te cilen ai nderton qendren e kesaj perandorie eshte e rrethuar nga qytete te tjere qe Dardanet kishin ndertuar (Troja u be me e famshmja por nuk ishte qyteti i vetem i famshem). Megjithate ky nuk eshte i vetmi ilir i cili perdori shqiponjen e cila ishte pjese e besimeve ilire.

Pirroja i Epirit sipas historianeve latine kishte si totem shqiponjen dhe nje nga emertimet qe u viheshin atij dhe luftetareve te tij ka qene “shqiponje”. Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka perdorur kete simbol. Kete gje e vertetojne gjetje arkeologjike te cilat jane ndertuar nen influencen e tij.

Qe shqiptaret te jene “pronaret e ligjshem” te simbolit te shqiponjes me dy koka, duhet qe te kete nje lidhje direkte mes tyre dhe qyteterimeve te cilet e kane perdorur per here te pare kete simbol. Gdhendjet me te lashta te shqiponjes me dy koka jane gjetur ne Babiloni.

Kane qene Hititet ata qe e kane perdorur gjeresisht kete simbol por mendohet se ai eshte trasheguar nga Sumeret. Studiuesja hollandeze, Micha F. Lindemans, e cila eshte edhe themeluesja e nje prej librarive me te te medha te mitologjise on?line, jep lidhjen mes Hititeve dhe shqiptareve. Ajo eshte nje prej studiuesve te ndryshem te cilet kane arritur ne nje perfundim te tille. “Civilizimet kryesore organizonin jeten e tyre rreth qyteteve kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqerore e poltike.

Latinet u quajten Romane per shkak te Romes legjendare pasi etrusket te cilet e themeluan ate qyteterim kishin si kryeqender qytetin Alba Longa; athiniotet quheshin te tille per shkak te perendise Athina e cila i dha edhe emrin qytetit; Hittitet quheshin te tille per shkak te kryeqendres se tyre qe quhej Hattusas sipas emrit te mbretit te tyre Hattus?
Shqiptaret (albanet) si nje prej fiseve te panumerta ilire, quheshin te tille per shkak te qytet?shtetit Albanopolis, ku ne gjuhen e Hittiteve dhe ne ate ilire fjala “ALP” do te thote i bardhe.

Ashtu si dhe qyteterime te tjera antike, Iliret ne mitologjine e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN nuk kishte ndonje kuptim apo peshe shume te veçante perderisa nuk e identifikuan vetveten me kete emer. Aktualisht, pasardhesit e Ilireve (albanians), e quajne veten pasardhes te shqiponjes me dy koka (shqiptar).

Ne perandorine romake, shqiponja ishte figure standart dhe paraqitej me nje koke. Ndikimi i gjeneraleve ilire, te cilet arriten deri ne fronin imperial, u pasqyrua edhe ne perdorimin e simbolit te shqiponjes me dy koka. Ata perdornin emblemen e parardhesve te tyre anadolliane (nje nga kryeqendrat e qytetermit Hittit ishte Anadolli i sotem). Nje prove tjeter qe iliret e kishin si simbol kryesor, eshte edhe tempulli i Sirkapit (Pakistan).

Ne kete faltore qe kane ngritur njerezit e udhehequr nga Aleksandri i Madh qendrojne te gdhendura shqiponja me dy koka. Gjithashtu, sot e kesaj dite ne Shqiperi ka nje krahine malore e cila quhet HOTI, i ngjashem me emertimin e kryeqytetit hitit, HATTI.” Ky eshte fragment i nje prej studimeve te ndryshme qe jane bere per hititet, qyteterim i cili ishte nje qyteterim ilir.

Dardanet, me migrimet e tyre, ishin bere pjese e qyteterimit hitit. Profesor David Hawkins, i shkolles qe merret me studimet orientale dhe afrikane ne Londer (“School of Oriental and African Studies, London”), para disa vitesh deshifroi nje shkrim ne nje statuje prane Izmirit. Statuja ishte gdhendur mbi nje shkemb dhe emri i mbreti te cilit i atribuohej ishte MIRA. Ky zbulim ishte nje hap me tej ne gjetjen e te vertetave historike mbi Iliret dhe Hititet. Studimet rreth hititeve kane hedhur drite mbi shume lidhje qe ata kishin me fise ilire ku kryesoret ishin dardanet.

Se bashku me keta te fundit, ata krijuan Trojen, e cila sipas studiuesve e kishte pasur emrin fillestar YLLUSA (nga ku rrjedh ILIOS, emri i Iliades se famshme se Homerit). Keto dhe shume fakte te tjera qe bazohen mbi shkrimet hitite, tregojne qarte se Hititet ishin pjese e qyteterimit te madh Ilir. Hititet ka shume mundesi qe ta kene marre kete simbol nga sumeret. Ne kryeqendren e perseve, te cilet kishin ndikime ilire, ne Persepoli (ne Iranin e sotem), ka nje statuje e cila tregon shqiponjen me dy koka.

Ne mes te banoreve me ngjyre te Mesopotamise, ALP_an, ishin ata njerez te cilet dalloheshin per ngjyren e tyre te bardhe. Per ta mbyllur po permendim edhe nje studim te rendesishem qe eshte bere ne lidhje me mbreterine Hitite.

Studiuesi Trevor Bryce, ka botuar nje studim te plote ne lidhje me keta te fundit: “The Kingdom of the Hittites (Mbreteria e Hititeve), Oxford 1998. Ne te ai thote: “Duke ju referuar emrave te mbreterve hitite, shikohet se ata kane prapashtesen ?ili, menyre e cila i identifikonte ata me yllin, me Diellin, Zotin me te fuqishem ne antikitet. Perveç Ilireve dhe Hititeve, nuk ka asnje popull tjeter ne Azi apo Evrope, qe te perdore prapashtesen ?ili pas emrit te nje mbreti.

Mes gjuheve semitike, prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin.” Hititet dhe Iliret kishin te njejten kulture e qyteterim dhe te njejten gjuhe. Ne studimin e mesiperm behet nje analize e bazuar mbi elemente gjuhesore dhe gjetje arkeologjike.
Pra qyteterimi i cili ka lene te gdhendur mbi gure figuren e simbolit me te fuqishem e me te pushtetshem te antikitetit, ka pasardhes ata qe flasin akoma gjuhen e tij, ka pasardhes shqiptaret. Shqiptaret, pasardhesit e ilireve, jane “pronaret e ligjshem” te nje simboli te cilin e mbante nje popull qe themeloi qyteterimet me te medha te antikitetit.

Ja pse feniksi (nga ne njihet si shqiponje me dy koka) simbolizon Djallin

Ka nje fazen kur bota pagane u shnderua ne te krishtere. Per te pasur sukses ne ndjekjen e doktrines se krishtere, perandoria e Romes, e cila u be nismetarja kryesore e ketij proçesi, mitet dhe festat pagane i shnderrroi ne te krishtera. Pjese e ketij shnderrimi ishte edhe identifikimi i te keqes universale, me nje qeenie te vetme te mbinatyrshme. Kjo qenie ishte Luciferi, apo ndryshe edhe djalli apo engjelli rebel i drites qe u hodh nga qielli ne flaket e ferrit.
Ai do te jete qe nga viti 0 deri ne ditet tona kundershtari i vetem i qiellit. Me te drejte lind pyetja, po ne vitet para eres sone kur njerezit besonin ne shume perendi kush ishte ai qe u rebelua, kush ishte e keqja? Te greket e lashte, miti i Prometeusit, i cili u premtoi dhe u dha njerezve driten dhe dijen eshte ai qe njihet si simboli i rebelimit ndaj perendive. Ky mit nuk eshte autentik, por eshte thjesht riprodhim i mitologjive me te lashta si Hitite e Fenikase, te cilat kane perdorur nje mit te tille me perpara se te lindte figura e Prometeusit.

Ne eren tone djallin e kane paraqitur si premtues dijesh ne shkembim te shpirtit. Paralel me kete figure mund te shihet Prometeusi, i cili solli zjarrin (simboli i drites dhe dijes), por me vete solli edhe merine e perendive dhe si pasoje vuajtjet per njerezit. Ne librin e saj mbi okultin “Now Is The Dawning” faqe 281, Barbara Walker, nje feministe radikale, ben nje lidhje te simbolit te feniksit me Luciferin.

“Egjiptianet besonin se Feniksi ishte perfaqesues ose simbol i nje perendie e cila simbolizonte driten ne qiell dhe pas shkelqimit (si Luciferi apo ndryshe Satana sips kristianizmit eshte engjelli i drites) pati nje denim apo flijim ne zjarr ku vdiste dhe rilindte. Ky eshte nje detaj i cili si shume te tjere tregon se feniksi eshte simbol i asaj perendie qe ne ditet e sotme quhet Lucifer apo edhe Satana.”

Ndersa William Schnoebelen, nje tjeter studiues i okultit, ne librin “Satan’s Door Revisited” faqe 4, shkruan:
“Nga egjiptianet besohej se feniksi ishte nje zog hyjnor. Feniksi digjet ne momentin e fundit te jetes dhe rilind nga hiri i tij. Shumica e studiueseve te okultizmit mendojne se ky shpend simbolizon Luciferin i cili u denua duke u hedhur ne flake, por qe nje dite do te rilinde perseri dhe do te kete te njejtin pushtet si me pare.” Pra nese kjo perendi egzistonte qe para krishterimit, atehere pse duhet besuar qe simbolizon Luciferin, i cili bashke me kristianizimin e Bores? Pyetje te kesaj natyre jane te shumta por fenomeni me i çuditshem eshte se feniksi eshte simbol i krishterimit ne te njejten kohe.

Shqiponja me dy koka u be e njohur si simboli i perandorise se Bizantit, por shpiegimi i perdorimit te nje shqiponje me dy koka ne vend te asaj me nje ishte se simbolizonte shperndarjen nga Lindja ne Perendim te perandorise. Natyrisht qe ky ishte vetem nje shpiegim formal sepse e verteta eshte krejt ndryshe. Ja se ç’thote nje prej emrave me te njohur te studimit te historise dhe teologjise.

Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, ne vepren e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep nje shpjegim te sakte mbi jetgjatesine e ketij shpendi. Kjo veper unikale per llojin e saj, eshte botuar ne vitin 1833, pas vdekjes se tij ne nje tirazh te limituar dhe permban perfundime qe vijne nga studimi i me shume se 200 veprave.

Autori jep nje shpiegim te detajuar edhe mbi jeegjtesine e feniksit dhe simboliken e tij. Higgins thote: “Feniksi eshte simboli i nje cikli te perseritshem e te pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjales fenikase, e cila eshte edhe rrenje e feniks, FE – cikel.
Feniksi u adoptua ne fillimet e hershme nga nga Kristianizmi dhe paraqtije te ndryshme te tij jane ne gjetur edhe neper varre. Legjenda e lashte e ketij simboli dhe ajo qe ai simbolizonte (perjetesia), padyshim qe u be shtyse qe feniksi te ishte simboli vdekjes dhe ringjalljes se Jezusit.”

Nder te gjithe keto studime dhe perfundime, nje gje eshte e sigurt, feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjes me dy koka eshte emblema me e pushtetshme dhe me magjike qe ka ekzistuar ndonjehere....

Marr nga Facebook.com Kuriozitete&Enigma
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. Empty Re: Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka..

Sat 24 Nov 2012 - 13:35
naqe eksiston kjo teme
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. Empty Re: Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka..

Sat 24 Nov 2012 - 13:38
"SHQIPONJA ME DY KOKA, SIMBOLI YNE ME I LASHTI I BOTES "
me
"Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.."

temat u bashkun
Sponsored content

Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka.. Empty Re: Ja se ç’simbolizon shqiponja me dy koka..

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi