Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

“Shqiponja” superheroi i shqiptarëve Empty “Shqiponja” superheroi i shqiptarëve

Wed 13 Jun 2012 - 21:12
PRIZREN – Nëse amerikanët kanë superheronjtë e tyre si Batman apo Superman, tashmë edhe shqiptarët e kanë një të tillë. Ai quhet “Shqiponja” dhe do të luftojë kundër të gjithë armiqve tëshqiptarëve. Ai është krijim i artistit shqiptar nga Kosova, Gani Sunduri, i cili thotë se ka ardhur koha që edhe shqiptarët të kenë heroin e tyre. “Nëse Amerika e konsideron heroin e tyre Batmanin apo Supermenin thashë pse edhe ne të mos kemi një superhero tonin që të mundemi dhe ne të krenohemi me të.”- shprehet artisti. I veshur nga koka tek këmbët me ngjyrë të kuqe, me një maskë që i mbulon sytë dhe i fsheh identitetin, “Shqiponja” është gati të sfidojë Batman dhe Superman. Ai është i vendosur të mbrojë të dobëtit edhe pa mbështetjen e superfuqive të mëdha.

Disa media lokale në Kosovë kanë spekuluar se “Shqiponja” mund të ketë një axhendë kombëtare në luftën e tij kundër krimit, por artisti Sunduri, i cili është gjithashtu dhe kryetari i shoqatës së artistëve të librave vizatimorë thekson se historitë e tij nuk janë aspak të motivuara politikisht.

Veç kësaj ai shpjegon se “Shqiponja” nuk po tenton as të zëvendësojë misionin e OKB-së, KFOR. Të gjithë të apasionuarit e librave vizatimorë do të mund ta blejnë botimin e parë të “Shqiponjës” në fund të korrikut.

(er.nu/news24/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi