Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Një kafe”= 7 euro,“Mirëdita, një kafe ju lutem”=1.40 euro Empty “Një kafe”= 7 euro,“Mirëdita, një kafe ju lutem”=1.40 euro

Thu 12 Dec 2013 - 22:37
Message reputation : 100% (1 vote)
  • Sa më i sjellshëm tregoheni kur porosisni, aq më pak do paguani

“Një kafe”= 7 euro,“Mirëdita, një kafe ju lutem”=1.40 euro Kafe
Doni që të kurseni para nga xhepi juaj kur pini kafe? Atëherë tregohuni të sjellshëm kur e porosisni kafen dhe do ta shikoni që do keni “goxha fitim”.

Një kafene në jug të Francës ka nxjerrë një rregull të ri. Në qoftë se ju shkoni në lokal dhe porosisni një kafe në mënyrë brutale, jo me mirësjellje, atëherë çmimi që ju duhet të paguani është pothuaj dyfish më i lartë nga ai që do të paguanit, në qoftë se do ta porosisnit me mirësjellje.

Në lokalin e quajtur “The Petite Syrah café”, në Nice të Francës, kur ju porosisni duke thënë “një kafe”, kushton shtatë euro, ndërsa kur ju thoni “një kafe ju lutem”, atëherë do të paguani vetëm 4.25 euro.

Por ka akoma më tepër. Në qoftë se ju thoni “mirëdita, një kafe ju lutem”, fatura do t’ju vijë 1.40 euro. Atëherë ia vlen mirësjellja? Përgjigjen mendojeni vetë!

Fabrice Pepino, menaxheri i “Petite Syrah”, thotë se e gjithë kjo nisi si një lojë në fillim, sepse njerëzit në kohën e drekës janë shumë të stresuar dhe shpeshherë jo të sjellshëm me kamerierët, por tani ky është bërë një rregull i pashkruar për disa kafene në Francë.

/Shekulli Online/ E.B./
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

“Një kafe”= 7 euro,“Mirëdita, një kafe ju lutem”=1.40 euro Empty Re: “Një kafe”= 7 euro,“Mirëdita, një kafe ju lutem”=1.40 euro

Fri 13 Dec 2013 - 2:44
grrrr grrrr 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi