Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën  Empty Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën

Fri 13 Dec 2013 - 0:32
Veshjet e saj seksi (por edhe reputacioni joshës) kanë bërë që ajo të fitojë pseudonimin “Helle Gucci” në vendin e saj të lindjes, në Danimarkë.Është një profil që zakonisht e lidh- le të themi- me ndonjë modele apo me ndonjë grua futbollisti, por jo me një kryeministre.Por liderja e Danimarkës, Helle Thorning- Schmidt, 46 vjeç, që e tërhoqi Barack Obama-n dhe David Cameron në atë foto turpëruese, nuk është drejtuesja tipike e një vendi, jo të paktën sipas standardeve britanike.Sa kryeministra, për shembull, kur dikush përpiqet t’i vërë në siklet për veshjen e tyre, përgjigjen kaq troç: “Jo të gjithë duhet të dukemi si m…”?
Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën  Krye1Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën  Krye2Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën  Krye3Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën  Article-2522249-1A0BC9A400000578-462_636x477
Kur hipi në një avion ushtarak për në Libinë e zhytur në luftë me një xhaketë kamuflazh, me taka dhe me një çantë të kuqe Gucci, një gazetë daneze shkruante: “Helle e mori çantën në luftë”.

Nuk është çudi që seks- apeli i saj, të cilën ajo e shfrytëzoi plotësisht, kontribuoi në suksesin elektoral në vitin 2011.

Fjala më e kërkuar në Google krahas emrit të saj ishte “e zhveshur”. Nuk dihet nëse votuesit prisnin që të shihnin foto nudo të saj në internet, apo thjesht shpresonin.

Revistat daneze, ndërkohë, pretendojnë se ajo e ka përmirësuar pamjen falë botoksit.

Në fakt, karriera e saj është si një skenar i dramës politike daneze Borgen, që transmetohet edhe në BB4 dhe që flet për një kryeministre të quajtur Birgitte Nyborg.

Vetë Thorning- Schmidt e ka krahasuar veten me këtë personazh. Natyrisht koha e saj në detyrë është shoqëruar nga skandale dhe thashetheme për jetën e saj personale.

Ne, në Britani, jemi edhe më të interesuar për të, për shkak se ajo është e martuar me djalin e ish- liderit laburist, Lord Kinnock, Stephen, 42 vjeç. Kjo lidhje e tyre po ashtu është burim kontradiktash.

Stephen Kinnock është drejtor i Forumit Ekonomik Botëror dhe jeton në Davos të Zvicrës, duke shkuar në Danimarkë vetëm 33 fundjava, me sa duket. Sipas ligjit danez, statusi i tij jo- rezident i lejon të shoqes që të deduktojë rreth 40 mijë sterlina nga pagesat e kredisë për shtëpinë e tyre 500 mijë sterlina në Kopenhagen.

Në një aplikim të bërë të fundmi për të përfshirë edhe të shoqin në pronësinë e banesës, Thorning- Schmidt pretendon se i shoqi vjen aty çdo fundjavë të vitit.

Por nuk ka vetëm kaq.

Martesa e tyre është bërë subjekt spekulimesh në mediat daneze, pasi një gazetë ka ngritur pikëpyetje për seksualitetin e Kinnock. E përballur me këto supozime, ajo u detyrua të mohonte publikisht se i shoqi ishte gay.

“Mund të them vetëm se nuk është e vërtetë,” tha ajo.

“Është groteske dhe nuk është e këndshme të dëgjosh një gjë të tillë nga njerëzit”.

Por burimi i këtyre thashethemeve ishte jo vetëm fakti se çifti jeton për shumë kohë i ndarë.

Llogaritari i tyre i kishte thënë zyrës së taksave se Kinnock ishte biseksual ose gay për të shpjeguar se përse ai nuk jeton në Danimarkë dhe për këtë arsye nuk i ka paguar taksat.

Çifti u njoh kur ishin në të njëzetat. Ata punonin në Bruksel dhe u martuan në një ceremoni civile në vitin 1996.

Që prej fillimit të karrierës, lajmet në media janë dominuar jo nga kredencialet e saj politike, por nga pamja. Ajo u bë e para kryeministre femër në vend në 3 tetor të vitit 2011.

Por kohë më parë kishin nisur të qarkullonin lajmet për shijet e saj të shtrenjta. Një nga çantat e saj të dorës, nga marka luksoze britanike Mulberry, kushton deri në 9 mijë sterlina. Një tjetër markë e preferuar e saj është shtëpia daneze e modës Winchmann Coutore.

Helle Thorning- Schmidt duket se pëlqen që të jetë në qendër të vëmendjes- veçanërisht në qoftë se kjo i jep vota.

Por sidomos asaj i pëlqejnë shikimet admiruese nga shtetarët flirtues.


shekulli
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën  Empty Re: Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën

Fri 13 Dec 2013 - 2:35
e paska harru Mishelin Obama  grrrr 
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën  Empty Re: Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën

Fri 13 Dec 2013 - 17:24
A ika shkrep more Obames a thu Merzitur 
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën  Empty Re: Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën

Sat 14 Dec 2013 - 22:19
jo si ka shkrep Obames sepse ja e ka frig Allahun sepse aj e ndin veheten si Musliman dhe nuk ban zina
Sponsored content

Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën  Empty Re: Kryeministrja seksi që flirtoi me Obamën

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi