Shfrytëzon bashkëshorten për prostitucion
Mon 16 Dec 2013 - 23:37
Tiranë- Një 30-vjeçare nga Tirana, ka kallëzuar bashkëshortin e saj pasi ky i fundit, e ka shfrytëzuar atë për prostitucion disa vjet me radhë.
Pas denoncimit të shtetases A.Matraku, autoritetet kanë nisur procedimin penal për shtetasin, Oriol Matraku.
Gruaja ka treguar në polici që bashkëshorti i saj për tre vite rresht, jo vetëm e ka dhunuar, por edhe e ka detyruar atë që të shkojë me meshkuj të tjerë kundrejt një pagese. Sipas gruas, ishte vetë bashkëshorti i saj, ai i cili ia gjente klientët.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, 30-vjeçarja është vendosur te banesa e prindërve pas denoncimit bashkë me djalin e vogël.
Hetimi për ngjarjen ka nisur pas denoncimit të kryer në Komisariatin numër 3 në Tiranë, ndërsa dosja i ka kaluar për shqyrtim Prokurorisë së Tiranës.
/Shekulli Online/S.H./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi