PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë
Tue 17 Dec 2013 - 18:18
- Josef Joffe : “Merkel është krejtësisht e paparashikueshme dhe elektorati që e pëlqen rrezikun, e do atë”
“Gruaja e hekurt”, e cila ka fituar popullaritet të madh në Gjermani dhe më gjerë, është kthyer në gruan më të fuqishme në të gjithë botën. Ajo rrjedh nga një familje fetare, ku babai i saj ka qenë pastor.
Fitorja në zgjedhjet e 22 shtatorit, të vitit 2005, bëri që ajo të ishte kancelarja e parë femër në historinë e Gjermanisë. Postin e kancelarit më parë e kanë mbajtur Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl, por asnjëherë s’ka pasur një femër në këtë post.
Në fushatën e këtij viti, kristiandemokratët e partisë së saj, shpalosën një foto të madhe, ku “zonja e hekurt” shfaqej me dorën lart, ç’ka është tipar dallues i saj, në të folurën në publik. Pas tetë vjetësh në udhëheqje të shtetit të saj dhe tre vjet si një lidere e krizës së eurozonës, Merkel u shpërblye nga votuesit e saj, duke e votuar atë për herë të tretë. Ajo më mirë se kurrë e nxori vendin e saj nga kriza edhe më të fortë se më parë, raporton "The Economic Times".
Por jashtë Gjermanisë, me mijëra protestues në Athinë, Lisbonë dhe Madrid dolën kundër saj, në shenjë proteste për shkurtimet e buxhetit. “Jam e vendosur që ta shoh Evropën më të fortë nga krizat. Gjermania mund të jetë e fortë vetëm me një Evropë të fortë”, -shprehet Merkel.
“Merkel mishëron në mënyrë perfekte sensibilitetin e Gjermanisë në fillimet e shekullit XX”, -shkruan Josef Joffe, botuesi i të përjavshmes gjermane “Die Zeit”.
“Nuk duhet të prisni ndonjë sulm kërcënues prej saj, nuk ka vendime të vështira për pro ose kundër. Ajo është krejtësisht e paparashikueshme në fleksibilitetin e saj, dhe elektorati që e pëlqen rrezikun, e do atë. Merkel është NE dhe NE jemi Merkel”, -shkruan më tej Joffe.
Jeta e Merkel-it
Angela Merkel ka lindur më 17 korrik të vitit 1954, në Hamburg të Gjermanisë. Disa javë pas lindjes ajo e la Hamburgun për t’u zhvendosur në lindje të vendit. Ajo fitoi një doktoraturë në fizikë dhe gjatë kohës si studente njohu Ulrich Merkel-in, me të cilin u martua pak kohë pasi e njohu. Deri në vitin 1989, kohë kur ra dhe Muri i Berlinit, ajo vendosi që të mos merrte pjesë në politikë.
Në vitin 1990 ajo u fut në parlament, duke u bërë pjesë aktive e politikës. Kancelari Kohl e bëri atë ministre për Çështjet e Grave dhe më vonë ministre të Çështjeve Mjedisore. Në këtë kohë ajo mori edhe pseudonimin “vajza”.
Në 2005-ën ajo arriti të rrëzojë nga pushteti socialdemokratin, Gerhard Schroeder, pas shtatë vjetësh që ai mbante postin si kancelar, duke u bërë kështu kancelarja e parë femër në Gjermani.
Ajo njihet edhe si femra e parë, e cila drejtoi një pjesë të mirë të fuqisë evropiane, pas Margaret Thatcher-it të Britanisë. Revista “Forbes” e ka renditur Merkelin si femrën më të fuqishme në botë, të dhjetë vjetëve të kaluara.
/Shekulli Online/ E.B./
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë
Wed 18 Dec 2013 - 15:17
Popull vital
- EpiKadaWebMaster
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3107
Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
Vendndodhja : Cteduhetty
Anetaresuar : 13/02/2011
Re: PROFIL / Merkel, vajza e pastorit që u kthye në femrën më të fuqishme në botë
Wed 18 Dec 2013 - 19:54
Ate qe Hitleri donte ta bente me Lufte dhe nuk ia doli dot .
Merkel po e bene me politike dhe po ja del !
Kjo eshte diferenca mes Femres dhe Mashkulli :) .
Merkel po e bene me politike dhe po ja del !
Kjo eshte diferenca mes Femres dhe Mashkulli :) .
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi