Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Merkel bën dallimin Shqipëri-Serbi  Empty Merkel bën dallimin Shqipëri-Serbi

Wed 18 Dec 2013 - 22:16
"Shqipëria nuk duhet të shpresojë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE"
Dalja kundër e Gjermanisë për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë ishte lëvizja më befasuese në mbledhjen e djeshme të ministrave të Jashtëm të BE-së. Kjo ndodhi në një kohë që Angela Merkel po bënte betimin si kancelare për herë të tretë.

Në fjalën e saj të parë për mandatin e tretë të mbajtur në Bundestag, Merkel theksoi se Gjermania dhe BE-ja do të mbështesin Shqipërinë në marrjen e statusit kandidat dhe do të ndihmojnë qeverinë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkohë, agjencia “Reuters” në versionin gjermanisht, pas daljes kundër të Gjermanisë për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë raportoi se, Merkel ka mbajtur qëndrimin se, Shqipëria nuk duhet të shpresojë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Së pari sipas Merkel, duhen miratuar ligjet e nevojshme.

Në kontrast, Merkel ka certifikuar progresin domethënës të Serbisë në përafrimin me standardet me BE-në duke theksuar se në janar do të zhvillohet konferenca e parë e hapjes së negociatave.

shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi