Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Merkel, tur në Ballkan, shmanget Shqipëria  Empty Merkel, tur në Ballkan, shmanget Shqipëria

Sat 13 Aug 2011 - 13:49
Angela Merkel shmang vizitën në Shqipëri. Kancelarja gjermane do të ndërmarrë një tur ballkanik, më 22 gusht, ku nuk përfshihet Shqipëria. Merkel mësohet se do të vizitojë Beogradin, Podgoricën dhe Zagrebin të hënën, më 22 gusht.Mediat e këtyre tre shteteve i kanë bërë jehonë të madhe vizitës së kancelares gjermane, duke e cilësuar si një mbështetje të madhe që Gjermania pritet t’i japë këtyre vendeve. Vizitën zyrtare në Kroaci e ka konfirmuar për mediat vendase, vetë ministri i Jashtëm kroat, Gordan Jandrokoviç.Kjo vizitë është konfirmuar në takimin e së mërkurës midis dy ministrave të Jashtëm gjerman dhe kroat. Kroacia ka hedhur hapa të rëndësishëm drejt procesit të integrimit evropian dhe në vitin 2013 ajo pritet të bëhet vendi i 30 i bllokut europian. Mësohet se Merkel do të jetë në krye të një delegacioni prej 63 personash, një pjesë e të cilit do të jenë dhe biznesmenë.
Shmangia e ShqipërisëKriza politike në Shqipëri duket se ka ndikuar në mospërfshirjen në axhendën e Merkelit të vizitës në Tiranë. Merkel do të ndalet dhe në Malin e Zi, por Shqipërinë do të ketë mundësinë ta shohë nga larg. Kryeministri Sali Berisha ka qenë një ndër iniciatorët për të mundësuar një vizitë të Merkelit në Tiranë, por siç duket do të mbesë “një ëndërr në sirtar”.Të shumta janë deklaratat e Berishës për mbërritjen e kancelares gjermane në Shqipëri. Madje liderit të mazhorancës blu, ajo i kishte konfirmuar vizitën në vendin tonë. “U takova më te gjithë kryeministrat dhe presidentët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Kisha një detyrim të madh moral që t’ju shprehja mirënjohjen tonë më të thellë për vendimin për heqjen e vizave për shqiptarët, vendim fisnik. Këtë falënderim, ia shpreha kancelares Merkel, me të cilën diskutova gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri, arritjet e saj, por edhe me Presidentin Sarkozi, i cili më premtoi së bashku me kancelaren Merkel se do të vizitojë Shqipërinë.

Sarkozi ishte shumë i përzemërt, ai më rikonfirmoi vendimin për të vizituar Shqipërinë. Pata një bisedë të zgjeruar me kancelaren Angela Merkel, e cila, gjithashtu, më rikonfirmoi vendimin e saj për të vizituar Shqipërinë”. Kështu tha në pjesëmarrjen në Samitin e NATO-s në Lisbonë më 20 dhe 21 nëntor të vitit 2010. Gjatë kësaj periudhe në Ballkan ishte dhe ministri i Jashtëm gjerman, Westerwelle. Ai gjithashtu shmangu Shqipërinë nga axhenda e tij. Por në Shqipëri erdhi këtë kohë vetëm ministri i Zhvillimit Ekonomik në Gjermani, Nieber, i cili kishte si mision të zgjidhte krizën politike në vend.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi