Nusja e Kosovës prezanton traditën unike
Fri 20 Dec 2013 - 22:35
Një fotografi që dokumenton zbukurimin unik të nuseve për martesë, është parë edhe nga audienca italiane. “The Bride” (“Nusja”), titullohet fotografia me të cilën fotografja kosovare, Nita Zeqiri, është prezantuar në ekspozitën ndërkombëtare “Smart Cities and Hybrid Identities”, që është hapur së fundi në Venecia të Italisë. Pjesëmarrja e Zeqirit në këtë ekspozitë është bërë publike përmes një komunikate për median. “Fotografja Nita Zeqiri me punimin e saj ‘The Bride’, e cila portretizon traditën mijëravjeçare të nuseve tradicionale, përfaqësoi Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare “Smart Cities and Hybrid Identities” në Venecia të Italisë.
"The Bride" është fotografi artistike e realizuar nga fotografja, Nita Zeqiri në rajonin e Prizrenit, ku ditaditës po zhduket tradita e dasmave tradicionale, përkatësisht përgatitja e nuseve me ngjyrosje tradicionale të fytyrës. Kjo traditë është e vjetër, më shumë se 1000 vjet, siç e shpjeguan banorët e Lubinjës së Poshtme, ku është realizuar fotografia. “The Bride” vitin e kaluar ka qenë edhe në garën fotografike të revistës prestigjioze “National Geographic”.
Sipas komunikatës, pjesëmarrja e Zeqirit në “Smart Cities...” është mirëpritur nga kuratorët dhe organizatorët e evenimentit. “Smart Cities and hybrid Identities”, është festival ndërkombëtar i fotografisë, videove artistike, grafikës kompjuterike, arkitekturës dhe Arteve Performuese dhe mbahet në kuadër të "Karnaleve të Venecias", i hapur deri më 25 janar. Është organizuar nga “International ArtExpo” dhe është kuruar nga Luca Curci.
Përveç Zeqirit, në ekspozitën me fotografi, janë prezantuar edhe artistë si, Antonella Lovienella nga Italia, Nirit Zer nga Turqia, Liene Straupe nga Letonia, Linda Riseley nga Australia, etj. shekulli.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi