Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarja ndjek traditën e gatimit të gjyshes në SHBA Empty Shqiptarja ndjek traditën e gatimit të gjyshes në SHBA

Sun 23 Feb 2014 - 13:54
Ajo thotë se është mjaft e lumtur që gatuan ushqime tradicionale shqiptare për amerikanët Ajo ka punuar në restorantin e gjyshes së saj në një qytet në Shqipëri nga ku mësoi të gatuajë. Më pas ajo punoi për 15 vjet në restorantin e vëllait të saj në Pleasant Street, para se të hapte restorantin e saj në Shtetet e Bashkuara. Tani, më në fund, Theodora Hinxhia ka restorantin e saj.

Shqiptarja e quajtur Theodhora ka treguar për “Concord Monitor” për familjen e saj që e nxiti më tej pasionin e saj për ushqimin dhe gatimin.

"Familja ime gjatë gjithë kohës pëlqente ushqim të mirë", tha Hinxhia. "Kjo gjë më bën që të gatuaj dhe t’i mësoj amerikanëve për ushqimin tonë tradicional".

Theodhora është 47 vjeç sot, por ajo u largua nga Shqipëria në vitin 1999, duke lënë pas një vend, i cili ishte përfshirë nga trazira civile, për një jetë më të qetë dhe më të sigurt. Edhe pse ishte diplomuar për veterinari në Shqipëri, ajo e adhuronte punën në restorant. "Kam mësuar nga kuzhinier të mëdhenj në restorantin e gjyshes", tregon 47-vjeçarja shqiptare.

Pas kësaj, ajo punoi në picerinë e vëllait të saj në SHBA. "Unë dhe Remi jemi motër dhe vëlla në shtëpi. Kur punojmë së bashku, ne mësojmë njëri-tjetrin. Nuk mund të kisha një vëlla dhe partner më të mirë biznesi", thotë Theodhora.

Siç e përshkruan dhe faqja online amerikane, shqiptarja mikpritëse dhe me buzëqeshje në fytyrë ofron për klientët ushqime tradicionale nga vendi i saj, Shqipëria.

Ajo do që klientët të shikojnë kulturën e vendit të saj. "Unë dua që të thonë se ushqimi im është jo vetëm i mirë, por i shkëlqyer". Theodhora ndihet shumë mirë me punën që bën dhe shpreson që gjyshja e saj të jetë krenare për të.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi