Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Masakra në SHBA, shqiptarja e mbijetuar: Pashë tmerr me sy Empty Masakra në SHBA, shqiptarja e mbijetuar: Pashë tmerr me sy

Sat 15 Dec 2012 - 20:33
U tmerrova, shpëtova mirë, u fsheha në një dhomë të vogël brenda në shkollë". Ky është rrëfimi i vajzës 9-vjeçare, Venesa Bajraliu, i treguar nëpërmjet vëllait të saj për "GSH", në lidhje me masakrën e djeshme në SHBA, ku u vranë 20 fëmijë.

28 persona humbën jetën në një shkollë fillore në Konektikat, pasi një i ri 24- vjeçar qëlloi me breshëri mbi nxënësit e shkollës ku mamaja e tij (edhe ajo viktimë) jepte mësim.

Mërgim Bajraliu është 17 vjeç dhe është nxënës po në atë shkollë. Në momentin e çmendurisë ai ndodhej në shtëpinë e tij bashkë me të ëmën, pak metra larg shkollës. Pasi dëgjuan të shtëna, ata vrapuan menjëherë për tek e motra, Venesa 9-vjeçare.

"Isha ndër personat e parë që shkuan aty, ndërkohë që krismat vazhdonin ende. Një vajzë doli me fytyrë të gjakosur. Nuk di ta përshkruaj me fjalë se çfarë ndjeva kur pashë atë vajzë dhe nuk po gjeja dot motrën time. Motra më tha që policët i kishin kërkuar asaj dhe fëmijëve të tjerë që mbijetuan, që të mbyllnin sytë për të mos parë se ç'kishte ndodhur përreth", - rrëfen Bajraliu në një intervistë ekskluzive për "Gazetën Shqiptare".

INTERVISTA NE GAZETA SHQIPTARE
Ndërsa në të gjitha mediat e huaja, emri i shqiptarit Mërgim Bajraliu përmendej si një prej dëshmitarëve kryesorë, ne kontaktuam me të nëpërmjet rrjetit social "Facebook" dhe ai na tregoi se çfarë kishte parë e motra e mbijetuar dhe ai vetë dje, në shkollën ku mësojnë çdo ditë.
Mërgim, ku ishe në momentin që ndodhi ngjarja?
Në momentin që ndodhi ngjarja ndodhesha në shtëpi me mamin. E kemi shtëpinë pak metra larg nga shkolla. Unë nuk kisha shkuar në shkollë. Në një moment dëgjuam të shtëna dhe atëherë edhe alarmin e policisë. Shkova me mamin me vrap tek shkolla dhe ishim ndër njerëzit e parë që mbërritën aty. Fëmijët akoma s'kishin dalë të gjithë.
Çfarë pe kur shkove atje?
Sapo mbërrita pashë tre fëmijë, dy prej të cilëve besoj se ishin të vdekur. Njëri ishte i plagosur dhe i mbuluar i gjithi me gjak. Ishte e tmerrshme.
Motrën, e gjetët?
Pas njëzet minutash doli edhe motra ime, Venesa Bajraliu. Të gjithë fëmijët që dolën ishin shumë të frikësuar, po ashtu edhe mësuesit. Ulërinin, qanin dhe vraponin sa andej-këtej.
Si është?
Është trembur shumë, por fizikisht është mirë. Ama kam një shok, vëllai i të cilit vdiq. Kur e mendoj, ndihem aq keq.
Sa vjeçe është Venesa?
Vesa është vetëm nëntë vjeçe.
Arritët ta shihnit vrasësin?
Jo. As unë e as Vesa nuk e pamë.
Çfarë ju tregoi motra?
Është e tmerruar, po për fat shpëtoi. Na tha: "Kisha shumë frikë, isha e tmerruar. I dëgjova të gjitha… Isha me shoqet dhe u futëm në një dhomë të vogël brenda në shkollë. Më pas erdhën policët që na thanë t'i mbyllnim sytë, duke na ndaluar të shohin se ç'kishte ndodhur përreth. Edhe pasi dolëm nga shkolla, policët na urdhëronin të gjithë fëmijët që të mbyllnim sytë". Këtë na tha motra.
Kishte fëmijë të tjerë shqiptarë që mund të jenë vrarë?
Unë nuk di për fëmijë të tjerë shqiptarë. Nuk besoj. Por edhe mund të ketë.
Prindërit e tu si janë? Janë trembur?
Babi nuk është këtu, ka shkuar në Kosovë. Pasi kishin kaluar dy orë nga ngjarja, folëm me të e i treguam. Mami është trembur shumë.
Nga cili qytet i Kosovës jeni?
Jemi nga Prishtina.
Sa vite keni që jetoni në Amerikë?
Unë dhe Venesa kemi lindur në Amerikë. Prej shumë vitesh familja jonë jeton këtej.

STATUSI NE "FACEBOOK" I MERGIM BAJRALIUT
Shpresoj të gjeni kohën për të lexuar mbi tragjedinë në 'Sandy Hook School'. Motra ime mëson atje. Dëgjova krismat që nga shtëpia. Nuk kisha shkuar sot në shkollë, por shkova pastaj menjëherë me mamanë time. Isha ndër personat e parë që shkuan aty, ndërkohë që krismat vazhdonin ende. Gjëja e parë që pashë ishte një vajzë që e nxorën jashtë. Akoma po vazhdoj t'i lutem Zotit për të. Ishte gjëja e parë që më panë sytë. Më pas fillova të lutesha për motrën time. Pesë minuta më vonë, që m'u dukën si orë, Venesa erdhi jashtë duke qarë. Të gjithë fëmijët vrapuan jashtë me ulërima e duke qarë. Një vajzë doli me fytyrë të gjakosur. Nuk di ta përshkruaj me fjalë se çfarë ndjeva kur pashë atë vajzë dhe nuk po gjeja dot motrën time. E gjithë jeta pranë motrës, më erdhi përpara syve. Fillova të kërkoja falje me veten time, për çdo të keqe që mund t'i kem bërë asaj. Nisur nga kjo, dua t'ju them të gjithëve: Ju lutem shijojeni çdo moment të jetës pranë familjes tuaj. Është e pabesueshme se si një person i sëmurë e i pështirë mund të ndryshojë rrjedhën e gjithçkaje. Në fund, ju kërkoj të luteni për çdokënd që është dëmtuar në këtë ngjarje. Jeni të gjithë në lutjet e mia", - shkruan dëshmitari shqiptar

MASAKRA NË SHBA, NISHANI NGUSHËLLON OBAMËN
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit amerikan Barack Obama, shpreh ndjenjën e solidaritetit dhe ngushëllimet për viktimat në Shkollën “Sandy Hook Elementary” të qytetit Neëton në Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Me një tronditje dhe hidhërim të madh kam mësuar për ngjarjen tragjike në qytetin e Newtown të Connecticut, ku në shkollën “Sandy Hook Elementary”, kanë humbur jetën 26 qytetarë amerikanë, midis tyre dhe 20 fëmijë të pafajshëm! Më lejoni Shkëlqesia Juaj, që për këtë ngjarje tragjike që tronditi popullin mik amerikan dhe të gjithë botën, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh Juve, familjeve të viktimave, si dhe popullit amerikan, ngushëllimet më të ndjera. Fatkeqësisht, në këto raste vuajtja është aq e thellë sa që fjalët nuk mund të shprehin dot atë që ndodh. Na mbetet vetëm të shpresojmë që gjëra të tilla nuk do të ndodhin më në shoqërinë njerëzore, e cila po përpiqet gjithmonë e më shumë të përparojë dhe nuk duhet të bjerë kurrë në nivele të tilla tmerri. Duke shprehur dhe një herë ngushëllimet e mia të sinqerta si dhe ato të familjes sime, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, ndjenjat e solidaritetit të popullit shqiptar me popullin amerikan!” - theksohet në mesazhin e Presidentit Nishani.

BERISHA MESAZH OBAMËS: LUTEMI BASHKË ME JU PËR SHPIRTRAT E PAFAJSHËM TË FËMIJËVE
Kryeministri Berisha i dërgoi sot një telegram Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ku shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ngjarjen tragjike të ndodhur në shkollën "Sandy Hook Elementary", në Connecticut.

Në këtë mesazh kryeministri Berisha shkruan: “Ngjarja tragjike në qytetin e Neëtoën, Connecticut, në të cilën humbën jetën 26 qytetarë amerikanë, prej të cilëve 20 fëmijë të pafajshëm, ishte një lajm tronditës për mua dhe për të gjithë shqiptarët. Duke u shprehur familjeve të viktimave, popullit amerikan dhe Juve, zoti President, ngushëllimet më të sinqerta, lutem së bashku me Ju, që shpirtrat e pafajshëm të fëmijëve, viktima të këtij akti të tmerrshëm, të gjejnë paqen e merituar.”

PANARITI, TELEGRAM NGUSHËLLIMI SEKRETARES CLINTON
Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti i shprehu sot ngushëllimet Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, lidhur me tragjedinë në Connecticut, në SHBA.
"Me dhimbje të thellë mësova për tragjedinë që ndodhi në Connecticut të SHBA-së, nga e cila humbën jetën më shumë se sa 20 persona pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë. Përmes dhimbjes përcjell tek ju dhe tek familjet e viktimave ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe solidaritetin për këtë ngjarje të hidhur", thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Panariti.
Duke u bashkuar në këtë ditë tragjedie, Panariti shpreh bindjen se, me forcën që e karakterizon, populli amerikan do të dijë ta kalojë këtë moment të vështirë.

DITË ZIE NË SHBA
Qindra njerëz u mblodhën në një kishë në Njutaun të Konektikatit për të shprehur dhimbjen për vdekjen e 20 fëmijëve dhe 6 të rriturve që u vranë nga një person i armatosur në një shkollë fillore.

Pamjet televizive paraqitën qindra njerëz të tjerë që ishin grumbulluar jashtë kishës, ndërkohë që komuniteti dhe i gjithë vendi përpiqen të kuptojnë përmasat e kësaj tragjedie. Guvernatori i Kënektikatit, Daniel Malloi tha thjesht se “djalli kishte vizituar këtë komunitet.” -transmeton VOA.

Më herët në Uashington, Presidenti Barak Obama me lot në sy iu drejtua publikut amerikan duke thënë se “zëmrat tona janë të thyera” nga vdekjet.

Ai foli disa orë pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme në shkollën fillore në Njutaum, një komunitet i vogël 130 kilometra në verilindje të qytetit të Nju Jorkut. “Shumica e atyre që vdiqën sot ishin fëmijë, fëmijë të vegjël të bukur mes moshave 5 dhe 10 vjeç. Ata kishin gjithë jetën para tyre”,- tha presidenti.

Grumbullime funebre u organizuan deri në zona të largëta në Milëaukee, Ëisconsin, Minneapolis, Minnesota dhe Los Angeles.

Dëshmitarët thanë se personi i armatosur 20 vjeçar, i veshur me të zeza dhe me jelek ushtarak hyri në shkollën Sandy Hook në mëngjes dhe hapi zjarr kundër fëmijëve dhe mësuesve të tyre në dy klasa. Një armë ushtarake u gjet më pas në makinën e tij. Ai është identifikuar si Adam Lanza dhe vdiq në skenën e ngjarjes nga plagët pasi i ktheu armën vetes. Dy revolverë gjysmë automatikë u gjetën pranë tij.

Policia nuk ka publikuar ende kronikën e tragjedisë dhe nuk ka përcaktuar ende motivin e vrasjeve. Është njoftuar gjerësisht se personi i armatosur vrau nënën e tij në një shtëpi në qytet dhe pastaj u drejtua për në shkollë. Vëllai i vrasësit ishe i ndaluar në polici dje vonë në Nju Xhërsi dhe policia tha se ai po bashkëpunonte në procesin e hetimeve.

/m.a


Edituar për herë të fundit nga FALKO në Sat 15 Dec 2012 - 20:42, edituar 3 herë gjithsej (Reason for editing : Hidhi mire temat o Legjenda)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi