Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

SHBA, shmanget masakra në kinema Empty SHBA, shmanget masakra në kinema

Sat 17 Nov 2012 - 14:16
SHBA, shmanget masakra në kinema Shba-autori

Ishte gati të kryente një masakër të re në një kinema, njësoj si ajo e 20 korrikut në Aurora të Kolorados, kur James Holmes vrau 12 persona dhe plagosi 58 të tjerrë në premiereën e filmit “Batman”.

20-vjeçari Blaec Lammers kishte zgjedhur si skenë të masakrës një kinema në Bolivar, në Misuri, ku do të jepej episodi i fundit i sagës “Twilight”.

Plani i çmendur është ndalur falë së ëmës së të riut, e cila ishte nën dyshim nga fakti se i biri, që vuante prej kohësh nga shqetësime mendore, kishte disa ditë që nuk merrte ilaçet.

Më pas gruaja ka zbuluar se djali kishte fshehur në shtëpi armë dhe municione të blera javë më parë dhe ka lajmëruar 911-ën, numri i emergjencave në SHBA.

Vetë 20-vjeçari, pasi është ndaluar nga policia, ka rrëfyer planin e tij kriminal. Një plan i tmerrshëm, sipas të cilit fillimisht djali do të kishte bërë një kasaphanë në kinema, për të vazhduar më pas në një qendër tregtare ku do të qëllonte si i çmendur mes turmës.

Plani i tij, siç u ka treguar vetë agjentëve, parashikonte që më pas të vetëvritej me të mbërritur në stacionin më të afërt të policisë.

I riu ishte arrestuar më parë në vitin 2009 pasi kishte njoftuar se do të kishte vrarë me thikë të gjithë punonjësit e një supermarketi. Por pavarësisht preçedentit, ai kishte arritur të blinte armët me të cilat planifikonte të kryente masakrat.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi