Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Legarde: Shmanget rreziku për krizë të thellë në Eurozonë Empty Legarde: Shmanget rreziku për krizë të thellë në Eurozonë

Fri 16 Mar 2012 - 2:30
Legarde: Shmanget rreziku për krizë të thellë në Eurozonë 2011-06-29_christine_lagarde_succeeds_strauss-kahn_at_the-head_of_the_IMF-300x191Presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde deklaroi se aktualisht e kanë shmangur rrezikun për një krizë të thellë në Eurozonë. “Në këto çaste, që po flasim, duket se çdo gjë është në rregull. Shifrat janë shpresëdhënëse. Jam e mendimit se tani për tani është mënjanuar rreziku për krizë të thellë. Them tani për tani, sepse evropianët kanë shumë për të bërë, rruga përpara tyre është mjaft e gjatë, ata ende nuk kanë mundur të formojnë murin e sigurisë, për të cilin kanë nevojë”, u shpreh Lëgard gjatë intervistës së saj për një kanal televiziv amerikan. Duke nënvizuar se FMN-ja beson që evropianët do të arrijnë në marrëveshje lidhur me përmasat e murit të sigurisë, Kristin Lëgard tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e madhësisë së fondit të përhershëm të shpëtimit, siç njihet ndryshe Mekanizmi Evropian i Stabilitetit (ESM), i cili planifikohet të vihet në jetë në muajin korrik. Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar sqaroi se rritja ekonomike është e dobët, kurse borxhi publik rezulton i lartë, prandaj, duke dhënë si shembull Italinë, ajo theksoi që në rast se investitorët dhe tregjet ndalojnë përnjëherë së interesuari me borxhin e këtij vendi, atëherë muri i sigurisë do të jetë në dobi të evropianëve për të hedhur më shumë para në treg dhe për të parandaluar përhapjen e krizës. Lëgard tha se më parë rritjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vitin 2012 FMN-ja e kishte parashikuar të jetë 1,8 për qind, por kjo e dhënë mund të revizionohet me kah pozitiv. “Parashikimet tona të reja do të publikohen brenda rreth një muaji dhe për mua nuk do të jetë surprizë, nëse ato rezultojnë më të larta se të mëparshmet”, shtoi ajo. Pasi vuri në dukje se politikat monetare po bëjnë të pamundurën për të mbështetur ekonominë dhe për të nxitur investimet, Kristin Lëgard tha se Banka Qendrore e SHBA-ve (FED) po ndërton klimën e besimit dhe qartëson gjithçka lidhur me normat e interesit të disa viteve më vonë. Ajo përmendi edhe problemin e deficitit buxhetor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Uashingtoni duhet të përballet me shumë probleme të ndryshme të vendit, por buxheti dhe borxhi janë probleme që duhet parë në një hark kohor afatgjatë”, theksoi Presidentja e FMN-së, Christine Lagarde. Më parë FED kishte deklaruar se normën e interesit indikativ do ta mbajnë në nivele të ulëta deri në fund të vitit 2014. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi